LIVE UPDATES
Aktualitet

"Lena ishte masakruar", efektivi jep detaje nga atentati në Vlorë: Killerat në treg s'i pengon as blindi

E njëjta gjë, nga vrasës profesionistë u përsërit edhe në episodin e 24 korrikut, një krim i klasifikuar si mafioz dhe me vrasës të paguar.

20 Gusht 2022, 13:45 Nga DOSJA
"Lena ishte masakruar", efektivi jep detaje nga atentati në
Makina e Shpati Lenës e Hakim Xhezos

VLORË- Nuredin Dumani ka zbuluar vetëm 1% të vrasjeve me pagesë që ndodhin në Shqipëri. Të gjitha vrasjet e kësaj vere të ndodhura në vend dhe që janë të pazbardhura dyshohet se janë kryer nga vrasës me pagesë, gjurmët e të cilëve kanë avulluar si me magji.

Dhe teksa policia tregon se është në krye të detyrës duke shpërndarë njoftime për arrestime të zakonshme, vrasja e Briland Martinaj, Diklent Vataj dhe Besmir Hoxhaj  ka dyshime të forta se u zbatua nga vrasës profesionistë, të egër dhe që qëllojnë me vendosmëri në udhëtim e sipër- thotë një nga kriminalistët e policisë së shtetit.

E njëjta gjë, nga vrasës profesionistë u përsërit edhe në episodin e 24 korrikut, një krim i klasifikuar si mafioz dhe me vrasës të paguar.

Një skenë preçise krimi u përshkrua nga policia për Gazetasi.al vendngjarja ku u vra Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi. Një burim shumë i sigurt pohon për gazetën se objektiv ka qenë i mbijetuari Brahimi që po udhëtonte me makinë të blinduar dhe që sidoqoftë nuk e parandaloi dot rënien në grackën e vrasësve që sakaq po e prisnin me armë kallashnikov.

Ka qenë ora rreth 21:20 minuta kur persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi.
Ka qenë ora rreth 21:20 minuta kur persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi.

Për krimin e ndodhur në zonën e Milotit policia nuk heq dorë nga bindja se të dyja krimet e sipërpërmendura kanë lidhje me njëra tjetrën dhe se vrasësit me pagesë që sigurohen lehtësisht dhe që variojnë nga moshat 24 vjeç deri në 40 qëllojnë brutalisht mbi objektivin duke lënë pas viktima, gëzhoja, makina të djegura dhe sidomos një policie që për të mbytur frikën e pasigurisë së krimeve në vende publike, reagon duke publikuar aksione periferike.

Vrasësit me pagesë u rikthyen sipas burimeve të Gazetasi.al në qytetin e Vlorës, aty ku me informatorë e bashkëpuntorë ndoqën dy shënjestrat e radhës dhe që u qëlluan në ecje e sipër. Grupi i hetimit i tha gazetës se sekuestroi në vendngjarje 20 copë gëzhoja.

Dy të vrarët Geno Lena dhe Hakim Xhezo, vëllai i një të burgosuri për një tjetër vrasje në Vlorë gjatë u përshkruan nga policia si të bërë shoshë nga plumbat. ‘një skenë që gjatë kqyrjes së kufomave do të mbetet e paharruar”  i tha një oficer policie Gazetasi.al ku dhe shpjegoi se në trupin e Geno Lenës ai ishte masakruar komplet në kokë e po ashtu edhe ne qafë  dhe në krahun e djathtë.

Edhe i ndjeri Hakim Xhezo i moshës 33 vjeç që gjendej në makinë me të kishte të njëjtat plagë precise të qitura direkt e në kokë- thotë i njëjti burim policor që shton se kjo saktësi i bind hetuesit se bëhet fjalë për qitës profesionistë dhe me pagesë.

“Kanë qëlluar në ecje e sipër paralel, as që kanë ndaluar dhe as që kanë bërë ndonjë gabim të mundshëm që do na ndihmonte në zbardhjen e krimit”, shton policia e Vlorës për Gazetasi.al. Burimet i thonë gazetës se mjeti i vrasësve   u vodh në datën 29 qershor të këtij viti në aksin rrugor Durrës- Tiranë.

‘Automjeti që përdorën vrasësit u denoncua në policinë e Vorës nga pronari i saj shtetasi D. V”,  theksojnë burimet e sigurta të Gazetasi.al që  përshkruajnë se gjatë kqyrjes së mjetit të djegur tip BMV  u gjetën tre armë krejtësisht në flakë.

Policia duke nxjerrë viktimat nga makina pas atentatit në Vlorë. Gazeta "Si", 18 gusht 2022
Policia duke nxjerrë viktimat nga makina pas atentatit në Vlorë. Gazeta "Si", 18 gusht 2022

“Të tria armët janë automatik model 56 , kalibri 7.62 mm me numra 954..., po ashtu u gjet një targë automjeti e vjedhur dhe një krehër automatiku model 56 i boshatisur” shtojnë ekspertët.

“Në brendësi të mjetit të vrasësve u gjetën gëzhoja dhe krehër arme me kapacitet 30 fishekë”. Por pikërisht ky krim hapi luftën midis policisë dhe prokurorisë. Duke tentuar të justifikohet se njëri nga viktimat kishte qenë i arrestuar për armë mbajtje dhe se prokuroria e kishte liruar dhe konkretisht shtetasi Geno Lena, jo zyrtarisht prokuroria reagon ashpër për Gazetasi.al.

‘Ky informacion i shpërndarë me keqdashje është i pavërtetë. Viktima nuk është arrestuar dhe as ishte referuar për armë mbajtje, por për përkrahje të personit në kërkim- deklaron njëri nga prokurorët e qytetit bregdetar. Në atë kohë Geno Lena i njohur me emrin tjetër (që e ndryshoi ) si Shpati Lena u arrestua së bashku me Eduart Xhezon mbasi ky i fundit qëlloi për vdekje shtetasin Arben Beqiraj, i njohur së fundmi si biznesmen.

Ndonëse vrasja u motivua për shkak të zhurmës që shkaktonte kali, autoritetet nuk arritën asnjëherë që të vërtetojnë edhe pista të tjera të mundshme që u përfolën në qytet duke marrë shkas nga profili i secilit”. Grupi i hetimit i thotë Gazetasi.al se pista kryesore është ky krim i 2019, dhe paraprakisht ata shprehen se janë të bindur se edhe në këtë çështje janë pajtuar vrasës me pagesë.

Marrë nga Gazetasi

shpati lena hakim xhezo vrasje e dyfishte ne vlore


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet