LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA): Shqetësuese mungesa e fuqisë punëtore

Por nga anketimi rezulton se 70 përqind e tyre iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse do të zgjidhnin Shqipërinë përsëri për të investuar.

26 Maj 2023, 10:45 Nga k.m.
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri
Foto ilustruese

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, (DIHA-Deutsche Industrie und Handelsvereinigung in Albanien) publikoi të enjten, (25.05) rezultatet e anketimit vjetor për klimën e binesit dhe të investimeve në Shqipëri. Drejtori Ekzekutiv i DIHA, Bledar Mankollari, që prezantoi rezultatet në një konferencë për shtyp, tha se "pritshmëritë për situatën ekonomike në Shqipëri sinjalizojnë një pëmirësim të ngadaltë ndërkohe që mungesa e fuqisë punëtore mbetet shqetësim për biznesin.” Pjesa më e madhe e 44 bizneseve, anëtare të DIHA-s në Shqipëri, që morën pjesë në anketimin e sivjetëm e shohin mungesën e fuqisë punëtore si "rrezikun më të madh  për biznesin”

Anketim i sivjetshëm  zbuloi edhe që "disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar ka shënuar një rënie të dukshme gjate viteve të fundit në krahasim me vitet e kaluara kur ky faktor  renditej si më pozitivi në Shqipëri”.

Kjo shpjegohet menivelin e lartë të emigracionit gjatë viteve të fundit, që duket se ende nuk po bie”, konstaton DIHA në anketimn e sivjetëm.

Por nga anketimi rezulton se 70 përqind e tyre iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse do të zgjidhnin Shqipërinë përsëri për të investuar. Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, në fjalën e tij në prezantimin e gjetjeve të anketimit nga DIHA, vuri në dukje që "sipërmarrjet gjermanë vazhdojnë të tregojnë një interes të madh për rajonin. Sa më e mirë të jetë klima e investimeve, aq më shumë do të zgjedhin  Shqipërinë. Për këtë nevojitet veꞔanërisht siguri ligjore, konkurrencë e ndershme dhe rregulla transparente”, theksoi ai.

Siguria ligjore? Ligjet janë, mungon zbatimi

Siguria ligjore rreshtohet tek faktorët negativë që ndikojnë në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh, Drejtori Ekzekutiv i DIHA, Bledar Mankollari tha për DW, se "siguria ligjore nënkupton që qytetarët/bizneset të ndihen të sigurtë që të drejtat e tyre sipas ligjeve në fuqi do të mbrohen nga shteti”.

"Nuk është ndonjë surprizë, nëse them që shpesh ky nuk është rasti në Shqipëri. Thuhet shpesh dhe fatkeqësisht vijon prej vitesh të jetë e vërtetë që në Shqipëri nuk mungon baza ligjore madje një pjesë e madhe e ligjeve janë shumë të mira. Problem është zbatimi. Për sa kohë ka dallime mes bizneseve, ku disa trajtohen si më të privilegjuar, siguria ligjore do të vijojë të jetë një ndër faktorët që i bën bizneset të stepen, kur mendojnë të investojnë në Shqipëri”, thekson Mankollari për DW.

Konkurrenca jo e ndershme - faktor tjetër negativ

"Ajo e dëmton shumë biznesin dhe demotivon investitorët potencialë. Bizneset kur konsiderojnë një vend për të investuar, bëjnë një analizë të anëve pozitive dhe negative, të mundësive dhe rreziqeve që ai vend paraqet. Konkurrenca jo e ndershme dhe rregullat jo transparente konsiderohen si risqe serioze të të bërit biznes, sepse janë kosto që nuk mund të parashikohen asnjëherë saktë, por që nëse ndodhin, mund të sjellin probleme shumë serioze. Nga ana tjetër, jam i sigurtë që çdo hap pozitiv për të përmirësuar këta 2 faktorë, do të mund të sjellë rritje të konsiderueshme të interesit të investitorëve të huaj për Shqipërinë", tha për DW , Bledar Mankollari.

Faktorë më negativë, sipas anketimit të sivjetëm, vijojnë të jenë  mungesa e transparencës së tenderave publikë, lufta kundër kriminalitetit  dhe korrupsionit dhe siguria ligjore.

Faktorë pozitivë për të investuar në Shqipëri

Sipas rezultateve të anketimit të DIHA-s të tillë faktorë janë „ produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi  i tyre dhe kostoja e punës". Lidhur me situatën aktuale ekonomike në Shqipëri ajo vlerësohet „mirë" nga 18 përqind e të anketuarve, negativisht nga 45 përqind e tyre dhe  nga 36 përqind e kompanive vlerësohet "e kënaqshme".

Pritshmëritë për situatën ekonomike në Shqipëri nuk kanë ndryshuar nga ato të vitit të kaluar: 45 përqind e kompanive e vlerësojnë „të panmdryshuar",  25 përqind kanë pritshmëri se do të jetë më mirë dhe dhe 30 përqind e vlerësojnë negativisht. DIHA dhe 16 Dhoma gjermane të Tregtisë me Jashtë në rajonin e Europës Qendrore dhe Jug-Lindore realizuan  me kompanitë anëtare, anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.

Marrë nga DW

diha raporti i diha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet