LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ule dorën se na fike"/ Nisin hetimet për oficerin Ledion Ferzaj, u kap duket marrë para

Komisioni i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme ka vendosur marrjen e masës disiplinore, ‘Vërejtje me paralajmërim’.

10 Maj 2023, 14:55 Nga F.M
"Ule dorën se na fike"/ Nisin hetimet për oficerin Ledion
Ledion Ferzaj

BERAT- Prokuroria e Beratit ka bërë me dije se ka nisur hetimet për oficerin e policisë gjyqësore, Ledion Ferzaj, i cili një natë më parë u bë protagonist i emisionit 'Stop' pasi ishte filmuar teksa merrte para. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria thotë se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vlerësuar se veprimet e oficerit të policisë mund të përbëjnë elementë të veprës penale, të korrupsionit pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Komisioni i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme ka vendosur marrjen e masës disiplinore, ‘Vërejtje me paralajmërim’. Gjithashtu bëhet me dije se është kërkuar fillimi i procedimit disiplinor ndaj oficerit Ferzaj.

Njoftimi:

Duke marrë shkas nga pamjet filmike të transmetuara më datë 09.05.2023, në emisionin investigativ ‘Stop’, ku shfaqet oficeri i policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Berat, shtetasi L.F., i përfshirë në një akt korruptiv, Ju informojmë si më poshtë:

Pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat është referuar nga Komisariati i Policisë Berat materiali numër 1030, datë 03.05.2023, material i cili është shortuar më datë 09.05.2023, ora 15:00. Materiali referues nuk është marrë ende në vlerësim nga prokurori. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vlerësuar se veprimet e oficerit të policisë mund të përbëjnë elementë të veprës penale, të korrupsionit pasiv të funksionarëve të drejtësisë, parashikuar nga neni 319/ç të K.Penal, vepër kjo në kompetencë lëndore të Prokurorisë së Posaçme të Korrupsioni dhe Krimit të Organizur. Për rrjedhojë, rasti është referuar në prokurorinë kompetente.

Ju bëjmë me dije se për oficerin e policisë gjyqësore L.F., nga prokurorët e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën, është kërkuar fillimi i procedimeve disiplinore për shkelje të rënda të përsëritura të detyrës. Rezulton se ndaj tij, bazuar në kërkesën e Prokurorit, Komisioni i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, me vendimin nr.24 datë 27.01.2023, ka vendosur marrjen e masës disiplinore, ‘Vërejtje me paralajmërim’. Po më datë 15.03.2023, është kërkuar fillimi i procedimit disiplinor ndaj oficerit L.F. Kërkesa së bashku me relacioni përkatës, i është drejtuar Drejtorisë së Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe një kopje për dijeni i është dërguar edhe Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, shpreh keqardhje për qëndrimet dhe deklaratat e bëra nga oficeri i policisë gjyqësore në drejtim të prokurorëve, deklarata të cilat i cilëson të pavërteta, fyese dhe që cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e Prokurorit. Organi i akuzës inkurajon qytetarët dhe emisionet investigative të referojnë çdo akt korruptiv apo veprim tjetër të paligjshëm.

 

ledion ferzaj emisioni stop

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen