All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Hoxha: Martinaj vuri 600 mln euro pasuri nga bota e krimit, agjenti Lami është personi më i rrezikuar në vend

Gazetarja shkruan se Lami duhet shpëtuar në mënyrë që të zbulohet se kush janë personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

27 Gusht 2022, 12:08 Nga A.B
Hoxha: Martinaj vuri 600 mln euro pasuri nga bota e krimit, agjenti Lami
Anila
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha, deklaron se agjenti i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili është arrestuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinaj, “është personi më i rrezikuar në Shqipëri” dhe se atij e familjes i duhet siguruar mbrojtje, që “të zbërthehet” e të tregojë shefat e policët që janë ende në detyrë dhe punojnë për krimin.

Gazetarja shkruan se Lami duhet shpëtuar në mënyrë që të zbulohet se kush janë personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Hoxha shton se Lami nuk ishte ushtari më i rëndësishëm i Martinajt e se po ashtu, ai është në dijeni të policëve, prokurorëve e gjyqtarëve që paguheshin nga i shumëkërkuari.

SHKRIMI I PLOTË I ANILA HOXHËS: 

Nje deshmitar qe di kush jane shefat policore te krimit! Jeton Lami, oficer policie prane FAST ( njesia per te kapur te kerkuarit), eshte njeriu me i rrezikuar ne Shqiperi e po ashtu eshte Kutia e Pandores ku gjenden emrat e atyre shefave dhe policeve te korruptuar nga krimi i organizuar, qe i sherbejne dhe pastaj krekosen sikur po zbatojne ligjin. Jeton Lami i arrestuar per shperdorim detyre mbasi u zbulua qe shoqeronte dhe ekskortonte te shume kerkuarin Ervis Martinaj, dhe qe llogaritet se nga bota e erret vendosi nje pasuri gati 600 milione euro, aktualisht mbahet ne burgun e Shenkollit. Jeton Lami dyshohet se diten qe kaloi nga polic i thjeshte ne njesine operacionale, kaloi aty me nje vend pune te porositur nga Martinaj. Pra prej dy vitesh ai ka pare e degjuar dhe di aq shume emra policesh e shefash sa nese flet , do na shpetonte te gjitheve.

Ai duhet shpetuar e bashke me te ne kuptojme te verteten, se cilet jane ata shefa, zv shefa e police te tjere qe jane rekrutuar nga i shume kerkuari. Cilet jane ata qe vazhdojne te jene ne polici dhe qe realisht nuk jane me police, por kriminele qe shesin koleget dhe paguhen per informacione ne disa raste per ti thene te shume kerkuarit ‘ ik se erdhem” e ne shume raste te tjera per ta vene ne dijeni ” se pala kundershtare ne krim po e kerkonte ‘.

Cilet jane keta ushtare te krimit, keta te blere nga krimi? Jeton Lami eshte i rrezikuar nga koleget e tij te rekrutuar qe me siguri po ju dridhen kembet qe ai di disa gjera. Keshtu qe nje prokuror, Zoti e di kush eshte ai , le ta beje ate rruge Tirane – Shenkoll , te qendroje aty e te flase e ti jape besim nje ‘ ushtari te vogel;” , sepse do te kete dosjen me te madhe te krimit te organizuar ne Shqiperi.

Jeton Lami, eshte pak po re sigurte, qe sa kohe ishte perkrah nje te shume kerkuari , ai nuk ishte vetem dhe jo me i rendesishmi ushtar i tij. Ai di emra zyrtaresh policie qe jane paguar per te mbyllur nje sy per lojrat e fatit qe gelonin te organizuara nga kryeqyteti e ne cdo qytet per te informuar ne kohe e per tu bere zbor policeve te thjeshte , atyre te parekrutuarve. Dhe jo vetem

Se krimi i organizuar, ku palet luftojne njera tjetren, ka arritur ne nivele ku e ben luften permes policise, atyre te BLEREVE. Jeton Lami njeh police e prokurore e gjyqtare qe paguheshin nga Ervis Martinaj. Emra te atyre qe bene sikur nuk pane gje, mbasi nje oficer i RENEAS kur kontrolloi biznesin e te shume kerkuarit, mbas nje incidenti aty dhe mbasi kishte qelluar me shuplake Martinajn , u dorehoq nga detyra sepse dikush e tregoi emrin e tij.

Keshtu qe perpara se te jete shume vone, te dale dikush te ruaje nje ish polic TE CILIN nese egziston pak drejtesi dhe dikush qe e do kete vend ku jetojme , ta mbroje ate dhe familjen e tij. Derisa ai te thote KUSH JANE ATA TE SHITUR , te korruptuar dhe qe ne ju kemi lene drejtesine ne duar

PËRSE AKUZOHET LAMI?

Jeton Lami, efektivi i operacionales u la dy ditë më parë në 'arrest me burg' nga Gjykata e Kurbinit. Ai dyshohet se ai e ka transportuar me makinë disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër, të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”. Mbrëmjen e 5 gushtit, Lami ka dërguar Martinajn në një hotel në Durrës bashkë me një vajzë dhe e ka lënë aty. Të nesërmen është kthyer për ta marrë, i shoqëruar nga një tjetër person.

anila hoxha jeton lami

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit