LIVE UPDATES
Aktualitet

Sanduiçë dhe drogë / Shoku i bëri 'dhuratë' të burgosurit, por e pësoi nëna dhe vëllai që po ia çonin pa dijeni në qeli

Në këtë pikë përpara rrezikut se do të përfundonin dhe ata në qeli, kanë vendosur që të flasin. Ata treguan se ushqimet ishin dhuratë nga shoku i familjarit, i cili kishte vendosur ta qeraste mikun e tij, jo vetëm me sanduiçë, por dhe me hashash.

20 Dhjetor 2022, 15:08 Nga k.m.
Sanduiçë dhe drogë / Shoku i bëri 'dhuratë'
Foto e "dhuratës

TIRANË- Gjykata zbardhi historinë e një familjeje që po hynte të takonte të afërmin në burg, por që bashkë me ushqimet pa e ditur po i fuste dhe drogë. Kur nëna dhe i vëllai i të burgosurit u kapën dhe u shoqëruan në komisariat, ata u shtangën nga gjetjet e policisë së burgjeve që ju përplasi përpara fytyrës disa qese me drogë.

Në këtë pikë përpara rrezikut se do të përfundonin dhe ata në qeli, kanë vendosur që të flasin. Ata treguan se ushqimet ishin dhuratë nga shoku i familjarit, i cili kishte vendosur ta qeraste mikun e tij, jo vetëm me sanduiçë, por dhe me hashash.

Por kjo histori u kthye në një kazus dëshmish, ekspertizash dhe veprimesh që u vunë në kërkim të personit bujar që nuk e harroi shokun e tij e madje vendosi që mos ta linte dhe në ditët më të vështira. Një akt ekspertimi tregon se vëllai i të burgosurit nuk ishte përdorues, çka përjashtoi mundësinë që ai të kishte kontakte me shpërndarës hashashi në kryeqytet e po ashtu edhe mundësinë që të ishte një shpërndarës droge. I njëjti akt ekspertimi i mjekësisë ligjore pranë qendrës spitalore konfirmoi të njëjtën gjë edhe për të ëmën e të burgosurit.

Fashikulli i zbardhur nga Gjykata e Lartë kërkon rivënie në afat të gjykimit për shokun bujar, dhe ekspozon të gjithë historikun e gjykimit.

Kur nënë e bir u konstatuan nga shërbimet policore të sigurisë në burgje, me pesë sanduiçë tek të cilët kishin futur pesë qese me hashash në dosje theksohet se të dy ata ngritën supet dhe këmbëngulën që nuk dinin asgjë.

Por askush nuk i besoi nisur nga fakti që shumë të afërm fusin drogë në burgje për familjarët e tyre.

“Kemi konstatuar raste që një grua e futi hashashin në zonën intime për burrin e saj të cilin do ta takonte në dhomën speciale. Kjo shtetase u referua në gjendje të lirë”, tha një nga zyrtarët e burgjeve për Gazetasi.al, i cili këmbëngul se shembujt e fshehjes së drogës në trup janë më tipiket.

“Në flokët e mbledhur, në gojë, por zbulohen. Në ushqime është më e vështira për t’u zbuluar por edhe aty janë kapur. Kemi patur rast të hashashit të futur në patate, mbasi ajo ishte boshatisur dhe më pas ishte ngjitur lëkura e punuar me ngjyrosje”, kujton një nga policet e burgjeve që e gjurmoi rastin nga pesha e lehtë që kishin patatet.

Nga ana tjetër në vendimin e shokut që kërkon rivendosje në afat thuhet se i vëllai i të burgosurit ishte i gatshëm që t’i merrnin edhe kampionë urine e së bashku me të edhe nënës së dy djemve. Në kërkim të personave që kishin bërë sanduiçët me hashash, rezulton sipas gjykatës se u administruan edhe dëshmitë e dy familjarëve. Sipas vendimit që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al shtetasi E.C ( vëllai i të burgosurit) thotë: Nuk kam dijeni për lëndën narkotike pasi sanduiçët i mora tek një lokal i cili gjendej përballë burgut, pasi aty i kishte lënë një shok i vëllait të cilin nuk e njoh, pasi për këtë më ka vënë në dijeni nëna. Vëllai më tha se tek ai lokali kishte lënë një shok disa ushqime dhe një palë pantallona.

Përmendet në dosje se komunikimi telefonik i shtetases A. C.  me djalin e saj E. C vërteton bisedat midis të burgosurit dhe të ëmës.

“Pas kryerjes së veprimeve hetimore nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, pas pyetjes së shtetasve A. C.  E. C. dhe M. S.  rezulton se sasinë e bimës narkotike të fshehur brenda sanduiçëve e kishte lënë një person i paidentifikuar tek një lokal që ndodhet afër burgut duke i thënë shtetasit M. S.  se do të vinte dikush ta merrte. Sipas deklarimeve të shtetases A.  C. e ka telefonuar djali që ndodhej në burgim dhe i ka thënë se një shoku i tij nuk kishte familjarë që t’i vinin në takim dhe se duhej të merrte një porosi të lënë tek lokali afër burgut që t'ia jepnin atij. Aty ka shkuar E.C.  dhe pasi ka marrë porosinë që ishin disa sanduiçë dhe një palë pantallona së bashku me nënën e tij kanë hyrë në takim dhe kur është kontrolluar ushqimi janë gjetur tek porosia e marrë në  lokal sasi lënde narkotike brenda sanduiçëve”, theksohet në fashikull.

Gjykata thekson se mbasi është pyetur i burgosuri ai ka sqaruar se sanduiçët ja kishte lënë si dhuratë shoku i tij, një person i identifikuar si E. M.

“Ai më ka thënë thënë që të porosiste familjarët, nënën, që do t’i vinte në takim të sillte dhe një porosi të tij që ndodhej tek një lokal afër burgut,”- dëshmon i burgosuri./GazetaSi

i denuari gjykata e larte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj