LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëri dhe BE, si e përshkruan Rama frustrimin e tij me dy vepra të 'absurdit'

Dy vepra letrare të artit absurd ka zgjedhur Rama për të përshkruar situatën e vendit tonë dhe BE-së. Nëse absurdi është simbol i zgjedhur për të përshkruar marrëdhënien e Shqipërisë me BE, apo janë veprat në vetëvete ato që e përshkruajnë frustrimin e Ramës në përballje me muret e Brukselit.

19 Korrik 2022, 17:55 Nga k.m.
Shqipëri dhe BE, si e përshkruan Rama frustrimin e tij me dy vepra
Edi Rama

TIRANË- Godoja erdhi! Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë gjithë procesit të integrimit me Bashkimin Europian e ka kthyer në pasqyrë të veprës ”Duke pritur Godonë”. Madje ishte shprehur se ai vetë me ish-homologun maqedonas, Zoran Zaev ishin lexuesit më të mëdhenj të autorit të veprës, Samuel Beckett. Në çdo reagim, në çdo dalje të tij publike, Rama përmendte veprën që shënoi historinë e artit dhe literaturës botërore, por duke fshehur pas saj ironinë.

“Mendoj se unë dhe Zorani jemi lexuesit më të mëdhenj të Samuel Beckettit, në pritje të Godosë. Në të kundërt të krijesave të Samuel Beçket, Vladimir dhe Ekstragon, ne nuk po presim, por po ecim përpara për ta bërë Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut shtete europiane, çfarë mund të bëjmë më shumë. Ne e duam BE, ata na thuan ju duam, por s’janë gati të martohen, ne po shijojmë lirinë,”- thoshte Rama.

Drama “Duke pritur Godonë” e nobelistit të vitit 1969, e cila më vonë u bë e njohur si teatri i absurdit është vepër shumëdimensionale dhe aktuale në çdo kohë. Aktuale dramën e Beckett-it pritja…pritja e diçka. Estragoni dhe Vladimiri, dy personazhet e librit janë në pritje të Godosë. Për Godonë nuk di askush asgjë. Ata nuk e njohin atë, nuk e dinë kur do të vijë as ku do të vijë, madje as nuk e dinë si duket, por e presin të vijnë. Për Estragonin dhe Vladimirin vetëm shpresa që Godo do të vijë nesër është kuptim i pritjes. Ndaj dhe presin. Jetojnë me frikën Godo s’do të vijë kurrë por me shpresën se ai do të vijë së shpejti.

Por sot Rama ka zgjedhur një tjetër vepër për të treguar mundimin për të arritur deri në këtë pikë. Sërish absurd!

“Të gjithë e dimë se rruga jonë për të qenë këtu, nuk ka qenë e lehtë. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtete, mes punës së palodhur, vlerësimeve, pritshmërive, premtimeve të pa mbajtura dhe rinisjeve të mundimshme. Një histori e rrokullisjes së një guri në kodër dhe rënies. E përpjekjes për të arritur majën dhe kthimit poshtë herë pas herë ashtu si në Mitin e Sizifit, por ne vazhduam të ecnim përsëri e përsëri, duke mos e humbur besimin tonë edhe kur u përballëm me dhimbjen e fundit të shuplakës së padrejtë në fytyrë. Lajmi i mirë është se ne mbaruam më Samuel Beckett. Më lejoni të citoj këtu Albert Camus nga kryevepra e tij “Miti i Sizifit”, për të shprehur më mirë thellësinë e besimit tonë dhe forcën e bindjes sonë në Europë, pavarësisht armiqësive të viteve të fundit. Atë që unë besoj së është e vërtetë, me duhet ta ruaj, atë që me duket kaq e qartë edhe kundër meje, më duhet ta mbështes,”-tha Rama sot.

Perënditë e kishin dënuar Sizifin të ngjisë papushim një shkëmb në majë të një mali, nga ku guri rrokullisej vetvetiu. Ato kishin gjykuar me të drejtë se nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e padobishme dhe e pashpresë. I dënuar të ngjisë përgjithmonë një gur të madh në një kodër të pjerrët, Sizifi shpreson gjithmonë. Shpresa është e vetmja gjë që e mban, e mban për t'ia dalë mbanë!

Dy vepra letrare të artit absurd ka zgjedhur Rama për të përshkruar situatën e vendit tonë dhe BE-së. Nëse absurdi është simbol i zgjedhur për të përshkruar marrëdhënien e Shqipërisë me BE, apo janë veprat në vetëvete ato që e përshkruajnë frustrimin e Ramës në përballje me muret e Brukselit.

Veçse tani, fundin ia dimë. Godoja erdhi, Sizifi u çlirua nga mallkimi…

edi rama duke pritur godoine miti i sizifit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet