Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë operacionit, në njoftim theksohet se në Shqipëri janë zhvilluar 6 operacione dhe megaoperacioni si dhe janë arrestuar 14 persona.
TIRANË- Policia shqiptare ka reaguar pas operacionit Shield të Europolit për të goditur trafikimin e barnave. Me anë të një njoftimi për mediat, Policia ka theksuar se operacioni i Europol u zhvillua në një periudhë 7 mujore, nga muaji maj deri në tetor të këtij viti. Gjatë operacionit, në njoftim theksohet se në Shqipëri janë zhvilluar 6 operacione dhe megaoperacioni si dhe janë arrestuar 14 persona. Po ashtu në vendin tonë janë sekuestruar dhe medikamente me vlerë mbi 100 mijë euro.
Njoftimi i Policisë:
Policia shqiptare ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “Shield”, i koordinuar nga Europol, për goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin. Operacioni u zhvillua nga muaji prill deri në muajin tetor të vitit 2022, u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja dhe përfshiu policinë dhe autoritetet doganore të 28 vendeve.
Gjatë periudhës 7-mujore të zhvillimit të këtij operacioni ndërkombëtar, Policia shqiptare ka zhvilluar 6 operacione dhe megaoperacione për goditjen e kontrabandimit të barnave mjekësore. Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 14 shtetas, janë proceduar penalisht 6 shtetas, si dhe janë sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë mbi 100 000 euro.
Gjatë operacionit ndërkombëtar “Shield”, në të gjitha vendet e përfshira, u goditën 59 grupe kriminale dhe u ndaluan 349 persona të dyshuar. Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha të barnave të falsifikuara, substanca dopingu, suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, vaksina të falsifikuara kundër COVID-it, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe shumë e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët, në përmbushjen e misionit të përbashkët, luftës kundër krimeve ekonomike e financiare, korrupsionit, pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Vendngjarja ITALI- Një punëtor shqiptar 44-vjeçar nga Fontanafredda, punonjës i një kompanie në Porcia, një kompani e ...
SARANDË- Andon Qurku është arrestuar sot nga Policia në Sarandë. Në njoftimin për shtyp policia bën me dije se 39- vje...
banori ELBASAN- Takimi i zhvilluar me Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka shkuar ashtu siç parashikohej nga Shoqata e Invalidë...
pamje nga ngjarja GREQI- Të dhëna të reja që të çojnë në shtigje të tjera dalin për vrasjen e dyfisht&e...
Joyce Achieng Aoko TIRANË- Pas katër muajsh, 22 vjeçarja keniane Joyce Achieng Aoko ka dalë nga koma. E reja, e cila u shtrua në...
Familja Nikolli LEZHË- Familjet të cilat janë prekur nga tërmeti shkatërrues i 2019, vijojnë të mos gjejnë drejt&eu...
Ruset e arrestuar TIRANË- Dy rusët dhe një ukrainasi të cilët tentuan të hynin brenda zonës ushtarake në Uzinë...
Faik Stojna TIRANË- Personi në foto është Faik Stojna, 61-vjeçari i cili ka pasur lidhje intime me Marjeta Karajn, e i cili ka n...
ambulanca MALIQ- Një incident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Maliq. Policia njofton se një 59- vje&ccedi...
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda TIRANË- Bashkëshorti i Marjeta Karaj, Spiro Karaj i ka dalë në mbrojtje gruas së tij, e cila nd...