28 Dhjetor 2022, 10:31
Nga A.B
Policia
ELBASAN- Ervis Hasa dhe Redi Mato, punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme janë dy personat që u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka vendosur t'i pezullojë nga detyra.
Sipas njoftimit, Hasa është konfliktuar për motive të dobëta, me Maton, 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit. 'Tvklan' raporton se sherri mes dy të rinjve ka nisur për një vajzë. Gjatë konfliktit, Mato në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë Hasën, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, Ervis Hasa dhe Redi Mato, punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Ervis Hasa është konfliktuar për motive të dobëta, me Redi Maton, 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit. Gjatë konfliktit, Redi Mato në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë Ervis Hasën, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
elbasan pezullohen policet ne elbasan ervis hasa redi mato
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 10:00
a.l
Fast Food
TIRANË- Rreth 570 kg mish në një 'fast food' të Tiranës është bllokuar nga Autoriteti i Kombëtar i U...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 09:58
A.B
Ibrahim El Salih
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka d&e...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 09:48
A.B
Ervin Resuli
TIRANË- Sipërmarrësi Ervin Resuli ka reaguar për deklaratën e ministren e Bujqësisë Frida Krifca,...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 09:40
f.g
Foto nga laboratori
UDORF, ZVICER- Një operacion i fundit i realizuar nga policia zvicerane ka përfunduar me goditjen e një laboratori ...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 09:06
A.B
Policia
ELBASAN- Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka dalë me një sqarim pasi mbrëmjen e djeshme doli në media lajmi se një...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:55
a.l
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë vdekjen e stuardeses...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:37
A.B
Kryeministria
TIRANË- Qeveria shqiptare ka krijuar Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Struktura dhe organika e ASIG...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:31
A.B
Bledian Koka
TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas mbingopjes që ka në treg vaji i ullirit. Përmes një reagimi, Koka nis sh...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:22
A.B
Policia
ITALI- Një e moshuar shqiptare tentoi të braktiste nipin e mitur në Rimmi. Mediat italiane raportojnë se e moshuara (ende e pai...
Aktualitet
28 Dhjetor 2022, 08:16
A.B
Greta Dyrmishi
TIRANË- Vajza që shihni në foto është stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi jetën tragjikisht më dat&...