LIVE UPDATES
Aktualitet

Ka që në gusht i zhdukur, Apeli lë në fuqi sekuestron ndaj pasurive të Ervis Martinajt: Avokati s'ka prokurë...

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e  Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

20 Mars 2023, 10:52 Nga k.m.
Ka që në gusht i zhdukur, Apeli lë në fuqi sekuestron ndaj
Ervis Martinaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot lidhur me pasuritë e sekuestruara të Ervis Martinajt. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e  Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. Gjatë seancës së sotme, Apeli nuk e legjitimoi avokatin për pasuritë në emër të Ervis Martinajt, me argumentin se avokati nuk kishte një prokurë të posaçme nga Martinaj, por nga familjarët e tij, ndërkohë që vetë "subjekti" rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të këtij viti. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version dhe i vetmi që ndodhet në burg është Jeton Lami, një ish-efektiv që i kishte shërbyer si troprojë e shofer. 

LISTA E PASURIVE TË SEKUESTRUARA

Aksionet e KING KASINO, ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION”, në emër të Ervis Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MATI UNION”, ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M”, ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Subjekti “Ervis Martinaj”

Shoqëria “REAL FENIX”, ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

Subjekti “Drenica Martinaj”

Subjekti “V.K”

Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku

aksioner është 100% V.K

Një automjet ‘Smart’, modeli ‘Passion’ në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet ‘Land Rover’, modeli ‘Discovery’ në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet ‘Mercedez-Benz’, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet ‘Fiat’, modeli ‘Fiesta’, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në


Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë me sip.7 000 m2 në Patok

Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

Pasuri aktualisht në pronësi të shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

Llogari kursimi për fëmijë.

ervis martinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj