LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët, dhjetëra kandidatë ankohen: S'lejohen persona mbi 30 vjeç apo ata që mbajnë syze

Ky dhe disa kritere të tjera për gjendjen shëndetësore, mbajtjen e syzeve, tatuazhet apo edhe “besueshmëria”, ka skualifikuar qindra kandidatë, shumica e të cilëve të kualifikuar, që kishin mbaruar një universitet apo edhe ekselentë.

22 Mars 2023, 21:00 Nga DOSJA
Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët,
Foto Ilustruese

TIRANË- Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15 mars pranë çdo drejtorie për të dorëzuar dokumentet. Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ishin deri në 30 vjeç. Ky dhe disa kritere të tjera për gjendjen shëndetësore, mbajtjen e syzeve, tatuazhet apo edhe “besueshmëria”, ka skualifikuar qindra kandidatë, shumica e të cilëve të kualifikuar, që kishin mbaruar një universitet apo edhe ekselentë.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan dhjetëra persona, të cilët u ankuan për kriterin më përjashtues; mosha deri në 30 vjeç! Ky kriter është kundërshtuar edhe më parë nga një mori institucionesh, nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit apo edhe nga vetë Sindikata e Policisë së Shtetit. “Vendosja e moshës 30 vjeç është shkelje e hapur e ligjit dhe kushtetutës, i hiqet një e drejtë një qytetari që të konkurrojë edhe mbi moshën 30 vjeç” ka deklaruar më parë Satedin Fisha, kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit. Sipas tij, “janë kriteret e tjera, testimet fizike ato që bëjnë edhe përzgjedhjen e aftësive fizike që i ka çdo individ për të konkurruar, jo mosha”. Megjithatë, sërish Policia e Shtetit në njoftimin e shkurtit shkruan së kriter është mosha deri në 30 vjeç!

Ndërkohë, edhe rekrutimet në Policinë e Burgjeve kishin kriter moshën deri në 35 vjeç. Por, në një dalje publike, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e hoqi këtë kriter, duke i hapur rrugë kujtdo për të kandiduar. “Hoqën kriterin e moshës për pranime në Policinë e Burgjeve të kandidatëve deri në 35 vjeç. Ka vendime të Gjykatës Kushtetuese, asaj Europiane të Drejtave të Njeriut që përcaktojnë se kriteri i moshës është diskriminues. Kemi një numër shumë të madh vendesh të lira”, tha ministri Manja.

Fiks Fare u interesua në Policinë e Shtetit për këtë kriter, ku morëm përgjigje se vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme. Vetë Ministria e Brendshme pohon se janë “detyruar” nga ligji për Policinë e Shtetit. Pra, ka një përplasje mes tyre por që në fakt po dëmton qindra kandidatë të mundshëm për punonjës policie, tepër të kualifikuar, për t’u bërë pjesë e saj.

Pas këtyre përgjigjeve, kandidatët dhe gazetarët e Fiksit u interesuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’u regjistruar. Disa kandidatë që po plotësonin dokumentet pohojnë se mosha deri 30 vjeç është kriter thelbësor. Sipas tyre, nuk kandidojnë dot nëse janë mbi 30 vjeç. Nga ana tjetër, një punonjëse që pranon dokumentet, i thotë Fiksit se kriterin e moshës “e ka vendosur ministri i Brendshëm”.

Gazetarët e Fiks Fare bisedojnë me z. Robert Gajda, komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ai thotë se Komisioneri ka dalë me një vendim në vitin 2021 për kriterin e moshës, i cili është diskriminues. Më tej shton se “s’mund t’ua mohosh të drejtën për punësim personave mbi 30 vjeç dhe justifikimet e policisë së duhen të rinj bien poshtë për shkak se kandidatët i nënshtrohen testimeve teorike dhe fizike”.

Komisioneri shton më tej se, megjithëse janë një seri vendimesh që janë lënë në fuqi edhe nga gjykata, sërish Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit s’i kanë marrë parasysh, pasi edhe kriteret e pranimit në vitin 2023 janë të njëjta nga ato të mëparshmet, duke s’kualifikuar personat e kualifikuar edhe ekselentë.

Gajda pohon se janë edhe disa kritere të tjera të cilat janë diskriminuese, si kandidatët me syze. “Edhe këta kandidatë diskriminohen, pasi megjithë kualifikimet ata s’kualifikohen”, thotë ai.

Gjithashtu pohon se diskriminues është edhe kriteri i personave që kanë Hepatit B. Ligji i Policisë së Shtetit i ndalon kategorikisht, por nga një letër këmbim mes Komisionerit dhe ISHP-së sanksionohet se jo çdo person që mbart këtë virus mund ta përhapë. Ai thotë se s’mund të shkruash që s’kualifikohen këta persona, në një kohë që shkollat, institucionet e tjera publike s’kanë masa të tilla.

Ndër kriteret e diskutuara është edhe besueshmëria. Komisioneri ka marrë një vendim për një kandidat, i cili është s’kualifikuar për shkak se kur ishte 2 vjeç babai i tij ishte shoqëruar nga policia. Ndaj babait s’kishte asnjë arrestim, vendim gjykate dënimi. Por inspektori i zonës kishte shkruar se s’kualifikohej si i “papërshtatshëm”.

Marrë nga TOPCHANNEL

shkolla e policise policia e shtetit

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron