LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkencëtarët në Britani eksperimentojnë me përzierjet organike të plehrave

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:26 minuta në një pallat në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.

2 Shtator 2023, 20:22 Nga I.A
Shkencëtarët në Britani eksperimentojnë me përzierjet
plehra kimike

ANGLI- Për të siguruar ushqim për popullsinë në rritje të botës duhen më shumë plehra kimike, dhe prodhimi i plehrave tradicionale kërkon shumë energji. Me rritjen e çmimeve të energjisë, shkencëtarët po eksperimentojnë me përzierjet e plehrave organike me ato kimike për të ruajtur rendimentin e të korrave, por edhe për të reduktuar emetimin e karbonit.

Në mes të një dite të nxehtë vere, kjo autokombajnë është ende duke punuar në fushë duke korrur elbin për dimër. Kjo kulturë ka nevojë për shumë pleh, dhe metodat tradicionale të bujqësisë mbështeten tek plehrat minerale. Disa vlerësime sugjerojnë se për çdo ton pleh mineral të prodhuar, krijohen katër tonë emetim karboni.

Ky është problem për sektorin e bujqësisë që ka shpresë për të përmbushur zotimet për emetimin zero të karbonit. Në Luton Hoo, në veri të Londrës, ka 1000 hektarë tokë bujqësore të punueshme. Menaxherët e fermës kanë rënë dakord të provojnë një përzierje plehrash organiko-minerale që premton të prodhojë më pak karbon dhe njëkohësisht shton përfitimet për shëndetin e tokës.

Profesor Ruben Sakrabani është ekspert në Universitetin Cranfield. Ai ka eksploruar avantazhet e mundshme të plehrave organiko-minerale dhe po bën një provë në terren.

"Prova që shihni këtu është një punë eksperimentale që po bëjmë për të parë efektshmërinë e këtij plehu të ri. Kultura që po rritim këtu është elbi dimëror. Plehrat janë vërtet të shtrenjta për t'u prodhuar dhe në këtë mënyrë ne po përdorim një pleh tjetër që është më i lirë për t'u prodhuar dhe shumë më miqësor ndaj mjedisit".

Në krah të njëri tjetrit, të dy plehrat nuk duken shumë të ndryshëm.

"Për të prodhuar një pleh mineral nevojitet një sasi e lartë energjie. Kjo është arsyeja pse me koston e lartë të energjisë në këtë moment edhe plehu mineral ka një çmim të lartë. Ne po përpiqemi të përdorim materiale që janë natyrshëm të pranishme në bujqësi, si plehrat e kafshëve, mbetjet e bimëve, si një nga materialet bazë dhe duke shtuar një sasi më të vogël të këtij plehu mineral për ta bërë atë një përbërje të përzier, që e quajmë pleh organiko-mineral".

Sigurisht, përdorimi i plehut të kafshëve për plehërimin e fushave nuk është diçka e re dhe është praktikuar nga fermerët për shekuj me radhë.
Por tani, shkencëtarët janë në gjendje të optimizojnë përbërësit dhe të përcaktojnë se sa azot duhet të shtohet në përzierje.

Lëvizja drejt plehrave organo-minerale po inkurajohet nga fermerët që kërkojnë të reduktojnë emetimet e karbonit.

"Ne kemi identifikuar shumë kohë më parë se një nga sfidat tona më të mëdha janë ndryshimet klimatike dhe si mund t‘i zbutim disa nga efektet me të cilat po përballemi. Ne jemi në krye të përpjekjeve. Për shembull, vitin e kaluar kur temperatura ishte 37-38 gradë Celsius këtu në fermë, na duhej të ndalonim së korruri sepse po bëhej shumë nxehtë, makineritë po nxeheshin shumë", thotë Edward Phillips, drejtor ferme në Luton Hoo.

Shkencëtarët nga Universiteti Cranfield po matin mostrat e tokës nga terreni dhe do të matin nivelet e azotit në laborator.

Një provë si kjo përmban shumë parametra dhe asnjë zonë e fushës nuk është saktësisht e njëjtë me një tjetër.

Kjo do të thotë se është edhe më e rëndësishme të matet shëndeti i tokës në të gjitha fazat e mbjelljes dhe korrjes.

Drejtori i fermës Phillips është i impresionuar me rezultatet e provës së elbit dhe thotë se ata planifikojnë të përdorin një përzierje plehrash organo-minerale në të gjithë fermën në vitet e ardhshme.

Një nga përfitimet e mundshme të plehrave organo-minerale është efekti i tij në çlirimin e ngadaltë të lëndëve ushqyese, i cili mund ta ndihmojë atë të konkurrojë me plehrat minerale për sa i përket rendimenteve të bimëve. Me rritjen e popullsisë globale çdo vit dhe verërat më të nxehta që e bëjnë bujqësinë më të vështirë, shumë po konsiderojnë mënyra më të qëndrueshme për të ushqyer popullsinë e botës. Përdorimi i plehrave organo-minerale mund të jetë një mënyrë për një bujqësi më të qëndrueshme.

Marrë nga VOA

plehra kimike angli

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë