LIVE UPDATES
Aktualitet

15 mijë € për të kaluar emigrantët nga Spanja në Angli, shkatërrohet grupi shqiptar në Spanjë

Referuar medias spanjolle, mafia shqiptare me bazë në Bizkaia u kishte kërkuar të miturve plot 15,000 euro për futjen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht i fusnin si turistë në tragete nga Porti i Bilbaos dhe gjithashtu nga Santander, që më pas të arrinin të  shkonin në destinacionin final.

8 Tetor 2022, 14:06 Nga e.k
15 mijë € për të kaluar emigrantët nga Spanja në
Momenti i arrestimit

SPANJË- Një grup trafikantësh shqiptarë është arrestuar nga policia spanjolle pasi kërkonin deri në 15 mijë euro për emigrantët që donin të shkonin ilegalisht në Britani.

Mediat spanjolle kanë raportuar se një grup prej 7 shqiptarësh është vënë në pranga dy ditë më parë, pas një operacioni policor të nisur prej 2019, ndërsa janë kapur në flagrancë duke tentuar të kalonin ilegalisht disa shqiptarë, përfshirë edhe të mitur, drejt Anglisë.

Referuar medias spanjolle, mafia shqiptare me bazë në Bizkaia u kishte kërkuar të miturve plot 15,000 euro për futjen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht i fusnin si turistë në tragete nga Porti i Bilbaos dhe gjithashtu nga Santander, që më pas të arrinin të  shkonin në destinacionin final.

Emigrantët, përfshirë dhe të mitur prisnin në çadra tokën e Biscay dhe hynin fshehurazi si turistë në tragetet që shkonin për në Britani duke rrezikuar edhe jetën. Nga vështirësitë që hasnin duke u fshehur brenda kamionëve ose kontejnerëve, kishte raste që vetëdorëzoheshin duke bërtitur ose godisnin fort muret e kabinave ku qëndronin. Pavarësisht kontrolleve dhe operacioneve të herëpashershme të policisë, një pjesë e mirë e shqiptarëve që kanë zgjedhur këtë “profesion”, kanë mundur që të fitojnë mjaft para. Në rastin konkret, të arrestuarit në operacionin e fundit, kanë fituar nga 3,000 deri në 15,000 euro për çdo kalim.

Mediat e huaja shkruajnë se jo në pak raste, trafikantët i fshihnin “klientët” në vende që mund t’u rrezikohej edhe jeta, ndërsa ruanin të dhënat e tyre kredenciale në mënyrë që t’i kishin në dorë deri sa ata të shlyenin borxhin për kalimin ilegal.

Por si realizohej ky kalim? Ata që ishin përgjegjës për grupin, qëndronin në Spanjë (jo më shumë se tre muajt e përcaktuar me ligj), ndërsa ata që ishin përgjegjës për nxitjen e tranzitit të shqiptarëve, përdornin shpesh bashkatdhetarë që jetonin në Bizkaia.

Po ashtu, të arrestuarit kishin një sistem mjaft kompleks për të mbledhur dhe dërguar paratë në Shqipëri pa u zbuluar, duke përdorur karta të ndryshme krediti dhe pasaporta të shumta të kombësive të ndryshme për të mos lënë gjurmë.

Prej vitit 2017, vija bregdetare e Zierbena dhe Santurtzi është bërë një vendbanim i rregullt për shqiptarët që presin në Biscayan për të hyrë fshehurazi si turistët në tragetet që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica mbërritën legalisht në Spanjë, pasi në vitin 2010 u modifikua një rregull që qytetarët e vendit mesdhetar të mund të hynin në Bashkimin Evropian pa vizë për sa kohë që qëndrimi i tyre nuk kalonte 90 ditë.

Megjithatë, ky ndryshim nuk e preku Britaninë, e cila ka vazhduar t’i ketë kufijtë e saj të mbyllur për shqiptarët.

spanje

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait