7 Nëntor 2022, 10:50
Nga e.k.
Policia e Tiranës
TIRANË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kanabis. Të rinjtë të identifikuar si J.V 30 vjeç banues në Tiranë dhe D.Z 22 vjeç dhe ky banues në kryeqytet shisnin lëndën narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Tashmë ata do të përballen me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis, në doza, vihen në pranga autorët e dyshuar dhe u sekuestrohen lëndët narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre. Si rezultat, u goditen 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 30-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
- D. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 22-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia e tiranes
Aktualitet
7 Nëntor 2022, 10:46
F.M
Tërmeti, Durrës
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshëm 4 persona ndërsa 3 të tjerë janë d&eu...
Aktualitet
7 Nëntor 2022, 10:26
F.M
Xherxh Laçi
TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi, radikalisti 52-vjeçar që kishte burgosur gruan e dy fëmijët e tij pë...
Aktualitet
7 Nëntor 2022, 09:45
I.A
Shfrytëzonin fëmijët dhe nipërit për të lypur, 11 të proceduar...
Aktualitet
7 Nëntor 2022, 10:04
e.k
Ilir Turja
TIRANË- Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Duurës Ilir Turja është shkarkuar nga detyra. Vendimi u m...
Aktualitet
7 Nëntor 2022, 09:41
a.l
Besnik Simoni
LEZHË- Kanë përfunduar hetimet për përplasjen me armë zjarri në prill të këtij viti në Kall...
Aktualitet
7 Nëntor 2022, 09:34
I.A
Foto Ilustruese
LEZHË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Aksi...
Aktualitet
7 Nëntor 2022, 09:04
a.l
Grabitet dyqani i telefonave
VLORË- Një dyqan telefonash është grabitur orët e para të mëngjesit të sotëm...
Aktualitet
7 Nëntor 2022, 08:57
I.A
Çun Lajçi
KOSOVË- Aktori shqiptar nga Kosova Çun Lajçi është kërcënuar në rrjetet sociale. Me an&...
Aktualitet
7 Nëntor 2022, 08:39
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një shqiptar ështrë arrestuar në Greqi për përdhunim. Protothema shkruan se shqiptari u arrestua...
Aktualitet
7 Nëntor 2022, 08:31
I.A
Foto Ilustruese
MALIQ- Një aksident ka ndodhur mëngjessin e sotëm në Maliq. Mësohet se një makinë ka humbur kontrol...