LIVE UPDATES
Aktualitet

'S'dua ta mbyll jetën'/ Takimi me motrën e Dumanit, Klodiana Lala: Kishte frikë, "hasmit" e kanë në shënjestër

Në rrëfimin e takimit me të, Lala tregon se e kishte takuar pranë shtëpisë së saj, ndërsa bën me dije se e reja në fakt nuk kishte urdhër mbrojtjeje nga Policia.

20 Qershor 2022, 16:21 Nga k.m.
'S'dua ta mbyll jetën'/ Takimi me motrën e Dumanit,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka takuar motrën e Nuredin Dumanit, Xhuljanën, e cila është kthyer në vëmendje të mediave për shkak se ishte punësuar si specialiste në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në rrëfimin e takimit me të, Lala tregon se e kishte takuar pranë shtëpisë së saj, ndërsa bën me dije se e reja në fakt nuk kishte urdhër mbrojtjeje nga Policia dhe mesa duket pas skandalit të fundit kishte vendosur që të ikte jashtë. Me shumë gjasa do të kërkonte azil në një tjetër vend. 

“Nuk ke mbrojtje – e pyes. Jo, nuk kam pranuar. Nuk mund të jetoj si në burg. Të rri diku në Shqipëri, pa bërë asgjë. Nuk kam as besim tek autoritetet”, përgjigjet qetë. “Do të kisha ikur vetëm me një kusht, të më largonin jashtë vendit. të kisha mundësi të punoja. Jam shumë e re të mbyll jetën time” – vijon ajo. “Unë hoqa dorë nga çdo ëndërr për një jetë dinjitoze. Do të iki nga këtu”, thotë vajza.,"-shkruan Klodiana Lala.

Ndërsa shton se edhe vetë i shpjegon sesi është shkelur ligji për të, edhe nëse e vërteta është ashtu siç pretendon ajo që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin e dy vëllezërve që janë të dënuar mëparë për prostitcuion, ndërsa tanimë Nuredin Dumani akuzohet për vrasje me pagesë. 

"Ju jeni motra e një të akuzuari për shumë vrasje, nuk mund të pajisesh me certefikatë sigurie, - i them - institucionet kanë shkelur ligjin me ju. Kishin detyrë të kryenin hetime të thelluara. Ju keni kontakte të papërshtashme, për shkak të përfshirjes në krim të organizuar. “Nuk kam asnjë lidhje me aktivitetin e vëllezërve të mi. Ata i kanë hyrë asaj rruge, le të mbajnë përgjegjësi. Përse duhet të penalizohem unë. Nuk kam ndikuar te askush. Skeda ime penale është e pastër”, thotë ajo. Nuredin Dumani, nuk është i vetmi pjesëtar i familjes i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Edhe djali tjetër i familjes Dumani ndodhet prapa hekurave, duke vuajtur një dënim për “shfrytëzim femrash për prostitucion”. Por, për institucionet kjo nuk përbënte asnjë problem dhe Xhuljana mund të pajisej me certefikatë sigurie. Xhuljana mund të mos jetë fajtore. Mund të jetë e vërtetë siç ajo thotë se ska asnjë lidhje me krimet që kanë kryer vëllezërit e saj. Faji është i institucioneve. Ata janë përfshirë në një skandal të paprecedentë. Dhe nuk është vetëm,"-shkruan gazetarja ndër të tjera lidhur me skandalin që ka përfshirë institucionet. 

HISTORIA E PLOTë E TAKIMIT: 

Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë. Kishte shumë stepje të fliste me një gazetar. Por, pranoi pikërisht në ditën kur Elvi Fundo, publikoi lajmin se Xhuljana Dumani, ishte pajisur me çertefikatë sigurie dhe sipas tij kishte akses të informacionet sekrete në Ministrinë e Jashtme. E studiova me kujdes vendin ku do të bisedoja më të. Zgjodhëm nje cep pa shumë vëmendje. Kjo, sepse përballë kisha motrën e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë, që po rrëfehet para SPAK për vrasje e atentate mafioze të ndodhura në Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë.

Po punoja me rastin e saj dhe prisja që 24-vjeçarja të merrej në mbrojtje nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, e më pas ta publikoja. Doja së pari të sigurohesha që nuk ishte në rrezik për jetën.

“Nuk ke mbrojtje – e pyes. Jo, nuk kam pranuar. Nuk mund të jetoj si në burg. Të rri diku në Shqipëri, pa bërë asgjë. Nuk kam as besim tek autoritetet”, përgjigjet qetë.

“Do të kisha ikur vetëm me një kusht, të më largonin jashtë vendit. të kisha mundësi të punoja. Jam shumë e re të mbyll jetën time” – vijon ajo.

Por, kriminelët kundra të cilëve mund të përdorin ty si karrem, të të shantazhojnë që Nuredini të tërhiqet nga dëshmia – i them. Mund dhe të vritesh – vijova.

“Nuk mund ta bëjnë këtë. Vërtetë është gjaku im, por nuk di asgjë rreth asaj çfarë ka bërë Nuredini”, më thotë.
Prokurorët e SPAK mbase mund ta sqarojnë zyrtarisht, se përse Xhuljana u la jashtë sistemit të mbrojtjes. A mundet në raste të tilla, kaq sensitive, që pjesëtari i një të penduari drejtësie të jetë pa mbrojtje të posaçme, edhe në rastet kur nuk pranon?

“Kur u punësove në Ministrinë e Jashtme? – e pyes. Procedurë e gjatë – më thotë.

“Aplikova online në kuadër të programit Kombëtar të Praktikave të Punës. fitovba të drejtën për të kryer praktikën 3 mujore pranë Ministrisë së Jashtme. Praktikën e nisa me 16 gusht 2021”, rrëfen Xhuljana. Ajo thotë se sipas ligjit, 2 për qind e studentëve që bëjnë praktikë, duhet të qëndrojnë pranë institucionit dhe lidhin kontratë pune. “Një prej këtyre studentëve isha unë. Kam punuar shumë dhe u përzgjodha. Më 25 janar 2022 më është lidhur kontrata 1-vjeçare e punës”, rrëfen vajza.
Por ju jeni motra e një të akuzuari për shumë vrasje, nuk mund të pajisesh me certefikatë sigurie, - i them - institucionet kanë shkelur ligjin me ju. Kishin detyrë të kryenin hetime të thelluara. Ju keni kontakte të papërshtashme, për shkak të përfshirjes në krim të organizuar.

“Nuk kam asnjë lidhje me aktivitetin e vëllezërve të mi. Ata i kanë hyrë asaj rruge, le të mbajnë përgjegjësi. Përse duhet të penalizohem unë. Nuk kam ndikuar te askush. Skeda ime penale është e pastër”, thotë ajo.

Nuk mjafton kjo – e vijoj unë bisedën.

“Jeta ime po merr fund. Nuk kam bërë asgjë të gabuar – psherëtin – vëllezërit e mi zgjodhën atë jetë, unë zgjodha të bëja diçka tjetër”.

Nuredin Dumani, nuk është i vetmi pjesëtar i familjes i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Edhe djali tjetër i familjes Dumani ndodhet prapa hekurave, duke vuajtur një dënim për “shfrytëzim femrash për prostitucion”. Por, për institucionet kjo nuk përbënte asnjë problem dhe Xhuljana mund të pajisej me certefikatë sigurie. Xhuljana mund të mos jetë fajtore. Mund të jetë e vërtetë siç ajo thotë se ska asnjë lidhje me krimet që kanë kryer vëllezërit e saj. Faji është i institucioneve. Ata janë përfshirë në një skandal të paprecedentë. Dhe nuk është vetëm një institucion, por disa të tillë. Nëse DSIK (Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar), siç rezulton ka dhënë vlerësim pozitiv për të, atëherë dhe të gjitha institucionet e tjera të cilave DSIK ka për detyrë t’u drejtohet, siç është SHISH, policia, prokuroria, etj janë po ashtu të përfshira.

Zyrtarët duhet të shpjegojnë se çfarë verefikimesh kryen për emrin e Xhuljana Dumanit. A kishin ata dijeni që ishte motra e një të shumëkërkuari, sepse Nuredin Dumani ishte ne kërkim, kur ajo lidhi kontratën e punës me Ministrinë e Jashtme.
A hetuan institucionet nëse Xhuljana kishte kontakte me të vëllanë dhe a ka dyshime se ajo e ka ndihmuar teksa ushtronte detyrën në Ministrinë e Jashtme? Ajo e mohon kategorikisht. Këmbëngul se asnjëherë nuk është përfshirë në historitë e tyre, as të Nuredinit dhe as të vëllait tjetër të dënuar. Por e gjitha kjo, nuk është histori e një vajze që kërkon të realizohet në jetë, të ngjitet deri në majat e karrierës. Është një histori ku ndërthuren shumë interesa, të krimit, politikës, drejtësisë.

A do të largohesh nga Ministria? Do ta japësh dorëheqjen?

Po, do ta bëj. Do tju informoj – thotë vajza. Ecim pak metra krah njëra-tjetrës. E përshendës dhe largohem. Ajo zhduket në një rrugicë, për të shkuar në shtëpinë ku jeton prej më shumë se 3 vitesh me qera.

“Unë hoqa dorë nga çdo ëndërr për një jetë dinjitoze. Do të iki nga këtu”, thotë vajza.

Xhuljana vërtetë mund të jetë viktime e rrethanave që e lidhin me vëllezërit. Sot nuk duhet folur vetëm për të. Fokusi duhet të jenë institucionet. Sepse rasti i motrës së Nuredin Dumanit bëri shumë bujë, për shkak të rrethanave. Por sa zyrtarë të tjerë mund të kenë kaluar filtrin e institucioneve dhe të kenë në duar certefikata sigurie, që ju lejon të kenë akses në sekrete shtetërore. Secrete që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare. Ky rast, është alarmant. Ka nevojë për hetim të thelluar.

Përgjegjësit duhen ndëshkuar. Xhuljana ndërkohë jam e sigurt, se do të kërkojë azil. Këtë të fundit nuk ma konfirmoi.

Disa ditë më parë, gazetari Elton Qyno shkruante se motra e të përfshirit në dhjetëra atentate si vrasës me pagesë punon në një nga institucionet më të rëndësishme në vend, edhe pse i vëllai ka konfirmuar në SPAK pjesëmarrjen e tij në organizata kriminale. Madje, sipas Qynos, Policia e Shtetit e ka marrë në mbrojtje të renë, e cila ka në dorë informacione sekrete të sigurisë dhe diplomacisë. Ndërkohë që vetë Ministrja e Punëve të Jashtme reagoi duke u shprehur se e reja ishte punësuar me kontratë 1-vjeçare deri më 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Madje sipas Ministrisë, Dumani ka qenë e pasjisur edhe me certifikatën e sigurisë nga DSIK. Sot, ajo ka dhënë dorëheqjen nga detyra. 

xhuljana dumani klodiana lala

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje