Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit shkruan se janë përdorur standarde të dyfishta për shtetasin me iniciale J.R. duke mos e pranuar në burgun 313 por duke e mbajtur për 5 ditë në dhomat e policisë. Kjo gjë, sipas KShH-së i ka dëmtuar gjendjen shëndetësore të riut.
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shkruan se institucionet kanë kryer një sërë shkeljesh përsa i përket trajtimit të të riut Jani Rustemaj, i cili ra në koma pasi u vu në pranga dhe u dërgua në paraburgim. Në dokumentin zyrtar të lëshuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shkruhet se janë përdorur standarde të dyfishta për shtetasin me iniciale J.R. duke mos e pranuar në burgun 313 por duke e mbajtur për 5 ditë në dhomat e policisë. Kjo gjë, sipas KShH-së i ka dëmtuar gjendjen shëndetësore të riut.
Pjesë nga reagimi i KShH:
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ndërmori një mision monitorimi pas disa sinjalizimeve në media se shtetasi me inicialet J.R, i minoritetit Rom, i arrestuar më datë 12.04.2023, për veprën penale të vjedhjes, ndodhet i shtruar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) në gjendje të rëndë.
Gjatë monitorimit të tyre në institucionet përkatëse, si Blloku i Sigurisë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe gjithashtu pranë kësaj Drejtorie, Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) 302 dhe 313 (Mine Peza dhe Jordan Misja), gjithashtu edhe takimi me avokatin e caktuar nga familjarët e të arrestuarit.
Gjatë këtij monitorimi, KShH ka konstatuar se janë shkelur një sërë ligjesh nga këto institucione si dhe janë përdorur standarde të dyfishta për shtetasin me iniciale J.R. duke mos e pranuar në burgun 313 por duke e mbajtur për 5 ditë në dhomat e policisë.
Jani Rustemaj u arrestua më 13 prill. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar. Pikërisht ky moment që pritet të hetohet më tej edhe nga prokuroria, mund të hedhë dritë, nëse të riut i është dhënë mbidozë metadoni, që mund t’i ketë sjellë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sot.
Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Më 16 prill 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim - thotë zyrtarisht policia- për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”. Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin "Nënë Tereza"./Dosja.al
foto ilustruese PRRENJAS- Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që të merren masat në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, pasi nd...
Kapiteni DURRËS- Kapiteni i anijes së peshkimit “Elton 1”, e cila u godit nga një traget i linjës Durrës – Bari,...
votimi elektronik ELBASAN- Elbasani është Bashkia e parë e madhe në vend, e cila do të aplikojë votim dhe numërim e...
Ibrahim Lici dhe Endri Mustafa SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të mbyllë hetimet dhe dërgojë për gjykim dosje...
Bregdeti TIRANË- Investime prej më shumë se 416 milionë euro priten në infrastrukturën e turizmit detar në Adriatik midi...
Ledion Ferzaj BERAT- Prokuroria e Beratit ka bërë me dije se ka nisur hetimet për oficerin e policisë gjyqësore, Ledion Ferzaj, i ...
Foto nga momenti TIRANË- Këto janë pamjet e siguruara nga “Ora News” nga operacioni i nxjerrjes nga humnera ku ranë n&...
Kasolle SKRAPAR- Një kasolle bagëtish është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Skrapar, në fshatin Gur...
Foto Ilustruese KOLONJË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kolonjë, ku një makinë ka përplasur një...
Policia KORÇË- Dy persona janë proceduar penalisht në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se ...