All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Shqipëri, gratë në krye të bashkive një rrugëtim me sfida”, VOA: Kodi nuk parashikon kuota gjinore

Në Shqipëri roli i gruas në vendimmarrje është rritur gjatë viteve të fundit, por sërish sfidat mbeten të shumta sidomos kur bëhet fjalë për drejtimin e pushtetit vendor. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në vitin 2008 dhe vitin 2015 parashikojnë 30% gra në listën e kandidatëve për deputetë dhe 50 % në listën e këshilltarëve bashkiakë.

21 Dhjetor 2022, 20:14 Nga A.B
“Shqipëri, gratë në krye të bashkive një
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Në Shqipëri, roli i grave në vendimmarrje ka ardhur duke u përmirësuar, si pasojë e disa ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kur bëhet fjalë për parlamentin dhe këshillat bashkiakë, por në drejtimin e pushtetit lokal përfaqësimi i tyre është ende i ulët. Kodi nuk parashikon kuota gjinore për drejtimin e pushtetit vendor, dhe aktualisht vetëm 13% e bashkive drejtohen nga gra. Zgjedhja e tyre dhe puna në krye të bashkive, në 3 dekada është shoqëruar me sfida dhe vështirësi të shumta, si pasojë e mentalitetit patriarkal në politikë dhe shoqëri.

Në Shqipëri roli i gruas në vendimmarrje është rritur gjatë viteve të fundit, por sërish sfidat mbeten të shumta sidomos kur bëhet fjalë për drejtimin e pushtetit vendor. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në vitin 2008 dhe vitin 2015 parashikojnë 30% gra në listën e kandidatëve për deputetë dhe 50 % në listën e këshilltarëve bashkiakë.

E ndërsa këto ndryshime kanë sjellë më shumë gra në vendimmarrjen parlamentare dhe në këshillat bashkiakë, përfaqësimi i tyre në drejtimin e bashkive mbetet i ulët.

Kodi Zgjedhor nuk përcakton kuota gjinore në kandidimin për kryetar bashkie. Sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Politike vetëm 6% e të zgjedhurve në krye të bashkive në 9 procese zgjedhore që prej vitit 1992, janë gra.

Disa prej tyre i thanë Zërit të Amerikës, se kanë ndeshur plot vështirësi si pasojë e mentalitetit patriarkal në politikë dhe shoqëri. Edhe pse janë propozuar dhe mbështetur nga partia e tyre, sërish nuk e kanë patur të lehtë.

Më kujtohet fushata e 2015-ës, me atë dyshimin e komunitetit që “kjo çupëlina do na drejtojë neve”. Pati dhe nga ata skeptikët që thanë “kemi zonë të vështirë”, por nuk ja dolën, programi ynë fitoi për ta bërë dimalin të dukshëm”– tha për Zërin e Amerikës Juliana Mema, kryetare socialiste e Bashkisë Dimal.

Në fakt kam ndjerë presion nga politika, qoftë nga maxhoranca që ishte në pushtet por dhe vetë brenda spektrit tonë politik, e kam vuajtur këtë. Kërkon reflektim brenda partisë, t’i japë besim zonjave të angazhohen në politikë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Voltana Ademi, kryetare demokrate e Bashkisë Shkodër, në vitet 2015-2022.

Nga ana e qytetarëve por dhe brenda partisë socialiste kishte skepticizëm, për faktin që je përballë një kryetari të fortë, shihej e pamundur”- tha për Zërin e Amerikës Adelina Farrici, kryetare socialiste e Bashkisë Burrel në vitet 2011-2015.

Jam një nënë, grua dhe vajzë nga Durrësi, e shkolluar jashtë. Aseti im më i fortë është puna dhe angazhimi im, që u ka treguar qytetarëve që e drejtoj këtë qytet, dhe për këtë kam marrë besimin e tyre”- u shpreh për Zërin e Amerikës Emiriana Sako, Kryetare socialiste e Bashkisë Durrës.

Vështirësitë në drejtim kanë qenë të shumta. Bashki të zhytura në borxhe, të ardhura të ulëta, varfëri e lartë dhe në rastin e Durrësit pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019.

Adelina Farrici, kryetarja socialiste e Bashkisë Burrel në vitet 2011-2015, thotë se ja doli në 4 vite të shlyejë borxhet, të rrisë të ardhurat e bashkisë, dhe donacionet e përmes tyre edhe investimet.

Por beteja për mandatin e dytë erdhi në kushte të reja, pasi reforma administrativo-territoriale e rriti me mbi tre herë numrin e banorëve të bashkisë. Ajo humbi me 90 vota. Sipas saj në këtë humbje ndikuan edhe xhelozitë e burrave brenda partisë.

Unë kisha mbështetjen qytetare, por humbja erdhi nga xhelozitë brenda Partisë Socialiste, nga pjesa e burrave. Ndoshta dhe kandidatura të tjera të mëparshme që kishin pësuar humbje, nuk mund ta suportonin që të kishte sukses një grua, edhe në zona që ishin kryesisht të djathta”- u shpreh Adelina Farrici, kryetare socialiste e Vashkisë Burrel në vitet 2011-2015.

Emiriana Sako me profesion arkitekte, prej më shumë se dy vitesh është kryetare socialiste e bashkisë së Durrësit, e cila në tre mandate më herët është drejtuar nga Vangjush Dako, i shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për korrupsion madhor.

Valbona Sako që pasoi Dakon në krye bashkisë dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019, pak muaj pas zgjedhjes, po ashtu dhe Zhyljen Varfaj që u komandua pas saj.

Në territorin më të prekur nga tërmeti kryetarja aktuale Emiriana Sako, fillimisht e zgjedhur nga këshilli bashkiak dhe në mars të këtij viti, nga qytetarët durrsakë, përmes zgjedhjeve të pjesshme, është fokusuar tek programi i rindërtimit, që përfshin një volum të lartë ndërtimesh, pallate, rikonstruksione dhe lagje të reja me apartamente. Ajo thotë se nuk ka hasur vështirësi si grua në drejtim.

Unë mendoj që nuk ka lidhje me gjininë por me angazhimin dhe karakterin e personit që drejton institucionin. Në pozicionin e kryetarit të bashkisë, angazhimet janë maksimale dhe të rëndësishme, por nuk kam hasur ndonjëherë probleme që i sjell gjinia”- vijoi Emiriana Sako, kryetare socialiste e Bashkisë Durrës.

Voltana Ademi, kryetare demokrate e bashkisë Shkodër prej 7 vitesh 2015-2022, thotë se si pasojë e dyfishimit të të ardhurave të bashkisë u kryen mjaft punime në infrastrukturë, rikonstruksione shkollash, çerdhesh dhe kopshtesh.

Por ajo që është nënvizuar në vijimësi gjatë 30 viteve, jo vetëm nga gratë kryebashkiake, është ndarja e pabarabartë e fondeve të qeverisë në pushtetin vendor.

Kritikat lidhen me faktin se përfitojnë më shumë bashkitë që drejtohen nga forca politike që qeveris vendin. Edhe për Voltana Ademin ky ishte një shqetësim që është reflektuar dhe në ballafaqimin me drejtues të qeverisë në terren.

Krahët politikë akoma diktojnë shpërndarjen e fondeve edhe brenda spektrit politik fatkeqësisht. Ne kemi marrë ndonjë projekt të vogël. Bëhet fjalë për shumë pak lekë në krahasim më bashkitë tjera të të njëjtin nivel, që kanë marrë miliona euro për vaditjen dhe kullimin që ishte një funksion i ri. Një gërvishtje nuk është gjurmë, me vjen keq që e them këtë. Duhet të ndjejnë pendesë ata deputetë dhe ministra që nuk i dhanë një mundësi dhe nuk e bënë Shkodrën”- u shpreh Voltana Ademi, Kryetare demokrate e Bashkisë Shkodër, në vitet 2015-2022.

Ndërsa kryetarja socialiste e bashkisë se Dimalit, Juliana Mema tha për Zërin e Amerikës se që prej vitit 2015 kur është zgjedhur në krye të qytetarëve të Dimalit, të ardhurat janë rritur 3 herë dhe investimet për banor 27 herë, ndërsa veçon dhe disa vlerësime ndërkombëtare për artin e rrugës, si dhe për sistemin e integruar të shërbimeve në bashki. Vëmendje sipas saj po marrin dhe vlerat arkiologjike në zone, ndërsa thotë se skepticizmi i fillimit ndaj saj si grua tani është zbutur.

Për mua nuk duhet parë nëse je grua apo burrë në drejtimin e bashkisë. Ka të bëjë me meritokracinë. Në duhet të përzgjedhim vlerat në drejtim. Unë kam patur bashkëpunim të mirë si me burrat ashtu dhe me gratë”- u shpreh Juliana Mema, Kryetare socialiste e Bashkisë Dimal.

Në Shqipëri pritet të mbahet proçesi i dhjetë në tre dekada, i zgjedhjeve vendore, në maj të vitit që vjen. Aktualisht vetëm 13% e bashkive drejtohen nga gratë. Megjithëse me një përmirësim të lehtë krahasuar më disa vite më parë, sërish përfaqësimi i grave në drejtimin e pushtetit vendor mbetet i ulët.

Kodi zgjedhor ka rregulluar përfaqësimin e tyre në listat e deputetëve dhe këshillave bashkiakë, por ende nuk ka një përcaktim të kuotave gjinore për kryetar bashkie. Kjo ka bërë që përfshirja e grave në këto gara zgjedhore të mbetet në vullnetin e partive, dhe për pasojë në shifra të ulëta./VOA

kodi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë