LIVE UPDATES
Aktualitet

Sherri te Kepi i Rodonit/ Provinca Françeskane: Pronësinë e kemi përfituar në 2008, nuk kemi asnjë konflikt

Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” thotë se nuk ka përfaqësuese të saj Ana Shtjefnin, pasi kjo e fundit ka pasur një kontratë qiraje me objekt pronën e Kishës, e cila ka përfunduar më 14.04.2023.

1 Nëntor 2023, 08:08 Nga A.B
Sherri te Kepi i Rodonit/ Provinca Françeskane: Pronësinë e
Prona

TIRANË- Sherri për pronën te Kepi i Rodonit ka vënë në pranga 8 persona, mes tyre edhe ish-deputeti socialist, Mark Frroku. Pas ngjarjes, ka reaguar edhe Provinca Françeskane, e cila thotë se tokën e kanë përfituar me një vendim gjykate në vitin 2008, ndërsa thekson se distancohet nga dhuna.

Në deklaratën e tyre, thuhet se pronën e kishin marrë me leje dhe ishin vënë në dijeni strukturat që toka në fjalë do të rrethohej nga ana e Provincës Françeskanë. Mes të tjerash në deklaratë sqarohet se Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” nuk ka përfaqësuese të saj Ana Shtjefnin, pasi kjo e fundit ka pasur një kontratë qiraje me objekt pronën e Kishës, e cila ka përfunduar më 14.04.2023.

DEKLARATA E PLOTË:

Enti Fetar, Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” me qendër në Shkodër është subjekt juridik shqiptar që prej vitit 1992, dhe ka shtrirje të pronave dhe objekteve fetare në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” deklaron se distancohet dhe është kundër çdo lloj dhune.

Në lidhje me ngjarjen e datës 29 Tetor 2023 në hyrje të Kepit të Rodonit bëjmë me dije sa më poshtë vijon:

– Provinca ka lidhur një kontratë sipërmarrje kryerje punimesh me firmën AML Group shpk për kryerjen e instalimit të rrjetit të rrethimit ekzistues të pjesës jugore të pronës dhe ka filluar punën për zbatimin e kontratës.
– Policia e Manzës ka shkuar në mëngjesin e datës 29.10.2023 në hyrje të Kepit të Rodonit, pasi ishte njoftuar për ndërtim pa leje. Punonjësit e firmës AML Group shpk që po kryenin punimet aty, anë sqaruar Policinë e Manzës duke i vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm dhe pasi u vërtetua se nuk bëhej fjalë për punime pa leje dhe se informacioni ishte i pasaktë, policia është larguar.
– Pas largimit të policisë, disa persona të identifikuar si familjarë të shtetasit Bajram Kaculi, kanë sulmuar me mjete të forta punëtorët e shoqërisë, e cila po zbatonte kontratën e sipërmarrjes. Për t’i ndarë ata, ka ndërhyrë një punonjës i Provincës i cili është dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spital. Në vendngjarje ka ardhur policia që ka shoqëruar personat e përfshirë aty në konflikt nga të dy palët dhe çështja është në ndjekje nga organet proceduese.
Në lidhje me Pronën e Provincës Françeskane “Zoja Nunciatë” në Kepin e Rodonit, sqarojmë sa më poshtë vijon:

– Provinca Françeskane, ka përfituar pronësinë në territorin e Kepit të Rodonit me Vendimin nr. 416 datë 31.01.2008 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës dhe nuk ka pasur konflikt me asnjë shtetas. Për pronësinë e pasurisë nr.30/6 ka paraqitur pretendim një shtetas i katundit Shetaj. Normalisht për një pretendim të tillë ai shtetas duhet t’i drejtohet gjykatës, pasi kjo pasuri është regjistruar nga Provinca që në vitin 2008, ndërsa ky shtetas e ka të regjistruar në vitin 2019.

Kjo pronë në Kepin e Rodonit është pronë e Provincës Françeskane Zoja Nunciatë dhe jo e Kishës Katolike në Shqipëri.

– Pas ngjarjes së datës 29.10.2023, në disa Media është theksuar fakti se shtetësja Ana Shtjefni është përfaqësuesja e Provincës Françeskane. Sqarojmë se kjo nuk është e vërtetë, znj Shtjefni nuk është përfaqësuese e Provincës Françeskane.

Mes Provincës Françeskane dhe znj. Shtjefni në cilësinë e administratores së Shoqërisë Albania Tourist Resort ka pasur një marrëdhënie kontraktuale qiraje me objekt pronën e Provincës në Kepin e Rodonit, kontratë e cila nuk ka më fuqi ligjore prej datës 14.04.2023 pasi është zgjidhur nga Provinca Françeskane, për arsye të mospagimit të qirasë nga qiramarrësja për më shumë se gjashtë muaj të njëpasnjëshëm, rast i përsëritur për të dytën herë në harkun kohor të dy viteve. Që prej kësaj date, znj. Shtjefni nuk ka më asnjë të drejtë mbi këtë pronë.

mark frroku provinca franceskane

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit