LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpërthimi i hotelit në Sarandë/ Gazetarja Lala: Tritoli dyshohet se është vendosur nga ekspertë! Çabiri largoi pastruesen dhe preu 3 bileta për në Angli

Klodiana Lala tha se nga ngjarja bie në sy fakti se vendosja e tritolit është vënë nga ekspertë. Sipas saj, në kolonat e katit të parë të hotelit janë vendosur 50 kg tritol dhe se për këtë sipas autoriteteve personat që e kanë vendosur janë ekspertë. 

14 Shkurt 2023, 21:39 Nga k.m.
Shpërthimi i hotelit në Sarandë/ Gazetarja Lala: Tritoli dyshohet
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur për shembjen e hotelit me tritol në Sarandë, duke u shprehur se për vendosjen e eksplozivin autoritetet dyshojnë se kanë vepruar ekspertë. Në fjalën e saj në emisionin "Open", Klodiana Lala tha se nga ngjarja bie në sy fakti se vendosja e tritolit është vënë nga ekspertë. Sipas saj, në kolonat e katit të parë të hotelit janë vendosur 50 kg tritol dhe se për këtë sipas autoriteteve personat që e kanë vendosur janë ekspertë. 

Po ashtu, Klodiana Lala shtoi se Sotir Çabiri dyshohet se është një nga autorët sepse në javët e fundit ka qëndruar vetëm në hotel dhe i ka thënë pastrueses se nuk ka përse të qëndrojë në punë dhe një ditë para ngjarjes ka prerë tri bileta për t'u larguar drejt Britanisë së Madhe.

“Në vendin tona shumë ngjarje kriminale, duket se ngjarje të tilla kanë kaluar pa vëmendje. Por është një ngjaje në kufijtë e aktit terrorist, duhet të jemi mirënjohës që nuk ka viktima, sidomos me atë sasi tritoli që është përdorur. Mendoj që policia e Vlorës duhet të shkojë më tej për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Përse dyshohet Sotir Çabiri. Rezulton që sasia minimale ka qenë 50 kg jo as sa është thënë në fillim. Në të gjitha kolonat e katit të parë janë vendosur 50 kg tritol. Sotir Çabiri dyshohet se është një nga autorët sepse në javët e fundit ka qëndruar vetëm në hotel dhe i ka thënë pastruese se nuk ka përse të qëndrojë në punë sepse nuk ka njerëz duke e përzënë në këtë mënyrë. Një ditë para ngjarjes ka prerë tri bileta drejt Britanisë së madhe. Diku rreth orës 5 të mëngjesit ai ka dalë dhe ka nxjerrë nga atje disa sende, përfshirë edhe një tv të shtrenjtë, është rikthyer sërish dhe në vetë, dy minuta përpara se të ndodhte shpërthimi ai është larguar nga hoteli. Kanë qenë ekspertë personat që kanë vendosur eksplozivin, kjo është arsyeja përse dyshohet se është edhe një tjetër person. Ka punuar në mënyrë të tillë si të ishte ekspert. Në pjesën pas dyshohet që në atë mënyrë të kenë hyrë edhe bashkëpunëtorë. Deri në afërsi të Portit ka pasur dëmtime të fasadave të hoteleve dhe ka qenë një fat i madh që nuk ka pasur njerëz duke lëvizur,”- ka thënë gazetarja Lala.

Gjithashtu theksoi se ngjarje duhet hetuar se kush ka bashkëpunuar me Sotir Çabiri.

“Është dëshmia e pastrueses që nuk ka qenë në punë gjatë gjithë javës. Por për të montuar 50 kg tritol në kolona që janë beton, nuk është konstatuar asgjë. Si ka mundësi që Sotir që ka qenë gjithë javën në hotel nuk ka konstatuar asnjë mjet për hapjen e vrimave. Pamjet filmike, dhe të dhënat e siguruara përmes dëshmitarëve, ka të dhëna. Fakti që ka qëndruar një javë dhe shkonte në orën dy dhe dilte të nesërmen në orët e para të mëngjesit. Si ka mundësi që nuk është konstatuar në asnjë moment që ka pasur tentativa për të hapur vrima për tritoli. Pra çështja është a do të arrijë grupi hetimit t’i japë përgjigje,”-shtoi ajo.

klodiana lala

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës