LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëri, ekspertët: Dukuritë natyrore janë bërë më agresive në dekadën e fundit

Sipas raportit vjetor të Rrezikut Botëror 2021 bazuar në ekspozimin dhe cënueshmërinë për 181 vende në botë Shqipëria ka një indeks me rrezikshmëri të lartë dhe renditet e para në Evropë dhe e 61-ta në botë.

5 Shkurt 2023, 19:52 Nga I.A
Shqipëri, ekspertët: Dukuritë natyrore janë bërë
Foto Ilustruese

TIRANË- Ndryshimet klimatike po bëhen më të ndjeshme në Shqipëri vitet e fundit, sidomos gjatë stinës së dimrit. Disa rreziqe natyrore që lidhen kryesisht me përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, po sjellin gjithnjë e më shumë pasoja. Në Qarkun e Gjirokastrës krahas dëmtimeve në akset rrugore, dukuritë natyrore rrezikojnë hera-herës edhe zona të banuara.

Pamjet me dron tregojnë se shtrati i këtij përroi malor në zonën e Grehotit në Gjirokastër, po e rrit rrezikun, jo vetëm për segmentin rrugor që lidh qytetin me këtë zonë të banuar, por edhe për vetë shtëpitë e banorëve të ndërtuara vite më parë, pa një plan studimor, në një zonë informale. Dukuri të tilla dëshmojnë se ndryshimet klimaterike janë bërë më të ndjeshme, sidomos gjatë stinës së dimrit, thotë inxhinieri hidroteknik, Vangjel Muço.

"Pasojat e rreziqeve natyrore në zonën e Luginës së Drinos varen nga dukuritë natyrore që dhjetëvjeçarin e fundit janë bërë më agresive. Reshjet e shiut janë më intensive këto vitet e fundit dhe bien në një periudhë më të shkurtër në krahasim me periudhat shumëvjeçare të viteve të tjera ku ky fenomen i reshjeve shpërndahej në kohë.

Zoti Muço sjell në vëmendje pasojat që po shfaqen nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.

“Jo vetëm në këtë qark por edhe më gjerë kemi rrëshqitje malore, kemi rrëshqitje në territore ku kalojnë rrugët nacionale, urbane dhe rurale, kemi dhe erozion të dukshëm të tokave ku kalojnë shtretet e lumenjve. Edhe në territore të ndërtuara urbane janë shfaqur kohëve të fundit rrëshqitje të terreneve që cënojë objekte banimi”.

Krahas dukurive natyrore që janë bërë më ekstreme një tjetër faktor që po rrit pasojat është mungesa e vëmendjes për programet e mirëmbajtjes, thotë inxhineri që ka një përvojë të gjatë me veprat hidrike.

“Mirëmbajtja dhe shtimi i veprave për të eleminuar fenomene të tilla ka qenë jashtë qendrës së vëmendjes nga organzimat përkatës, nga instancat që janë përgjegjëse për trajtimin e territorit në drejtim të konsolidimit të tij për të mos u prekur nga kqto dukuri.”

Qeveritë vendore thotë më tej zoti Muço duhen mbështetur. Reforma territoriale vertet u bë, thotë ai, por nuk ka siguruar mbështetje të mjaftueshme me mjete dhe financime për të përballuar situata të tilla.

Zoti Muço vlerëson faktin se qeveritë vendore luajnë një rol në ndërhyrjet e emergjencës, por sipas tij duhet të kenë fuqi dhe kapacitete për t`i përballuar këto dukuri në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Unë vë re që pushteti lokal sa herë shfaqen emergjenca natyrore i merr masat, organizohet me aq fuqi sa ka për të mos pasur një përkeqësim të stiuatës dhe një zgjatje të asfiksië qoftë të trafikut apo të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Një nga pjesët e territorit që po i ndjen më shumë pasojat e rrëshqitjeve është infrastruktura rrugore. Shpesh dëmet nga rrëshqitjet nuk rikuperohen, siç është zona në aksin Levan -Tepelenë ku një segment i shkurtër i pushtuar nga gurët ka gati 5 vite në atë situatë.

Dimri i këtij viti ka sjellë pasoja nga rrëshqitjet për dy segmente rrugore atë Gjirokastër -Këlcyrë dhe aksin e ri rrugor Kardhiq -Delvinë, thotë Aristotel Noni, inxhinier në Autoritetin Rajonal të Rrugëve në Gjirokastër.

Po punojmë në dy fronte, në aksin rrugor Kardhiq- Delvinë dhe në një segment në Këlcyrë i prekur nga shkarjet. Në aksin e ri Kardhiq Delvinë si rezultat i paqëndrueshmërisë gjeologjike të skarpateve ku kalon rruga kemi pasur rënie dherash, depozitimesh të ngurta”, etj.

Zoti Noni thotë më tej se duhet mëshuar fort në investimet dhe programet e parandalimit dhe mbrojtjes nga dukuritë ekstreme natyrore, pasi pasojat e shtohen dhe më pas kërkohen financime shumë më të mëdha. Ai përmend në keto investime sistemin e pritave malore, pyllëzimin dhe masat mbrojtëse me mure mbajtëse, ndaj erozionit.

Sipas një Raporti të Bankës Botërore që i referohet Bazës së të Dhënave Ndërkombëtare të Fatkeqësive në Shqipëri gjatë viteve 1979-2019, përmbytjet përbënin pjesën më të madhe të fatkeqësive natyrore rreth 38%, të ndjekura nga tërmetet me rreth 15%.

Sipas raportit vjetor të Rrezikut Botëror 2021 bazuar në ekspozimin dhe cënueshmërinë për 181 vende në botë Shqipëria ka një indeks me rrezikshmëri të lartë dhe renditet e para në Evropë dhe e 61-ta në botë. Përmbytjet sipas raportit shkaktojnë çdo vit një dëm që mesatarisht arrin deri në 50 milionë dollarë, si dhe ndikim në Prodhimin e Brendshëm Bruto prej 200 milionë dollarësh, duke prekur mesatarisht rreth 50,000 njerëz çdo vit.

Marrë nga VOA

vangjel muço

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet