LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria firmos kontratë për blerjen e 6 dronëve Bayraktar, VOA: Nuk tregon sa kushtuan

Vlera e kontratës nuk është bërë e ditur nga autoritetet, por gjatë një interviste të para disa kohëve kryeministri Rama kishte deklaruar se "për qëllimet që kemi dhe për shërbimin që do të na bëjnë janë absolutisht me çmim të arsyeshëm". Autoritetet shpjeguan se kontratao përfshin dhe trajnimet e personelit shqiptar, si dhe paketën e mirëmbajtjes së dronëve, Bayraktar, të cilët u bënë veçanërisht të famshëm, nga efikasiteti i tyre, në rezistencën që Ukraina po i bën agresionit rus ndaj saj.

21 Dhjetor 2022, 10:08 Nga DOSJA
Shqipëria firmos kontratë për blerjen e 6 dronëve Bayraktar,
Kryeministri Edi Ram

TIRANË- Në Tiranë, qeveria shqiptare nënshkroi sot një kontratë me kompaninë turke Baykar, për blerjen prej saj të 6 dronëve ushtarakë Bayraktar. Firmosja u bë gjatë një ceremonia të veçantë në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, si dhe përfaqësuesve të kompanisë turke, përfshirë, drejtuesin e saj ekzekutiv Lütfü Haluk Bayraktar.

“Ne do nënshkruajmë për paketën e plotë. Tre dronët që do të vijnë së pari, do të jenë të armatosur dhe do të jenë të gatshëm për çdo rast, ku dhe kur dhe shpresoj të mos ndodhë kurrë, por nuk jetojmë në kohë fort të sigurta, kur pra dhe ku siguria jonë kombëtare të jenë nën kërcenim, në këtë rast do të jemi gati për luftë, por ndërkohë ato do të jenë gati dhe për një gamë të plotë aktivitetesh që do të jenë mjaft dobiprurëse për mirëqeverisjen në vend”, deklaroi kryeministri Rama.

Ai shpjegoi më tej se “dronët do të na ndihmojnë që të montojmë trafikun, do të na ndihmojnë për të ndjekur personat e kërkuar, pra do t’i shërbejnë dhe policisë dhe për të monitoruar tërësisht territorin dhe të arrijnë kapacitet të fjalës së fundit për të luftuar kultivimin e narkotikëve në terren, për të monitoruar zjarret dhe pyjet e po kështu për të vazhduar dhe për të siguruar që lufta kundër ndërtimeve të paligjshme, gjithashtu dhe shfrytëzimit të pronave ndonjëherë si të thuash në dëm të pronës publike dhe ndonjëherë në dëm të personave privatë të vazhdojë”.

Vlera e kontratës nuk është bërë e ditur nga autoritetet, por gjatë një interviste të para disa kohëve kryeministri Rama kishte deklaruar se "për qëllimet që kemi dhe për shërbimin që do të na bëjnë janë absolutisht me çmim të arsyeshëm". Autoritetet shpjeguan se kontratao përfshin dhe trajnimet e personelit shqiptar, si dhe paketën e mirëmbajtjes së dronëve, Bayraktar, të cilët u bënë veçanërisht të famshëm, nga efikasiteti i tyre, në rezistencën që Ukraina po i bën agresionit rus ndaj saj. Për këtë arsye kërkesa nga shtete të ndryshme për t’u pajisur me këto lloj dronësh ka ardhur në rritje. Kësaj situate ju referua dhe kryeministri Rama kur falenderoi në mënyrë të veçantë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, me të cilin prej vitesh ai ka ushqyer një marrëdhënie të ngushtë.

“Presidenti Erdogan presidentin Erdogan, ka qenë thelbësor në këtë proces sepse të gjithë ne e dimë që kur vjen fjala për mjetet pa pilot, “bajraktar” apo dronët siç njihen sot, nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave, por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh, të kalosh e të shtysh në radhë sepse radha është shumë e gjatë dhe nga ana tjetër është fakti i të qenit nga ana e duhur”, u shpreh zoti Rama duke nënvizuar faktin se të dy vendet janë anëtare të Nato-s.

Marrë nga VOA

edi rama shqiperia merr bayraktar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet