20 Qershor 2022, 14:01
Nga j.c
Foto ilustruese
TIRANË- Policia rrugore gjatë një jave ka arrestuar dhe u proceduar penalisht 36 persona, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor. Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve u evidentuan dhe u goditën edhe 5 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar kështu në 30 numrin e drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Një person është arrestuar pasi ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe për të shmangur masën administrative ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë. Ndërkohë janë ndëshkuar me masë administrative 1466 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 621 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1388 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 164 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas, u arrestuan dhe u proceduan penalisht 36 persona, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor. Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve të dedikuara, u evidentuan dhe u goditën edhe 5 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar kështu në 30 numrin e drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave, është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, i cili është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e masës adminsitrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash. Janë ndëshkuar me masë administrative 1466 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 621 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 1388 drejtues mjetesh. Janë pezulluar 164 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.
Janë vendosur 572 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve. Janë hequr 7 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
policia rrugore
Aktualitet
20 Qershor 2022, 13:34
A.B
Te ndaluarit
KORÇË- Kokëulur para togave të zeza për të mësuar masën e sigurisë. Këto janë pamjet ...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 12:57
j.c
Foto ilustruese
TIRANË- Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi tentoi të korruptonte punonjësit e poli...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 11:18
f.g
Pjerin Xhuvani
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është thirrur në prokurori për tu marrë në py...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 11:12
F.M
Maturantë
TIRANË- Përgjigjet e provimit të Matematikës për gjimnazistët janë publikuar vetëm pak ditë pas...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 11:07
A.B
Helikopteri
LIBRAZHD- Një helikopter i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka kryer ulje emergjente në një fushë fu...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 10:46
F.M
Pamje nga aksioni i policisë në Shkodër
SHKODËR- 246 kilogramë kanabis janë sekuestruar paraditen e sotme në Shkodë...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 10:23
A.B
Teza
TIRANË- Vetëm 15 minuta para se të niste provimi i minimaturës, teza e provimit të Gjuhës Shqipe ka dalë në rr...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 10:05
A.B
Avokate
ELBASAN- Dhoma e Avokatisë në Elbasan nuk do të vazhdojë bojkotin për hartën e re gjyqësore, duke vijuar nga sot...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 09:36
A.B
Provim
TIRANË- Ditën e sotme minimaturantët do t'i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm në lënd&eu...
Aktualitet
20 Qershor 2022, 09:07
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Konfindustria kërkon që qeveria shqiptare të heqë nga Bordi i Transparencës përfaqësuesit e...