LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar dhëmbët, ndërhyrja e gabuar që kryen mjekët dhe pasojat në shëndetin e pacientes

Nuk kemi të bëjmë me vizitë të bërë në një klinikë të përzgjedhur në mënyrë rastësore por me aty ku vetë Elvisa është paciente prej dy dekadash.

30 Maj 2025, 22:27 Nga r.ll
Shkoi për të rregulluar dhëmbët, ndërhyrja e gabuar
foto ilustruese

DURRËS- Elvisa është një zonje nga qyteti i Durrësit, rezidente në në Itali. Rreth një vit më parë, teksa ishte për disa ditë në vendlindje, ajo vendos të  kryejë një kontroll rutinë tek dentisti I familjes së saj pa imagjinuar aspak se ccfarë do të vinte më pas.

Nuk kemi të bëjmë me vizitë të bërë në një klinikë të përzgjedhur në mënyrë rastësore por me aty ku vetë Elvisa është paciente prej dy dekadash. Pas kontrollit, e reja mëson se ka dy problematika në gojën e saj. Terapia do të zgjaste rreth një vit, dhe në atë vizitë, pacientes iu shpjegua me të gjitha detajet nga ana e doktorit.

Këtu duhet të sqarojmë që Elvisa është infermiere në një spital italian dhe për shkak të punës me turne,  do ta kishte të pamundur që të ishte prezente në Durrës për të ndjekur periodikisht terapinë.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi në të vërtetë, do të kthehemi tek fillimi i historisë në një mbrëmje Maji të vitit të kaluar,kur Elvisa merr një mesazh nga dentisti i saj, përmes të cilit njoftohet për orarin e takimit të ditës së nesërme dhe gjithashtu mëson se procedurën me dhëmbët nuk do ta vazhdonte me të.

Pra, pacientja kontrollohet dhe konsultohet me doktorin, por më pas pa u pyetur aspak, rasti i delegohet një tjetër mjekeje... në këtë rast bashkëshortes.

Elvisa tregon se për procedurat asnjëherë nuk ka marrë një sqarim, dhe ndoshta këtu nis dhe gabimi saj si paciente. Ndërkohë, pas asaj dite situata e nuk ishte më njësoj... madje do të përkeqësohej.

Përveccse estetike, probleme i krijohen edhe me funksionimin e dhëmbëve.

Duke e parë që gjendja nuk po përmirësohej, pak ditë pas kësaj ndërhyrjeje, Elvisa telefonon klinikën.

Në të njëjtën ditë, e shqetësuar jo vetëm për gjendjen e gojës por edhe për indiferencën e mjekes, ElvisaI drejtohet një klinike dentare në qytetin e saj në Itali, poredhe aty gjërat nuk shkuan mirë.

Një rezultat që mesa duket dentistja nuk dëshiron ta pranojë si gabim, e aq më pak të sugjerojë ndonjë zgjidhje.

Madje sipas pacientes, edhe pse disa herë ka kërkuar të kontaktojë klinikën, përgjigjet kanë qenë të ftohta dhe të prera, duke I thënë se janë të zënë me punë dhe nuk kanë kohë ti përgjigjen, gjë që shihet edhe nga chatet e shkëmbyera.

Pra, e vetmja arsye për të cilën klinika komuniko disa kohë më vonë me pacienten, nuk ishte shëndeti i saj porlikujdimi total I pagesës, shumë e cila ishte plot 2250 euro.

Një përvojë e keqe, që i ka shkaktuar jo vetëm dëm fizik por dhe një dëm të madh psikologjik kësaj gruaje të re.

Ndaj në lidhje me këtë problem , tentojmë për rreth 1 javë të komunikojmë me mjekë specialist për të marrë një opinion rreth punës së këtyre dy mjekëve stomatologë, por përgjigjja e tyre është e ditur. Asnjë mjek nuk na jep një përgjigje.

Nuk flasin për punën e kolegëve. Një lloj solidariteti me të keqen, vetem sepse janë kolegë. Për fat të keq kështu funksionon ky vend, ku ata që ngrejnë zërin ndaj paaftësisë, quhen spiuna.

Sidoqoftë, pas shumë përpjekjesh, më në fund arritëm të intervistojmë një mjeke stomatologe, edhe ajo me kushtin që të mos identifikohej. e cila na sqaroi disa detaje të rëndësishme të asaj ccfarë ka gabuar dentistja në ndërhyrjen ndaj Elvisës.

Por pas një ekzaminimi më të hollësishëm te pacientes, kjo mjeke evidenton menjëherë problematikën e saj.

Në këtë moment gjendja e Elvisës duket se vë në pikëpyetje që dentistja të ketë kryer siç duhet këtë procedurë.

Sipas raportit të mjekëve italianë, pacientes i janë krijuar probleme nga ndërhyrja. Sipas mjekes shqiptare që intervistuam, proccedura e ndjekur ndaj Elvisës ka qenë e gabuar. Por sidoqoftë fjalën e fundit duhet ta thonë vetë protagonistët, të cilët në takimin e fundit e përcollën zonjën pa i dhënë asnjë zgjidhje për dëmin e shkaktuar.

Pra kjo dentiste pranon se ndërhyrja që klinika ka kryer ndaj pacientes I ka shkaktuar asaj probleme.

Ndaj ne vendosim të shkojmë me këtë klinikë për të pyetur mjekët përgjegjës mbi situaten e shkaktuar ndaj pacientes.

Doktori, titullar i klinikës, refuzoi që të jepte sqarime për problemet që i janë krijuar Elvisës nga ndërhyrja. Refreni i vetëm i tij, ishte kërko takim.

Doktori e mbylli telefonin pa mbajtur pergjegjesi per demin qe i kam shkaktuar Elvises. Ndersa vete ajo do ta ndjeke kete ceshtje ne rruge ligjore./ Piranjat.al

nderhyrje dentare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj