17 Maj 2025, 16:27
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeqyteti shqiptar organzoi një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare, FII PRIORITY Europe. Ky forum u zhvillua për herë të parë në Tiranë më 16–17 maj 2025 duke mbledhur së bashku liderë botërorë nga fusha të ndryshme, qeveri, ekonomi, shkencë, teknologji dhe filantropi, për të diskutuar prioritetet globale që formësojnë të ardhmen, në një moment vendimtar për njerëzimin.
Fokusi kryesor i edicionit evropian të FII PRIORITY është: Renditja e prioriteteve për një të ardhme më të qëndrueshme, më të drejtë dhe më të begatë.
Samir Mane, President i Grupit BALFIN, ishte përfaqësuesi i vetëm nga Shqipëria i ftuar zyrtarisht në panelin e diskutimeve midis figurave më të njohura globale. Ai mori pjesë në panelin kryesor të titulluar “Bordi i Ndryshuesve: A mund ta Lidhë Kapitali një Botë të Fraksionuar?”, duke ndarë skenën me liderë ndërkombëtarë në politikë dhe financë. Gjatë samitit, ai zhvilloi takime dhe biseda me personalitete të nivelit të lartë si Matteo Renzi, ish-kryeministër i Italisë, Bernard Mensah, President i Bank of America International, Henri Poupart-Lafarge, Drejtor Ekzekutiv i Alstom, etj.
Pjesëmarrja e Mane në panelet e diskutimit si përfaqësues i zërit të biznesit të rajonit në këtë ngjarje nxjerr në pah rolin e tij personal, por edhe rëndësinë e rajonit në zhvillimet e ardhshme në Evropë dhe më gjerë. Samiti FII PRIORITY Europe është pjesë e një serie forumesh globale që promovojnë dialogun ndërsektorial dhe nxisin veprime konkrete për të adresuar sfidat më urgjente të kohës sonë, duke përfshirë ndryshimet klimatike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe transformimin teknologjik.
samir mane
Aktualitet
17 Maj 2025, 15:47
M.L
GJIROKASTËR- Është kapur në arrati lazaratasi i dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe mosbindje ndaj urdhrit të ...
Aktualitet
17 Maj 2025, 14:33
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për me...
Aktualitet
17 Maj 2025, 14:32
M.L
Policia
TIRANA- Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit ditën e sotme pasi akuzohet për m...
Aktualitet
17 Maj 2025, 13:43
M.L
Foto nga vendngjarja
ELBASAN- Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit gjatë ditës s&eu...
Aktualitet
17 Maj 2025, 11:58
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka lënë në arrest me burg 26-vjeçarin Rei Nozlli, i cili dhunoi dy d...
Aktualitet
17 Maj 2025, 11:19
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një zjarr raportohet se ka përfshirë një varrezë makinash gjatë orëve të mëngjes...
Aktualitet
17 Maj 2025, 11:05
M.L
Foto ilustruese
MALIQ- Një sherr mes dy të mitruve ka ndodhur ditën e djeshme në fashtin Sheqeras të Maliqit, ku një...
Aktualitet
17 Maj 2025, 09:03
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ka nisur hapja e zarfeve me votat e ardhura nga Greqia. KQZ dhe Kolegji Zgjedhor vendosën që 50 mijë votat do t...
Aktualitet
17 Maj 2025, 07:24
Blerina Hoxha
foto ilustruese
TIRANË- Në çdo samit europian, Shqipëria prezantohet me një kostum diplomatik të kuruar mirë. Flamuj t...
Aktualitet
17 Maj 2025, 07:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin Shqiptar duke sjellë dobësim të dukshëm t&e...