LIVE UPDATES
Aktualitet

Shfrytëzonin një grua për prostitucion, Prokuroria e Beratit dërgon për gjykim tre persona

Sipas dosjes hetimore, në qendër të çështjes është një grua me inicialet Y.Sh., e cila dyshohet se është shfrytëzuar për prostitucion nga bashkëjetuesi i saj, R.L. Hetimet tregojnë se ai e ka nxitur të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, duke përfituar më pas të ardhurat e siguruara prej saj.

6 Korrik 2026, 13:43 Nga G.M
Shfrytëzonin një grua për prostitucion, Prokuroria e Beratit
Prokuroria e Beratit

BERAT- Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona, ku dy prej tyre akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa një i tretë për moskallëzim të krimit.

Sipas dosjes hetimore, në qendër të çështjes është një grua me inicialet Y.Sh., e cila dyshohet se është shfrytëzuar për prostitucion nga bashkëjetuesi i saj, R.L. Hetimet tregojnë se ai e ka nxitur të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, duke përfituar më pas të ardhurat e siguruara prej saj.

Në të njëjtën skemë dyshohet se ishte përfshirë edhe E.V., pronar i një lokali nate në Berat. Fillimisht ai e kishte punësuar gruan si balerinë, por më pas, sipas Prokurorisë, i siguronte klientë për shërbime seksuale që zhvilloheshin edhe në ambientet e lokalit. Ndërkohë, shtetasi K.D. është marrë i pandehur për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin e paligjshëm, por nuk e denoncoi atë.

Gjatë hetimeve, gruaja ka deklaruar se ushtronte prostitucion dhe se bashkëjetuesi i saj merrte paratë e fituara nga kjo veprimtari. Nga ana e tij, R.L. ka pranuar se e kishte shtyrë bashkëjetuesen të përfshihej në këtë aktivitet për shkak të vështirësive ekonomike dhe se në disa raste e kishte ndihmuar edhe për të gjetur klientë.

Njoftimi i plote: 

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit R.L., E.V. për veprën penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ parashikuar nga neni 114/2 të Kodit Penal, si dhe shtetasin K.D., i akuzuar për ‘Moskallëzim të krimit’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.256 të vitit 2025, u provua se të pandehurit R.L., E.V. dhe K.D., kanë kryer veprat penale për të cilën u akuzuan.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se të pandehurit R.L., dhe E.V., me anë të veprimeve konkrete kanë bërë të mundur të shfrytëzojnë shtetasen Y.Sh për prostitucion. Nga deklarimi i kësaj shtetase rezultoi se ajo ka ushtruar prostitucion dhe bashkëjetuesi i saj, R.L., ka pasur dijeni pasi ai i merrte lekët e përfituara nga veprimtaria kriminale kur kjo shkonte në shtëpinë që bashkëjetonin. Ajo ka sqaruar se klientët ia siguronte shtetasi E.V., i cili ishte pronar i lokalit të natës “Star”, ku ishte e punësuar si balerinë.

I pandehurit R.L., pranoi se e ka shtyrë bashkëjetuesen e tij të ofronte shërbime seksuale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Me raste e ka ndihmuar për t’i gjetur ndonjë klient për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit R.L. dhe E.V., kanë realizuar veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Ata kanë vepruar në bashkëpunim për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimi i prostitucionit” në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

I pandehuri R.L., në cilësinë e organizatorit dhe ekzekutorit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që vepra penale të realizohet plotësisht, duke i siguruar klientët bashkëjetueses së tij për të kryer veprën penale, duke marrë përfitime materiale nga kjo veprimtari, duke përcaktuar vendin ku do ushtronte prostitucionin viktima e veprës penale si dhe duke përcaktuar çmimin që do paguanin klientët për përfitimet seksuale që do të përfitonin nga viktima. Ndërsa i pandehuri E.V. në rolin e ndihmësit, ka ndërmarrë hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ai ka marrë në punë shtetasen Y.Sh., pasi ka rënë dakord me bashkëjetuesin e saj, duke e kamufluar në rolin e valltares, për ta shfrytëzuar për klientët që vinin në ambientet e klubit të tij, me qëllim përfitimi."/Dosja.al

prokuroria e beratit

Sondazh

Poll

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi