LIVE UPDATES
Politike

SKANDALI! Si e mori certifikatën e sigurisë nga DSIK motra e Dumanit? (MOSPËRPUTHJET)

Si dhe përse e mori certifikatën e sigurisë nga DSIK, Xhuljana Dumani? Kjo është pyetja!

20 Qershor 2022, 16:14 Nga k.m.
SKANDALI! Si e mori certifikatën e sigurisë nga DSIK motra e Dumanit?
Nuredin Dumani dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka rrëfyer dhjetëra krime në Prokurorinë e Posaçme, u kthye për pak kohë në epiqendrën e vorbullës së mediave. Kjo për shkak se ishte punësuar si specialist e marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në fundjavë u publikua lajmi për të, të hënën, pas 48 orësh ajo dha dorëheqjen me pretendimin ndodhet në rrezik për jetën për shkak të publikimit të të dhënave të saj. Por punësimi i saj ngre disa pikëpyetje që shqetësojnë lidhur me punën që aktualisht (s)bëjnë institucionet filtruese në vendin tonë.

Xhuljana Dumani u pajis me certifikatë sigurie për akses në informacione të klasifikuara, ndërkohë që vëllai i saj rrëfente para prokurorëve të SPAK implikimin në vrasje e grabitje gjatë 10 viteve të fundit. Ministria sqaron në njoftimin zyrtar se ajo si student kishte fituat të drejtën për të bërë praktikë në MEPJ, deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por si e mori certifikatën e sigurisë? Kjo është pyetja!

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të klasifikuar, ndryshe DSIK, supozohet që të gërmonte thellë në jetën e të resë që kërkonte një vend pune në një nga institucionet më të rëndësishme në vend, aq më pak në një sektor si ai i NATO-s. Ndërsa Ministria ngul këmbë se e reja ka qenë e pajisur me certifikatë sigurie, pyetja është si? Një studente mund të shkojë për praktikë, sepse nuk ka arsye që të diskriminohet për bëmat e të vëllait, por e ka marrë vesh njëri që kjo e ka pasur vëlla. DSIK shkel mbi rregullat që vetë ka vendosur. Përveçse mbahen nën përgjim për një farë kohë,  DSIK-ja ka të drejtë edhe për verifikimin e pastërtisë, për një periudhë jo më pak se 10 vitet e fundit, ose, kur kjo periudhë është e pamjaftueshme, nga mosha 18 vjeç deri në moshën aktuale. Madje nuk mbaron me personin në fjalë pr edhe për fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten,bashkëjetuesin/ bashkëjetuesen, prindërit dhe personat e tjerë, që jetojnë në të njëjtën familje. Pra “familja” përfshin edhe vëllanë. Në këtë rast në nga killerat më të kërkuar në Shqipëri.

RREGULLAT:

Lëshimi i “Certifikatës së sigurisë” bëhet pasi të kryhet verifikimi i pastërtisë së figurës, përmes procedurave, që garantojnë paanshmëri, balancim të interesave dhe moscenim të dinjitetit të personit.”.

DSIK-ja ka të drejtë t’u kërkojë informacion për verifikimin e pastërtisë së figurës Shërbimit Informativ të Shtetit, Shërbimit Informativ Ushtarak, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Shtetit, organeve të drejtësisë, të financave dhe ministrive e institucioneve të tjera shtetërore, që i gjykon të nevojshme.

“Certifikata e sigurisë” lëshohet në bazë të vlerësimit të përshtatshmërisë me detyrën, besnikërisë ndaj Republikës së Shqipërisë, ndikimit të jashtëm, figurës dhe qëndrimit moral, sjelljes personale, sjelljes ndaj drogës e alkoolit, gjendjes financiare, qëndrimit ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik, gjendjes mendore e qëndrimit ndaj informacionit të klasifikuar.”.

Çdo institucion, që ka nevojë të pajisë punonjësit e vet me “Certifikatë sigurie”, si dhe çdo person, që ka nevojë të njihet me një informacion të klasifikuar “Sekret shtetëror”, duhen të plotësojnë e paraqesin pranë DSIK-së këto dokumente: a) Deklaratën për ruajtjen e “Sekretit shtetëror”. b) Deklaratën, përmes së cilës aplikanti jep pëlqimin që ndaj tij të mblidhen të dhëna dhe të bëhen verifikime. c) Pyetësorin personal të sigurisë. ç) Certifikatën e gjendjes familjare.

Kërkesa bëhet vetëm pasi institucioni kërkues të ketë realizuar verifikimin paraprak, për pastërtinë penale (dëshmia e penalitetit, vërtetimet përkatëse nga gjykata e prokuroria) dhe vërtetimin e zyrës së përmbarimit. Këto vlejnë për të provuar shkallën e nevojshme të garancisë dhe se nuk ka pengesë për t’u pajisur me “Certifikatë sigurie”.”.

3. DSIK-ja, në bazë të kërkesës dhe të dokumentacionit të paraqitur nga institucioni, kur i gjen të plota, u kërkon institucioneve të përcaktuara në shkronjën “ç” të pikës 1 verifikimin e pastërtisë, për një periudhë jo më pak se 10 vitet e fundit, ose, kur kjo periudhë është e pamjaftueshme, nga mosha 18 vjeç deri në moshën aktuale.

Verifikimi i pastërtisë përfshin verifikimin e informacionit të dhënë nga aplikanti në pyetësorin personal të sigurisë, në raport me ekzistencën e mundshme të riskut të sigurisë: a) vetëm për personin aplikues, kur kërkohet njohja me informacionin e klasifikuar, të nivelit “Konfidencial”; b) për personin aplikues, fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten, bashkëjetuesin/ bashkëjetuesen, kur kërkohet njohja me informacionin e klasifikuar, të nivelit “Sekret”; c) për personin aplikues, fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten,bashkëjetuesin/ bashkëjetuesen, prindërit dhe personat e tjerë, që jetojnë në të njëjtën familje, kur kërkohet njohja me informacionin e klasifikuar, të nivelit “Tepër sekret”. DSIK-ja interviston personat aplikues ose/dhe kërkon prej tyre paraqitjen e dokumenteve shtesë, veç atyre të përcaktuara në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij vendimi.

Madje për krahasim, për të kuptuar qartë se çfarë skandali ka ndodhur, marrim këndvështrimin e zv.komandatit të Forcave tona Detare, Artur Meçollari. Në rrjetet e tij sociale, ai ka ndarë eksperiencën e tij me DSIK, duke shprehur dhe çudinë me çfarë ka ndodhur. Ai sqaron se në mars 2020 ka pasur intervistën e fundit për çertifikatë sigurie. Marrja në pyetje i ka zgjatur rreth 1,5 orë, ndërsa shton se kishin pyetur ndër të tjera për njohjet që kisha edhe me një ish-oficer të Flotës të liruar rreth viteve 1993 dhe që unë e kisha takuar për herë të fundit në vitin 2004. Pra, të pyesin për një koleg, por për vëllanë që të pyet edhe fatorinoja në urban, nuk ndodh.

SKANDALI! Si e mori certifikatën e sigurisë nga DSIK motra e Dumanit?
Postimi i Meçollarit

Por ka edhe një problem tjetër që nuk bën sens në të gjithë deklaratën e MEPJ. Kur Xhuliana Dumani nuk ka pasur akses në asnjë informacion, as në nivelin e sigurisë “i klasifikuar”, pse i është dashur certifikata e sigurisë?

xhuljana dumani dsik mepj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet