LIVE UPDATES
Aktualitet

Sazani digjet, Anila Hoxha: Shqipëria me një helikopter, edhe ai me defekt që nga shkurti

Vjen reagimi i gazetares pas zjarrit në ishullin e Sazanit.

5 Qershor 2022, 21:16 Nga DOSJA
Sazani digjet, Anila Hoxha: Shqipëria me një helikopter, edhe ai me
Ishulli i Sazanit në flakë

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka risjellë në vëmendje një shkrim të botuar pak ditë në parë në Reporter.al në lidhje me helikopterët e Shqipërisë që sot që duhet të shuajnë flakët në ishullin e Sazanit, nuk janë asgjëkundi. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se Shqipëria ka vetëm një helikopter në gatishmëri, por edhe ai ka rrjedhje transmisioni që prej datës 10 shkurt.

Sazani ka marrë flakë këtë mesditë dhe vijon ende të jetë nën pushtetuin e zjarrit. Më shumë se 70 efektivë janë në dispozicion, por si mjete kanë vetëm degët e pemëve e për këtë arsye, nuk kanë munduar që të shuajnë flakët. Ndërhyrje nga ajri nuk ka, pasi helikopterët e Shqipërisë janë në servis.

Postimi i plotë:

Pse nuk nderhyjne nga ajri? Skemi helikoptere cougare . Njeri qe e kane sjelle ne muajin dhjetor mbasi e mirembajten ne Zvicer dhe qe eshte i vetmi ne hambare ne gjendje gadishmerie, ka probleme me rrjedhje transmisioni prej 10 shkurtit. Te tjeret neper Evrope jane duke u mirembajtur bazuar ne kontrata skandaloze tipike korruptive! Lexo shkrimin qe investigova per tete muaj me radhe dhe qe u botua ne BIRN pak dite me pare.

Shkrimi në Reporter.al:

Mesditën e 27 majit në fshatin malor Shosh të Dukagjinit në skajin verior të Shqipërisë, një mision kontrolli për parcela ilegale kanabisi rrezikoi të kthehej në një tragjedi, pasi nënkomisari 54-vjeçar i policisë, Rrok Frroku u rrëzua dhe rrëshqiti në një humnerë. Pas 12 orësh përpjekje, punonjësit e policisë dhe ato të forcave speciale RENEA arritën ta nxirrnin Frrokun e dëmtuar nga humnera. Por misioni i shpëtimit të tij zgjati më shumë se 24 orë dhe u realizua vetëm pas mbërritjes së një helikopteri të misionit paqeruajtës KFOR nga Kosova.

Një video e publikuar nga Policia e Shtetit tregon momentin kur Frroku, i ndihmuar nga një ushtarak i KFOR-it, tërhiqet me litarë në ajër drejt helikopterit që fluturonte pak metra mbi terrenin e thepisur si dhe uljen e tij në oborrin e spitalit të Traumës në Tiranë. Operacioni i së shtunës nuk është rasti i vetëm kur emergjencat civile dhe ushtarake në Shqipëri marrin zgjidhje falë ndihmës së aleatëve të huaj, pavarësisht se vendi ka paguar një faturë të shtrenjtë për ngritjen dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve të veta ajrore. Por arsenali më i kushtueshëm ushtarak i Shqipërisë – i përbërë nga helikopterët “Cougar” – ndodhet sot jashtë kufijve të vendit dhe jashtë funksionit, në pritje të riparimit të defekteve. Kapacitetet operacionale ushtarake dhe kontratat e lidhura për qëllime të mirëfillta ushtarake janë të klasifikuara si “sekret shtetëror” në Shqipëri. Por BIRN siguroi dokumente ekskluzive dhe intervistat me pilotë dhe ish-ushtarakë që tregojnë se të paktën prej vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes ka dështuar që të garantojë mirëmbajtjen periodike të helikopterëve “Cougar”, duke cënuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitetin e forcave ajrore shqiptare.

“Mirëmbajtja e mjeteve ajrore ka qenë gjithmonë një temë e nxehtë,” i tha BIRN Altin Lama, një pilot veteran dhe ish-drejtues i shkarkuar i bazës ajrore të Farkës.

“Abuzimi dhe rritja fiktive e çmimeve për shërbimet e nevojshme sjellin rritjen e kostos së shfrytëzimit në nivele të papërballueshme dhe si rrjedhojë lënien e mjeteve në tokë. Nga ana tjetër, qëndrimi në tokë për kohë të gjatë sjell si pasojë dyfishimin e shpenzimeve të mirëmbajtjes,” shtoi ai. Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se helikopterët “Cougar” janë larguar nga Shqipëria për shërbimet e mirëmbajtjes periodike, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte aktualisht në gatishmëri ndonjërin prej tyre. “FARSH ka kontribuar efektivisht në operacionet e Emergjencave Civile, përfshirë mbështetjen ajrore që për situata të veçanta si ajo e vitit 2021 është përballuar edhe në bashkëpunim me partnerët,” tha Ministria e Mbrojtjes. Me anëtarësimin në NATO në shkurt të vitit 2009, Shqipëria ndryshoi politikën e saj ushtarake dhe synoi të modernizonte flotën e vet ajrore, e cila përbëhej kryesisht nga avionë të vjetër sovjetikë dhe kinezë të trashëguar nga regjimi komunist. Në shkurt 2010, parlamenti miratoi një kontratë të negociuar nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha për blerjen e helikopterëve ushtarakë nga kompania franceze “Eurocopter” – sot “Airbus Helicopters” për një çmim total prej 78.6 milionë eurosh. Marrëveshja parashikonte blerjen e pesë helikopterëve AS 532 AL Cougar – një nga versionet ushtarake të familjes Super Puma. Ajo përfshinte gjithashtu blerjen e pjesëve të këmbimit me vlerë 1.9 milionë euro si dhe trajnimin e 12 pilotëve dhe pesë teknikëve për një vlerë prej 11.4 milionë eurosh. Helikopterët pritej të mbërrinin në Shqipëri brenda një periudhe 4-vjeçare dhe në korrik të vitit 2012, në komandën e bazës ajrore të Rinasit u shtrua tapeti i kuq për ceremoninë e mbërritjes së helikopterit të parë të konfigurimit VIP. Por nga Franca mbërriti lajmi i keq i një aksidenti ajror me gjashtë viktima. Në testimet e fundit përpara dorëzimit në Shqipëri, helikopteri VIP u rrëzua pranë një lumi në Alpe, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit.

Aksidenti ajror solli amendimin e kontratës, ku Shqipëria kërkoi që helikopteri VIP të këmbehej për të njëjtin çmim me dy helikopterë më të lehtë të tipit EC 145, të cilët shërbejnë për emergjenca mjekësore si dhe për operacione kërkim-shpëtimi. Porosia mbeti e pandryshuar për katër helikopterët e tjerë “Cougar” – një me konfigurim Combat SAR, një MEDEVAC dhe dy të tjerë për përdorim shumëfunksional, të cilët mbërritën njëri pas tjetrit në Shqipëri deri në fund të vitit 2015. Por më 6 prill 2016, një tjetër aksident ajror tronditi forcat ushtarake shqiptare, kur njëri prej helikopterëve EC 145 u rrëzua në liqenin e Shkodrës gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e kapitenit Florian Deliaj dhe togerit Donald Hoxha. Një pilot i tretë në bord i mbijetoi aksidentit. Përveç kostove fillestare prej dhjetramilionë eurosh për blerjen e helikopterëve “Cougar” dhe trajnimin e ekuipazhit, Ministria e Mbrojtjes shpenzon para shtesë për mirëmbajtjen dhe sigurimin e flotës së vet ajrore.

Përgjatë viteve 2014-2018, mirëmbajtja u sigurua përmes një kontrate me kompaninë italiane “Eurocopter Italia” të certifikuar nga prodhuesi dhe kostot totale të kësaj kontrate mbeten të panjohura. Sipas një raporti auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i kryer pas emergjencës së shkaktuar nga zjarret në verën e vitit 2021, Ministria e Mbrojtjes shpenzoi 1.2 milionë euro për riparimin e defekteve në tre nga katër helikopterët “Cougar” si dhe 296.7 milionë lekë [2.44 milionë euro] për siguracionet e tyre nga fillimi i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2021. Një seri kontratash të tjera mirëmbajtjeje prej qindramijëra eurosh u firmosën nga Ministria e Mbrojtjes pas vitit 2018, por mbetën për një kohë të gjatë të pazbatuara për shkak të problemeve që lidheshin me transportin apo peripeci të tjera. Gjatë verës së vitit 2021, kriza e mosrealizimit të kontratave doli në sipërfaqe, pasi Shqipëria kishte vetëm një helikopter “Cougar” në gatishmëri për të përballuar emergjencën me zjarret.

“Gjendja e mangët operacionale e helikopterëve të Forcave të Armatosura të destinuara për emergjencat civile (zjarret) ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacioneve të shuarjes së zjarreve,” vlerëson KLSH, e cila i rekomandoi Ministrisë së Mbrojtjes ta realizonte shërbimin e mirëmbajtjes së helikopterëve nëpërmjet NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve “Cougar” janë janë kryer në respektim të procedurave ligjore në fuqi për prokurimet në fushën e mbrojtjes.

“Kompanitë e mirëmbajtjes janë kompani të licensuara për këtë qëllim nga “Airbus Helicopters” dhe disponojnë certifikatat EASA [European Aviation Safety Agency],” deklaroi Ministria.

Altin Lama ka shërbyer për 24 vjet si pilot, inspektor dhe drejtues në forcat ajrore, përpara se të shkarkohej pas aksidentit ajror të vitit 2016 për “shkelje të rënda të disiplinës” – akuzë të cilin ai e ka kundërshtuar në gjykatë. Karriera e tij ushtarake dëshmon tranzicionin e forcave ajrore shqiptare: ai e nisi shërbimin me avionët sovjetikë JAK 18 dhe e mbylli atë me helikopterët modernë “Cougar”. Lama ishte gjithashtu komandant i bazës ajrore të Farkës në vitet 2013-2014 dhe kujton përplasjet e para për mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar”.

“Gjatë kohës që kam qenë drejtues ka patur debate të shumta me drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes për problemet e mirëmbajtjes, pas përpjekjeve për të kryer mirëmbajtje nga kompani të pakontraktuara dhe pa procedurë të mbështetur në ligj,” tha Lama për BIRN.

“Finalja e kësaj përplasjeje ishte largimi im nga pozicioni i komandantit të bazës,” shtoi ai.

Helikopterët nuk janë një mall i zakonshëm ushtarak; ata udhëhiqen nga manualet e tyre të përdorimit dhe kërkojnë mirëmbajtje periodike të kushtueshme. Protokollet e sigurisë duhet gjithashtu të ndjekin standardet e NATO-s; si për pjesët e këmbimit ashtu edhe për kompanitë e certifikuara. Në vitin 2014, Ministria e Mbrojtjes kontraktoi kompaninë italiane “Eurocopter Italia” të licensuar nga kompania prodhuese dhe vendosi ngritjen e qendrës së mirëmbajtjes së helikopterëve në një hangar prej 200 metrash katrorë pranë aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Përveç flotës së helikopterëve “Cougar”, kontrata parashikonte edhe mirëmbajtjen e helikopterëve të tjerë të Forcave të Armatosura. Kolonel Kuto Hasani, komandant i bazës ajrore të Farkës përgjatë viteve 2014-2019, sot ushtarak në lirim, i tha BIRN se procesi i mirëmbajtjes funksionoi pa probleme për gati pesë vite në qendrën e hapur në Rinas.

“U bë kontratë afatgjatë me të drejtë rinovimi çdo vit dhe në muajin janar nxirrnim çfarë shërbimesh na duheshin dhe ata vinin kur na duheshin ne,” kujton Hasani për BIRN.

“Për pesë vjet qëndruan, pra mirëmbajtje dhe trajnim dhe ne ndërkohë trajnonim stafin se si të mirëmbahej,” shtoi ai.

Por vjeshtën e vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes refuzoi ta paguante faturën.

“Isha komandant i bazës ajrore dhe megjithëse ishin riparuar helikopterët, nuk ishin bërë pagesat,” kujton Hasani. “Pagesat nuk u realizuan as në shtator dhe as në tetor dhe fatura shkonte rreth 1 milion euro,” shtoi ai. Konflikti u thellua edhe përgjatë vitit 2019, kur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ajrore ndërmori një audit financiar ndaj bazës që drejtohej nga Hasani mbi orët shtesë të teknikëve dhe pjesët e këmbimit të helikopterëve. E ngecur mes kontratash që nuk zbatoheshin, Ministria e Mbrojtjes e prishi kontratën me “Eurocopter Italia” dhe lidhi një kontratë të re mirëmbajtjeje me kompaninë franceze “Airtelis”, e cila sipas Hasanit nuk ishte e licensuar nga kompania prodhuese “Airbus Helicopters”. Një problem i dytë lindi shumë shpejt; helikopterët duhej të transportoheshin me maune në Francë për remont.

Kontrata mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë franceze “Airtelis” u firmos më 10 tetor të vitit 2019 me një kosto prej 435 mijë eurosh. Mes helikopterëve të planifikuar për t’u riparuar ishte edhe Cougar-i më i kushtueshëm i konfigurimit Combat SAR, që mban numrin e kabinës 631. Pas 282 orësh fluturimi në Shqipëri, helikopteri u dërgua me maune në Francë për remont. Por më 29 korrik 2020, ndërsa ishte në rrugën e kthimit pas riparimit, helikopteri me dy pilotë dhe dy teknikë në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente në Itali. Njëri prej anëtarëve të ekuipazhit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se fluturimi kishte shkuar mirë deri në Firence, por pas tre orësh, ata vërejtën me shqetësim rritjen e temperaturës në kabinë. Ekuipazhi e lajmëroi në kohë problemin dhe nuk u hap alarmi SOS. Ata mundën ta ulnin helikopterin në një fushë me grurë pranë qytezës Poppi në komunën e Arezzos në Italinë e Veriut.

“Nuk të shkon mendja asgjë, vetëm të ulesh,” tha një anëtar i ekuipazhit duke kujtuar momentet e vështira. “Kur mbërritëm, përqafuam njëri-tjetrin që nuk shkaktuam asnjë pasojë,” shtoi ai.

Prej korrikut 2020, helikopteri Combat SAR ka mbetur në një magazinë zjarrfikësesh në Itali dhe po i sjell vendit kosto të tjera shtesë për t’u inspektuar dhe riparuar.

Më 26 prill 2021, Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë prej 112 mijë eurosh me kompaninë italiane “Helicopters Italia” për inspektimin e defektit që shkaktoi uljen e detyruar, ku bëjnë pjesë edhe shpenzimet e stacionimit. Përmes një raporti auditi, KLSH e ka vlerësuar shumën e mësipërme si një dëm ekonomik dhe kërkon që ajo të zbritet nga pagesa për kompaninë franceze “Airtelis”. Ndërkohë, për pilotët e forcave ajrore, ngjarje të tilla janë burim pasigurie dhe rreziku.

“Ne nuk ngrihemi në ajër pa pyetur ‘a do vish me mua’ – e pyesim përherë ekuipazhin,” tha pjesëtari i Forcës Ajrore me të cilin foli BIRN, duke theksuar rrezikun me të cilën përballen ekuipazhet për shkak të mungesës së remontit.

“Dyshoj se kompania nuk i kishte kryer punimet siç duhej të bëheshin,” aludoi ai për defektin që e uli helikopterin “Cougar” në Itali. Pas incidentit të ndodhur në Arezzo, Ministria e Mbrojtjes e ngriu kontratën me kompaninë franceze “Airtelis” dhe eksploroi mundësi të tjera. Më 31 dhjetor 2020, ajo nënshkroi një kontratë mirëmbajtjeje me kompaninë polake Heli-One për riparimin e dy helikopterëve “Cougar” me numër bordi 632 dhe 634 në vlerat respektive 135,610 euro dhe 176,090 euro. Megjithatë, dy helikopterët qëndruan për më shumë se një vit në hangar për shkak të vështirësive të transportit të tyre drejt Polonisë, deri sa në fillim të gushtit 2021 kriza e mirëmbajtjes së helikopterëve “Cougar” doli zbuluar.

Me një helikopter të parkuar në Itali dhe dy të tjerë me defekt, shpërthimi i vatrave të zjarrit në gadishullin e Karaburunit dhe avancimi i tyre drejt parkut kombëtar të Llogarasë e gjeti Shqipërinë të papërgatitur. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se përballë kërkesave nga autoritetet vendore për ndërhyrje nga ajri, drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile në Ministrinë e Mbrojtjes u përgjigjën se nuk kishin kapacitete të mjaftueshme, pasi kishte mbetur në gjendje operacionale “vetëm një helikopter Cougar.” Një ushtarak në dijeni të operacionit për shuarjen e zjarrit i tha BIRN se urdhri për ngritjen në ajër të helikopterit të vetëm “Cougar” u shoqërua gjithashtu me debate, ndërsa mjeti fluturoi për 130 orë për të shuar vatrat e zjarrit në Karaburun, Tomorr, Kukës dhe Gjirokastër.

“Ishte tensionuese të shikoje teknikun dhe pilotin, që rrezikuan në këtë mision me Cougarin 633, që pati si qendër operacionale bazën e Karaburunit,” tha ushtaraku, i cili foli në kushtet e anonimatit nga droja e ndonjë ndëshkimi të mundshëm.

Ai renditi një numër misionesh kur helikopterët janë ngritur në ajër pa remontin e domosdoshëm dhe shtoi shkurt: “kjo ndodhi dhe ato ditë”.

Përveç mungesës së kapaciteteve ajrore, ai thekson se operacioni u përball edhe me kapacitete të kufizuara njerëzore.

“Ishin vetëm dy persona dhe vështirësia ishte shumë dimensionale,” kujtoi ushtaraku i FARSH, ndërsa theksoi se përtej orëve të zgjatura të fluturimit, në bordin e helikopterit gjendej vetëm një teknik i kualifikuar për zjarret.

“Teknikët punonin gjatë natës për të vetmin mjet fluturues, që në pesë të mëngjesit të ishte gati,” shtoi ai.

Një pilot i FARSH, i cili foli në kushtet e anonimatit, e vlerësoi lart profesionalizmin e ekuipazheve të helikopterëve ‘Cougar’.

“Unë do t’i përgëzoja për burrërinë që kanë kur thonë se ky helikopter nuk do të fluturojë, sepse rrezikon,” tha ai. “Nuk është vetëm jeta e atij që fluturon, por edhe jeta e atyre poshtë që do t’u bjerë mbi kokë”.

Mbas emergjencës së zjarreve, helikopteri ‘Cougar’ me numër kabine 633 u dërgua për remont në Zvicër.

Për të përballuar emergjencën me zjarret, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kontraktoi me urgjencë edhe një kompani private helikopterësh me një faturë financiare prej 36 milionë lekësh. Kontrolli i Lartë i Shtetit e konsideron këtë kontratë dëm ekonomik në raportin e autitit të kryer për emergjencat civile, pavarësisht se vendimmarrja buronte nga Këshilli i Ministrave dhe Komiteti i Mbrojtjes Civile.

“Shpenzimi për blerjen e shërbimit me dy helikopterë nga shoqëria Viva Helicopters nuk do të ishte kryer, nëse Ministria e Mbrojtjes do të kishte përdorur kapacitetet e veta operacionale,” thuhet në raportin e KLSH-së.

KLSH rekomandoi korrigjimin e praktikës së mirëmbajtjes së helikopterëve, me qëllim uljen në të ardhmen të kostove të operacioneve të emergjencave civile. Problemet me mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar” nuk janë të vetmet me të cilat përballen forcat ajrore shqiptare. Paralelisht, një pjesë e pilotëve veteranë dhe teknikëve të trajnuar në kurse të shtrenjta në Britaninë e Madhe dhe Francë janë larguar tashmë nga flota. Një nga ish-zyrtarët e lartë, i larguar nga forcat e armatosura i tha BIRN në kushtet e anonimatit se shteti shqiptar nuk kishte mundur t’i mbante specialistët, ndonëse kishte paguar shtrenjtë për trajnimin e tyre.

“U përzgjodhën efektivët fluturues nga një instruktor anglez… dhe me lekët e shtetit shqiptar u dërguan në Angli. Mbaroi trajnimi në mënyrë shembullore dhe me lekët e shtetit shqiptar u dërguan në Francë për specializimin për tipin e veçantë Cougar nga Eurocopter, atje ku u prodhua,” shpjegoi ish-zyrtari.

Si pasojë, stafi prej 12 pilotësh dhe pesë teknikësh që u trajnuan për pilotimin e helikopterëve “Cougar” thuajse është përgjysmuar.

“Kemi mbetur gjashtë pilotë të Cougar-ve dhe dy teknikë nga ai grup. Të tjerët janë larguar,” i tha BIRN njëri prej pilotëve që vazhdon të punojë për forcat ajrore të Shqipërisë.

Altin Lama është njëri prej pilotëve që kaloi dy cikle të plota trajnimi si pilot dhe instruktor i helikopterëve “Cougar” nga kompania Airbus në Francë dhe si pilot SAR në Angli. Pas shkarkimit nga forcat e armatosura, ai punon me kohë të pjesshme si përkthyes i telenovelave turke në një televizion kombëtar. Lama tha se gjendja e tij ekonomike është tani më e mirë se në kohën kur punonte si ushtarak, por nënvizon se shteti ka dalë krejtësisht i humbur nga largimi i specialistëve.

“Mendoj se largimi apo demotivimi i specialistëve nga papërgjegjshmëria e drejtuesit politik të radhës dëmton më shumë shtetin që investon për zhvillimin e personelit se sa individin që largohet,” përfundoi ai.

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve