14 Prill 2026, 14:56
Nga D.S

TIRANË- Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban njoftojnë se nga nesër do të reduktojnë me 40% numrin e mjeteve në qarkullim. Sipas tyre shkak është bërë mungesa e masave mbështetëse nga institucionet.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar ata theksojnë se, nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit dhe nuk ka pasur ndërhyrje për lehtësimin e kostove të sektorit, përfshirë taksat dhe TVSH-në. Shoqatat deklaron se, kjo është një masë e detyruar për shkak të vështirësive financiare dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim.
Njoftimi:
"Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban informojnë
qytetarët se, pavarësisht problematikës së ngritur prej javësh dhe takimit të zhvilluar më datë
01.04.2026 me institucionet përgjegjëse, deri në këtë moment nuk është marrë asnjë masë konkrete
mbështetëse për sektorin e transportit publik. Kështu konstatojmë se:
a) Nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, pavarësisht
kërkesës së përsëritur të operatorëve;
b) Nuk ka një vendim zyrtar apo plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare të sektorit;
c) Nuk është dhënë asnjë afat konkret për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse;
d) Nuk ka nisur asnjë proces për rishikimin e elementeve fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në
kostot operative (akcizë, taksë qarkullimi, TVSH).
Kjo mungesë reagimi dhe veprimi konkret ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve,
të cilët ndodhen tashmë në kushte tejet të vështira për të përballuar vazhdimin e aktivitetit. Për pasojë,
ju bëjmë me dije se, duke filluar nga nesër do të reduktojmë numrin e mjeteve në qarkullim duke
e ulur me 40% flotën në shërbimin e transportit publik, si një masë e detyruar për përballimin
e kësaj situate emergjente.
U bëjmë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe të parashikojnë kohën e udhëtimit, duke theksuar
se kjo situatë nuk vjen si rezultat i vullnetit të operatorëve, por si pasojë direkte e mungesës së
ndërhyrjes institucionale në kohë.
Shoqatat mbeten të hapura për dialog dhe bashkëpunim, por theksojnë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive.", thuhet në njoftim./Dosja.al
shoqata e transportit autobuset
Aktualitet
14 Prill 2026, 14:25
D.S
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Eduart Afmatajn, i akuzuar për vrasje...
Aktualitet
14 Prill 2026, 14:16
D.S
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për nisjen e pr...
Aktualitet
14 Prill 2026, 14:13
D.S
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), njoftoi të martën se e ka gjobitur Kompanisë ...
Aktualitet
14 Prill 2026, 13:27
D.S
Afrim Gashi
TIRAN- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi deklaroi se, autoritetet po punojnë dhe shumë shpejt ...
Aktualitet
14 Prill 2026, 12:56
D.S
TIRANË- Gjykata e Apelit ka dhënë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për shtetasin Isuf Hasa. Ai u shpall f...
Aktualitet
14 Prill 2026, 12:48
I.A
Jurgen Neza, Kevin Neza, Florian Sula dhe Hysen Neza
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja ditën e dj...
Aktualitet
14 Prill 2026, 12:12
I.A
Edi Rama
GREQI- Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka njoftuar se nuk merr pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës Shqiptare.
Në ...
Aktualitet
14 Prill 2026, 11:44
I.A
Tirane
TIRANË- Mediat amerikane i kanë bërë jehonë paralajmërimit të Departamentit Amerikan të Shtetit n...
Aktualitet
14 Prill 2026, 11:22
I.A
Policia
VLORË- 3 persona kanë kanosur me pistoletë një 35-vjeçar dhe tentuan ta nxirrnin me forcë nga automjeti i tij,...
Aktualitet
14 Prill 2026, 10:54
D.S
Eric Adams
TIRANË- Pasi mori shtetësinë shqiptare, ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams është regjistruar ...