Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...

Sarandë, morën 26 emigrantë në kufi për t'i kaluar drejt BE, në pranga 3 persona
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia Kufitare Sarandë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Border”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së. Bashkëpunuan për të transportuar me 3 automjete, 26 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapen në flagrancë dhe arrestohen 3 shtetas. Të arrestuarve iu sekuestrohen automjetet me të cilat kryenin transportimin, dhe celularët.
Ky operacion, i dyti brenda pak ditëve, i finalizuar nga Policia Kufitare e Sarandës për goditjen e ndihmës së kundërligjshme, për emigrantët.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca informative, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, drejt vendeve të BE-së, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Border”, si rezultat i të cilit nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, u arrestuan shtetasit: -Sh. Sh., 25 vjeç, H. H., 22 vjeç dhe Sh. I., 47 vjeç, të tre banues në Kosovë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonin kundrejt fitimit, me 3 automjete të ndryshme, 26 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Foto ilustruese TIRANE- Një automjet tip Mercedes Benz ka marrë flakë në aksin Tiranë Elbasan dhe shkak dyshohet se është...
Emels Xhaxhaj TIRANË- Një grup banorësh nga Roskoveci kanë mbërritur ditën e sotme në ambientet e SPAK, aty ku kanë...
Policia LUSHNJE- Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narko...
Bledi Çuçi TIRANË- Shpesh herë diskutohet dhe përdoret si retorikë që politika kontrollon çdo gjë. Por ...
Banori TIRANË- Pas 7 muajsh protesta dhe thirrje ndaj Qeverisë kundër projektit 'Thumanë-Kashar', banorët e Bërxullës ka...
Muhamet Rrumbullaku TIRANË- Drejtorët e policisë së shtetit zhvilluan ditën e sotme një konferencë për të gara...
Zjarrefikesit VLORË- Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët paketa elektrike në katin e parë të...
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore që janë pasqyruar nga portalet këtë mëngjes. Dosja.al ka si lajm në...
TIRANË- Në Tiranë, gjykata mbajti në arrest me burg 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i dyshuar për dhunë në familje dhe ...
TIRANË- Një shqiptar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 18-vjeçarin mbrëmjen e së hënës n&...