1 Shkurt 2023, 09:52
Nga F.M
Durim Bajramaj
VLORË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj tha se me shkrirjen e gjykatave të Apelit qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, ndërsa kostot e tyre do të shtohen. Në një prononcim për Report Tv, Barjamaj u shpreh se shkrirja e gjykatave do të sjellë problem të madh në shqyrtimin e dosjeve dhe qytetarëve do tu duhet shumë vite për të marrë drejtësi për një çështje të caktuar. Ai shtoi se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për hartën gjyqësore dhe paralajmëroi se mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse Kushtetuesja e lë në fuqi.
"Nga sot për qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, më shumë kosto për të marrë drejtësi. Duke parë që do ketë kosto, kërkohet një kohë e gjatë për të dhënë drejtësi është ajo frika që qytetarët do heqin dorë nga kërkimi për drejtësi dhe do i drejtohet rrugës tjetër, ajo që është edhe më e frikshme, ajo e vetëgjyqësisë. Një qytetar shqiptar nuk mund ta marrë drejtësinë pas 10 vitesh. Këtë shqetësim kemi ngritur ne. U kemi thënë që Shqipëria nuk është as Suedi as Danimarkë. Ata kanë kushte të tjera jetese. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka përgatitur kërkesë padinë dhe e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Presim ta marrë në shqyrtim. Po duke parë dhe duke bërë. Pasi të marim përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese mund t’i drejtohemi edhe Gjykatës së Strasburgut,"- tha Duraj.
Harta e Re Gjyqësore ka hyrë në fuqi sot. Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë. KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet. Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj. Numërohen 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi.
durim bajramaj harta e re gjyqesore
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 09:51
F.M
Naureda Llagami
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqsor, Naureda Llagami shtë shprehur se Harta e Re Territoriale do tu ofr...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 09:46
F.M
Lushnje
LUSHNJE- Një 39-vjeçar i identifikuar si Arkenant Maledhi është vënë në pranga pasi akuzohet se shiste kokain&...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 09:30
I.A
Kamerat
ELBASAN- Operacioni 'Fijet' ka vazhduar ditën e sotme në qarkun e Elbasanit. mësohet se janë kapur dhe hequr 37 kamera sig...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 09:08
F.M
Aksident në Lezhë
LEZHË- Një vajzë ka mbetur e plagosur pasi është aksidentuar teksa udhëtonte me makinë. Ngja...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 08:56
F.M
Policia greke
GREQI- Një 38-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet për vjedhjen...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 08:42
F.M
Elbasan
ELBASAN- Një banesë prej druri në pronësi të një gruaje me iniciale L. H., është shkrumbuar mëngjesin ...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 08:26
F.M
Harta Gjyqësore
TIRANË- Harta e Re Gjyqësore, e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, por hasi në kundërshti...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 08:19
I.A
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë sh...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 07:59
F.M
Moti i keq
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot i kthjellët dhe me alternime vranësirash ditën e sotme. ...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 00:13
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Është arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, i cili së bashku me një bashkëpunëtor kanë th...