LIVE UPDATES
Aktualitet

Shën Asti, peshkopi i Dyrrahut që u kryqëzua nga romakët

Shën Asti, një nga figurat fetare më interesante, i njohur edhe si shënjti mbrojtës i Durrësit u përkujtua të mërkurën në një simpozium të organizuar me rastin e kremtimit të tij.

9 Korrik 2023, 22:26 Nga m.s
Shën Asti, peshkopi i Dyrrahut që u kryqëzua nga romakët
simpozium i mbajtur në kishën “Apostull Pavli dhe Asti”

Shën Asti, një nga figurat fetare më interesante, i njohur edhe si shënjti mbrojtës i Durrësit u përkujtua të mërkurën në një simpozium të organizuar me rastin e kremtimit të tij.

Shën Asti u martirizua 1925 vjet më parë, më 7 korrik të vitit 98 pas erës sonë, ndërsa kishte nisur të kryente detyrën e peshkopit të qytetit.

“Vendosmëria e të krishterëve për të mos respektuar besimet zyrtare të perandorisë romake u lexua si sfidë që i bëhej stabilitetit dhe harmonisë së përgjithshme”, shkruan studiuesi Dorian Hatibi në librin e tij “Historia e Durrësit”.

Ndër historitë legjendare të të krishterëve që e kthyen qëndresën në virtyt, një ndër më epiket është ajo e Shën Astit të Dyrrahut.

Edhe pse duhet të ketë qenë në moshë të thyer, Asti nuk e mohoi besimin. Të tërbuar romakët vendosën ta kryqëzonin dhe për tia bërë vdekjen edhe më të dhimbshme, ia lyen trupin me mjaltë, në mënyrë që gjatë qëndrimit në kryq të pickohej nga insektet.

Shtatë të krishterë të rinj, të cilët u bënë dëshmitarë  të vuajtjeve të Astit u gjynjëzun poshtë kryqit të tij.

“Të rinjtë u arrestuan dhe u ekzekutuan me mbytje”, tha studiuesi Hatibi për BIRN.

Në simpoziumin që u mbajt në kishën “Apostull Pavli dhe Asti” të qytetit bregdetar, disa historianë sollën të dhënat të reja mbi figurën e shënjtit.

“Durrësi është qyteti më i vjetër në vendin tonë dhe e ka shenjtin e tij mbrojtës, Shën Astin”, tha historiani Ilirian Gjika.

“Shën Asti ishte një figurë revolucionare", tha më tej studiuesi Gjika, sipas  të cilit shenjti luajti një rol “revuolucionarizues duke kontribuar në fidanishten e krishterimit në Durrës”.

“Ai jetoi mes banorëve të Durrësit”, tha për BIRN studiuesi Gjika, duke shtuar se shën Asti vazhdon të jetë një figurë shpirtërore për besimtarët durrsakë.

“Ai i përket të dy kishave, asaj orthodokse dhe asaj katolike, sepse jetoi para ndarjes së tyre në kishën lindore dhe perëndimore,” shpjegoi Gjika.

Edhe më parë, artistët durrsakë janë përpjekur të sjellin në vëmendjen e bashkëqytetarëve figurën e Shën Astit.

Në fund të viteve 1990, skulptori i njohur Qazim Kërtusha realizoi tre bocete të figurës së shenjtit, të cilat u pritën mirë edhe nga drejtuesit e pushtetit vendor.

“Kisha lexuar mjaft për kontributin e tij të hershëm në Durrës”, kujtoi skulptori Kërtusha, ndërsa shtoi se pasi punoit të tre variantet ua bëri të njohura kolegëve dhe disa drejtuesve të fesë dhe të pushtetit vendor.

“Një nga skulpturat mund të vendosej në qytet, në një vend të përshtatshëm, ndërsa tjetra ishte realizuar për tu instaluar në det, rreth 150 metra larg bregut, në vendin e njohur si Batllat, aty ku mendohet se është martirizuar Shën Asti”, vazhdoi Këërtusha.

Skulptori durrsak propozoi hapjen e një konkursi me artistët më të mirë të vendit për realizimin e një skulpture urbane, por të gjitha propozimet “mbetën në letër.”

Luigi de Rosa është një arbëresh, që jeton prej më shumë se  15 vjetësh në Shqipëri. De Rosa tha për BIRN se “Shën Asti mund të jetë shumë mirë shenjti mbrojtës i qytetit të Durrësit, madje sipas meje ai është tashmë mbrojtësi i qytetit”.

“Megjithëse jam katolik, unë herë pas here i ndjek ritualet e kishës bizantine lindore, ashtu siç ndodhte në përgjithësi me arbëreshët e Italisë”, shton Luigi de Rosa.

De Rosa sjell shembullin e fshatit të tij Ururi (Itali), ku ai ka drejtuar botimin e revistës “Këmbora”.

“Në katundin tonë i falemi një cope nga kryqi, si një gjë e shenjtë,” tha ai, duke kujtuar se Shën Asti në Durrës është edhe një figurë historike.

Shën Astit do ti kushtohen disa kisha gjatë dy mijëvjeçarëve dhe ai do të jetë një figurë qendrore në kishën e Dyrrahut, ndërsa dita e martirizimit të tij, 7 korriku, përkujtohet në të gjithë botën.

Studiues të huaj të mesjetës, si Antoni Brier dhe Bushhauzen kanë hedhur idenë se kapela e amfiteatrit të Durrësit i dedikohet Shën Astit.

“Ajo dhe mozaikët e saj të realizuara në shek 5-6 të erës sonë tashmë janë vënë në qendër të studimeve që kanë lidhje me figurën e Shën Astit”, tha studiuesi Ilirian Gjika.

“Durrësi i bën nder Shën Astit, dhe Shën Asti i bën nder Durrësit,” tha Gjika, ndërsa shtoi “qyteti e meriton plotësisht një shenjt si ai". /BIRN

shën asti dorian hatibi 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet