8 Tetor 2022, 21:03
Nga k.m.
Endrit Dokle
TIRANË- Shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Endrit Dokle. Ka pasur dyshime se ai qarkullonte në mjetin e tij me persona që kanë precedentë penale, ndaj edhe mjeti i tij është ndaluar për verifikim. U zbulua se me të po udhëtonte Fatjon Murati. Emri i këtij të fundit ishte në listën e 6 personave ishin kërkuar të merreshin në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë Krujës.
Në listë bënin pjesë: Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja; Endrit Dokle; Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi. Po ashtu në listë për t’u marrë në pyetje ishin miqtë e Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi (Prendi).
Mirëpo, Policia nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, edhe pse deri më tani është bërë me dije se po merret në pyetje nga uniformat blu të kryeqytetit.
Një prej personazheve më të rëndësishëm të bandës së Durrësit, Endrit (Indrit/Diti) Dokle është liruar me shumë bujë nga burgu më 14 janar të vitit 2020. Ishte gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, ajo që mori vendimin, të cilin e arsyetoi me raportet e mira që ishin nisur nga Drejtoria e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës, por dhe se ai ishte penduar dhe tashmë i duhej të kujdeses për të atin që e kishte sëmurë. ‘Kapoja’ e bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me burg përjetë por koha e dënimit, i është ulur me 25 vite.
Së fundmi, emri i tij është përmendur sërish, por kësaj here për zhdukjen e Ervis Martinajt. Për zhdukjen e biznesmenit të Dokle është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, duke u distancuar nga zhdukja e tij që daton që prej 9 gushtit.
Endrit Dokle është marrë në pyetje pasi Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që 'zbërtheu' vrasje të ndodhura që nga viti 2012, tha se Martinaj i kishte ofruar një çek të bardhë në këmbim të 'kokës' së kreut të fraksionit të Bandës së Durrësit. Kjo dëshmi bëri që Martinaj të futej në listën e të shumëkërkuarve nga operacioni "Plumbi i artë", por pas muajsh kontrolle, familja e denoncoi të zhdukur.
fatjon murati endrit dokle shoqerohet endrit dokle
Aktualitet
8 Tetor 2022, 20:59
k.m.
I riu
TIRANË- Ëndrra e një 20-vjeçari në Shqipëri është të hapë një shtëpi bari. Emisioni &ld...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 20:53
k.m.
Pamje nga aksioni në Vlorë
VLORË- Dje ishin në Elbasan, sot Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Vl...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 20:32
k.m.
Foto ilustruese
Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në ...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 20:25
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Agjencia "UK Export Finance" dhe Bechtel do t'u prezantojnë furnitorëve të regjistruar në Britani mund...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 19:55
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Karabinierët e Compagnia Roma Cassia arrestuan një 37-vjeçar shqiptar, me dosje të pastër, pasi akuz...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 19:14
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 29 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Të dhënat i ka bërë me dije Ministria e S...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 18:16
k.m.
María Roces
María Roces ka një traumë shumë të madhe. Rezulton se ajo ishte "aq rehat" në Soto de Agues, në fs...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 17:06
k.m.
Foto ilustruese
RINAS- Një 47-vjeçar nga Anglia është vënë në hetim nga ana e Policisë së Shtetit, për ...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 16:43
k.m.
Pamje nga aksioni
FIER- 3 persona në Fier janë arrestuar pas operacionit policor ‘Bashkëpunimi’, ku brenda një lokali u zbu...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 16:36
k.m.
Zamira Vyshka
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, po zhvillon një hetim pasuror nda...