6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas VKM-së së sotme, shuma do ti jepet buxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila më pas do të vijojë me transferimin e shumës.
TIRANË- Ditën e sotme është miratuar kërkesa për dhënien e 1 milion euro, të marra nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndihmë për qeverinë e Ukrainës pas pushtimit rus.
Sipas VKM-së së sotme, shuma do ti jepet buxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila më pas do të vijojë me transferimin e shumës.
Shqipëria ju bashkua disa vendeve europiani dhe jo vetëm të cilat premtuan miliona euro donacione për të ndihmuar në rimëkëmbjen e Ukrainës pas pushtimit rus. Mbi 6 miliardë euro u premtuan për Ukrainën në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve të organizuar nga qeveritë polake dhe suedeze në Varshavë.
Vendimi i plotë:
VE N D I M PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE HUMANITARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR MBËSHTETJEN E QEVERISË SË UKRAINËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro.
Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.
Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Shuma prej 1 milion euro u premtua rreth një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama në konferencën e donatorëve e mbajtur në Varshavë të Polonisë. Në konferencë Rama tha se ai shpresonte që ti jepej sa më shpejt luftës. Kreu i ekzekutivit shprehu solidaritet me Ukrainën gjate fjalimit te mbajtur ne Varshavë.
Ilie Meta dhe Bajram Begaj TIRANË- Preisdenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në me pasardhësin e tij, të zgj...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se i ka dhënë tenderat e ndërtimit një biznesmeni t&eu...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ditën e nesërme do të mblidhen drejtuesit e degëve. Për ga...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëro një verë me protesta. I pyetur se kur do të ndërmarrë pro...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj akuzave të një ditë më parë, të ...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka asnjë krisje mes tij dhe Presidentit Ilir Meta. Në një konferenc&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideron normale takimin e presidentit të zgjedhur, Bajram Begajt me p...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se njerëzit duan të protestojnë për çë...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se bashkëpunëtori i tij më i ngushtë për momentin...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se brenda partisë do të ngrihen borde kom...