LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Në kërkim babai i Florenc Çapjas! Iu gjet makinë e targa të vjedhura, policia: Siguroi mjete për vrasje

• Fejzullah Çapja, babai i Florenc Çapjas është shpallur në kërkim pasi dyshohet se po përgatitej të kryente një vrasje. Organi i akuzës arriti në këtë përfundim pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. • Brenda automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Policia e Shtetit kishte marrë informacionin se Florenc Çapja ishte kthyer nga Dubai në Shqipëri dhe për këtë arsye kishte shkuar të kontrollonte të gjitha pronat e familjes. Një prej tyre ishte edhe servisi në fjalë. • Fejzullah Çapja akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje". • Florenc Çapja, i cili në Shqipëri kërkohet për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarja e ndodhur në vitin 2012, në Dubai lëviz si një qytetar i lirë. Ai u prangos fillimisht dhe më 12 korrik të vitit të shkuar fitoi lirinë dhe madje rezulton i punësuar. • Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet si porositësi i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit. Në burg për vrasjen është xhaxhai i tij, Ardian Çapja. • Emri i Ardian e Florenc Çapjas doli pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi. Ky ka deklaruar se Ardian dhe Florenc Çapja kanë financuar vrasjen e Gentian Beqirit për t’u hakmarrë për vrasjen e Sokol Çapjas.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Alfa Romeo' tek Çapja, merret në pyetje dhe 'Rori', servisin ia bëri dhuratë Bledar Muça që u vra në Belgjikë

Në kërkim babai i Florenc Çapjas! Iu gjet makinë e targa
Bledar Muça

ELBASAN- Në pyetje në lidhje me mjetin ‘Alfa Romeo’ që u gjet sot në servisin në pronësi të Fejzullah Çapjas është marrë edhe një person i njohur si ‘Rori’. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se këtij të fundit, Fejzullah Çapja ia kishte lënë me qira ambientin, por muaj më vonë, ‘Rori’ ia kishte ridorëzuar dhe aktivitetin e tij e kishte shpërngulur në një tjetër pikë. Sipas Qynos, policia ka ushtruar kontroll në banesën dhe servisin tjetër të “Rorit”, por nuk është gjeyur asnjë send i paligjshëm..

Më parë kjo pronë i përkiste Bledar Muçës, i vrarë në muajin janar 2022 në Belgjikë. Muça e përdorte si servis dhe parkim për shitjen e automjeteve dhe pak muaj para se të vritej ia dhuroi këtë pronë, Fejzullah Çapjas.

Ky i fundit u shpall sot në kërkim pasi dyshohet se po përgatitej të kryente vrasje. Kjo pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Brenda automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Fejzullah Çapja akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje".

3 VITE ME PARE

FOTO- Brenda servisit të Fejzullah Çapjas, ku u gjet ‘Alfa Romeo’ i vjedhur në Kavajë

Në kërkim babai i Florenc Çapjas! Iu gjet makinë e targa
Servisi i Fejzullah Çapjas

ELBASAN- Ky është servisi i Fejzullah Çapjas, babait të Florenc Çapjas, i cili u shpall sot në kërkim nga Policia e Shtetit. Fejzullah Çapja u shpall në kërkim pasi dyshohet se po përgatitej të kryente një vrasje. Organi i akuzës arriti në këtë përfundim pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019.

Në kërkim babai i Florenc Çapjas! Iu gjet makinë e targa
Servisi i Fejzullah Çapjas

Brenda automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Fejzullah Çapja akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje".

3 VITE ME PARE

VD/ RENEA aksion në Elbasan, prej më shumë se 24 orësh në kërkim të Fejzullah e Florenc Çapjas

Në kërkim babai i Florenc Çapjas! Iu gjet makinë e targa
RENEA në Elbasan

ELBASAN- Forcat e repartit Renea vijojnë të jenë në Elbasan dhe po ushtrojnë kontrolle. Lajmi se Florenc Çapja është kthyer nga Dubai në vendlindje i ka çuar në qytetin ku dhe jeton 40-vjeçari. Ata kanë nisur kontrolle për gjetjen e Çapjas e të babait të tij, Fejzullah Çapja që sot u shpall në kërkim nga policia e Shtetit.

Ai dyshohet se po përgatitej të kryente një vrasje. Organi i akuzës arriti në këtë përfundim pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Brenda automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Ai akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje".

3 VITE ME PARE

DETAJI/ U gjet tek Çapjat, ‘Alfa Romeo’ do përdorej në vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, planin e rrëfeu Dumani

Në kërkim babai i Florenc Çapjas! Iu gjet makinë e targa
Nuredin Dumani dhe Sokol Sanxhaktari

TIRANË- Makina e gjetur në servisin në pronësi të babait të Florenc Çapjas, Fejzullah Çapja dyshohet se do të përdorej për të vrarë Sokol Sanxhaktarin. Elton Qyno, shkruan për OraNews se makina tip Alfa Romeo e cila është gjetur në servisin e Çapjave besohet se është i njëjti mjet për të cilin Nuredin Dumani ka rrëfyer se do përdorej për të vrarë Sanxhaktarin.

Çfarë rrëfeu Nuredin Dumani për planin për të vrarë Sokol Sanxhaktarin?

Nuredin Dumani ka pasur në ngarkim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Në rrëfimin e tij në SPAK si i penduari i drejtësisë, Dumani tregon se Florenc Çapja, i kishte premtuar 200 mijë euro për eliminimin e Sanxhaktarit. E donte të vrarë pasi dyshonte se kishte lidhje me Suel Çelën. Por bashkë me Dumanin, për këtë ngjarje është rrëfyer edhe Henrik Hoxhaj, ndërsa të përfshirë kanë qenë edhe Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri.

"13.1 Lidhur me këtë fakt janë marrë deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani i cili ka shpjeguar se i është kërkuar nga shtetasit Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri, që të godiste shtetasin Sokol Sanxhaktari për një shumë prej 200,000 euro, pasi ai ishte lidhje e Suel Çelës."-thuhet në dosje.

Në rrëfimin e tij, Henrik Hoxhaj tregoi se porosia për Sanxhaktarin ishte marrë ‘porosia’ para se të ndodhte vrasja e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, që u eliminuan në vitin 2020. Ai tregon se Sokoli nuk lëvizte kurrë vetëm, pasi me vete kishte gjithmonë një person të armatosur që i mbronte “krahët”.

“E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin,”-tregon ai. Megjithatë vrasja nuk ndodhi, për arsye që nuk bëhen me dije as nga Dumani dhe as nga Hoxhaj.

Sanxhaktari është në burg, pasi më 30 korrik 2020, ku vrau në lokal shokun e tij të fëmijërisë, Florian Lamçja. Për vrasjen, Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg Sokol Sanxhaktarin dhe Ardiano Hajdarin, të akuzuar për vrasjen e shokut të tyure Florian Lamçja në një lokal në Elbasan në 30 korrik 2020. Ndërkohë me 5 vite burg janë dënuar Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, të akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Çfarë ndodhi sot?

Fejzullah Çapja, babai i Florenc Çapjas është shpallur në kërkim pasi dyshohet se po përgatitej të kryente një vrasje. Organi i akuzës arriti në këtë përfundim pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Brenda automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Policia e Shtetit kishte marrë informacionin se Florenc Çapja ishte kthyer nga Dubai në Shqipëri dhe për këtë arsye kishte shkuar të kontrollonte të gjitha pronat e familjes. Një prej tyre ishte edhe servisi në fjalë. Dyshohet se Fejzullah Çapja ka qenë bashkëpunëtor i të birit Florenc Çapjas në kryerjen e shumë veprave penale si vrasje, atentate, plagosje apo edhe vepra të tjera penale në emër të tij. Ai akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje".

3 VITE ME PARE

'Florenc Çapja është kthyer nga Dubai', informacioni i marrë i çoi në servisin e të atit

Në kërkim babai i Florenc Çapjas! Iu gjet makinë e targa
Florenc Çapja

TIRANË- Florenc Çapja dyshohet të ketë ardhur nga Duabi në Shqipëri. Ky informacion për kthimin në atdhe të një prej më të shumëkërkuarve në Shqipëri ka bërë që Policia e Shtetit të ushtronte kontrolle në këtë gjitha pronat e familjes. Një prej tyre që është kontrolluar ka qenë edhe servisi i Fejzullah Çapjas, babait të Florencit.

Brenda servisit u gjet një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Në mjet u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Fejzullah Çapja u shpall në kërkim. Ai akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", pasi dyshohet se po përgatitej për kryerjen e një vrasjeje.

3 VITE ME PARE

Ndihmoi djalin? Aksioni në Elbasan, shpallet në kërkim i ati i Florenc Çapjas

Në kërkim babai i Florenc Çapjas! Iu gjet makinë e targa
Florenc Çapja

ELBASAN- Babai i Florenc Çapjas, Fejzullah Çapjas është shpallur në kërkim nga policia e shtetit. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Elbasan ushtruan kontroll në lagjen Emin Matraxhiu, në servisin e 64-vjeçarit, aty ku u gjetën mjet me targa të vjedhura dhe fishekë ushtarakë. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të Çapjas të kërkuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.

Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. 

Dyshohet se 64-vjeçari ndihmonte të birin në aktivitetin kriminal, ndaj Fejzulla Çapjas janë ngritur 3 akuza, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

3 VITE ME PARE

Aksion në Elbasan/ Policia futet në servis, gjen targa e mjet të vjedhur, pronari shpallet në kërkim

Në kërkim babai i Florenc Çapjas! Iu gjet makinë e targa

ELBASAN- Policia ka shpallur në kërkim Fejzullah Çapjën, babain e Florenc Çapjas. Në servisin e 64-vjeçarit është gjetur mjeti tip “Alfa Romeo”, i cili rezulton se ishte vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill të vitit 2019. Brenda mjetit u gjetën edhe 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular. Në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, Çapjas për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të atyre të ndodhura më parë. Sekuestrohen një automjet i vjedhur, 2 targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e Policisë. Shpallet në kërkim pronari i servisit ku u gjetën automjeti, targat e vjedhura dhe fishekët luftarakë. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, dokumentimin e veprimtarisë së grupeve kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Elbasan ushtruan kontroll në lagjen Emin Matraxhiu, në servisin në pronësi të shtetasit F. Ç, 64 vjeç, me qëllim kapjen e personit të kërkuar F. Ç. (djali i 64-vjeçarit) Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të shtetasit të kërkuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.

Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit F. Ç., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe SPAK, vijon puna për dokumentimin e veprave penale të grupeve kriminale.

fejzullah capja florenc capja shpallet ne kerkim fejzullah capja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet