LIVE UPDATES
Aktualitet

Shitën ilaçet e spitalit të Tepelenës në farmacinë private, procedohet shefja e Shërbimit dhe kryeinfermierja

Pas transmetimit në një emisionin investigativ të një rasti të shitjes së ilaçeve të spitalit të Tepelenës në një farmaci private, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Policisë Gjirokastër kanë kryer veprimet e nevojshme  për të nxjerrë përpara përgjegjësisë tre punonjëset e këtij spitali. 

8 Tetor 2023, 13:14 Nga A.B
Shitën ilaçet e spitalit të Tepelenës në
Policia

TEPELENË-Shefja e shërbimit spitalor të spitalit të Tepelenës, kryeinfermierja dhe farmacistja janë vënë nën hetim, pasi shitën ilaçet e spitalit në farmacinë private të një 42-vjeçareje, për të përvetësuar pagesat.

Pas transmetimit në një emisionin investigativ të një rasti të shitjes së ilaçeve të spitalit të Tepelenës në një farmaci private, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Policisë Gjirokastër kanë kryer veprimet e nevojshme  për të nxjerrë përpara përgjegjësisë tre punonjëset e këtij spitali. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shitën ilaçet e spitalit të Tepelenës, në farmacinë private të një 42-vjeçareje, për të përvetësuar pagesat, procedohen penalisht 2 shtetase (me detyra shefe e Shërbimit dhe kryeinfermiere në spitalin e Tepelenës).

Procedohet penalisht dhe 42-vjeçarja (me profesion farmaciste) e cila u implikua në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen dokumente të spitalit (kartela dhe regjistra) që dyshohet se janë plotësuar fiktivisht për të marrë ilaçet.

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ "Stop", të një rasti të shitjes së ilaçeve me vulën e spitalit të Tepelenës, në një farmaci private, për llogari të 3 shtetaseve (2 prej tyre, punonjëse në këtë spital), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetaset përgjegjëse për këtë rast.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

-K. Gj., 44 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë shefe e Shërbimit, në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor, Tepelenë;

-N. Z., 61 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë kryeinfermiere, në Urgjencën e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor, Tepelenë;

-J. Gj., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion farmaciste, pronare e subjektit privat ku shiteshin ilaçet me vulën e spitalit të Tepelenës.

Në vijim, gjatë kontrolleve në spitalin e Tepelenës dhe në farmacinë e shtetases J. Gj., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kartela dhe regjistra mjekësorë që dyshohet se janë plotësuar me të dhëna fiktive, për të shitur ilaçe për përfitime personale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

tepelene

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën