LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët që “gëlltiti” Spanja/ Nga Major Sokol Feka tek Tauland Malshi dhe Endrit Sinaj, ZBARDHET fati i personave të zhdukur apo ekzekutuar nga mafia

Miklovan Dakaj nuk është shqiptari i parë dhe i fundit i zhdukur në Spanjë. Por as shqiptari i vetëm emri i të cilit është përfolur si i lidhur me botën e errët të krimit dhe me trafikun ndërkombëtar të drogës, që humbet jetën në Spanjë.

9 Dhjetor 2025, 21:01 Nga E. D

Shqiptarët që “gëlltiti” Spanja/ Nga Major Sokol Feka

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër”, solli këtë të martë në kujtesë disa prej viktimave të cilët ishin pjesë e klaneve mafioze shqiptare që vepronin në Spanjë.

Miklovan Dakaj nuk është shqiptari i parë dhe i fundit i zhdukur në Spanjë. Por as shqiptari i vetëm emri i të cilit është përfolur si i lidhur me botën e errët të krimit dhe me trafikun ndërkombëtar të drogës, që humbet jetën në Spanjë.

Dhe konkretisht në zonën e Malagas, e cila përballë ka detin dhe në krahun tjetër Marokun.

Majori i aviacionit shqiptar, Sokol Feka, ishte duke drejtuar një helikopter mbi qiellin e Malagas në Spanjës, kur në janar të vitit 2015, u rrëzua dhe në bordin e mjetitklo fluturues që ai pilotonte u gjetën 1 ton kanabis.

Helikopter që pas rrëzimit u gjet disa orë pasi ishte zhdukur nga radarët në malet që rrethojnë komunën Gaucin.

Sokol Feka që sipas hetimeve të kryera në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes dhe shkresës kthim-përgjigje, që ky dikaster i drejtonte regjimentit 3003  në Farkë, rezultoi ishte larguar nga Shqipëria, gjatë periudhës së lejes së tij vjetore.

Por nuk kishte lajmëruar që do të udhëtonte jashtë vendit.

Majori Feka që nga hetimet e mëtejshme doli se nuk e kishte për herë të parë udhëtimin drejt Spanjës.

Pasi vetëm një muaj, para se të kryente fluturimin me drogë në Spanjë, sipas dëshmisë së kolegut të tij, V. A, teknik helikopteri në regjimentin e helikopterëve në Farkë, ata kishin udhëtuar shpesh së bashku drejt Malagas në Spanjë.

Ku sipas tij, po kaq rastësisht ishin takuar në aeroport dhe kishte fjetur po së bashku në të njëjtin hotel ‘Ibiza’ në Malaga, me majorin tashmë të ndjerë, Sokol Feka.

Udhëtime që ishin kryer në mesin e muajit dhjetor 2014.

Ku në vazhdën e hetimeve të kryera për këtë ngjarje që cënoi rëndë imazhin e Forcave Ajrore Shqiptare, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje edhe majorin H. K.

Ky i fundit që ishte eprori direkt i teknikut të fluturimit V. A dhe majorit Sokol Feka, që humbi jetën në Spanjë, duke transportuar me helikopter 1 ton kanabis sativa.

Dëshmi nga ku doli edhe një tjetër shkelje e rëndë disiplinore…

Ajo se si lejet e zakonshme nuk jepeshin përmes shkresave zyrtare dhe kalimit nga zyrat e kuadrove, por nëpërmjet komunikimeve në rrjetet sociale.

Një prej tyre, 23-vjeçari Tauland Malshi, fati i të cilit ka mbetur ende i panjohur, pasi u raportua se u la peng tek një bandë kriminale kurde-shqiptare që pasi e vrau, e hodhi në detin që lag Malagan në Spanjë.

Tauland Malshi kishte vetëm pak ditë që kishte zbritur në Malaga së bashku me mikun e tij Edmir Vlashi.

Por që sipas dëshmisë së këtij të fundit dhënë për familjarët, herën e fundit kur ishin bashku ishte ngjitur me një makinë në të cilën ndodhej shqiptari Fatbardh Dervishi, alias Fatbardh Doda i cili më pas po sipas Vlashit, i kishte dërguar mesazh që mikun tuaj, në këtë rast Tauland Malshin e kishin hedhur në det.

Fatbardh Dervishi që afro 3 vite e 6 muaj nga zhdukja e Tauland Malshit, më 20 Janar 2022, u arrestua, pasi më 3 janar të këtij viti plagosi në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës, të dashurën e tij.

Të cilën e qëlloi me pistoletë në shpatull, në një ngjarje të cilën kjo e fundit e cilësoi aksidentale, por që i kushtoi prangat të dashurit të saj.  Ngjarje kjo e ndodhur vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga Spanja.

Por që ende edhe sot nuk ka folur për zhdukjen e Tauland Malshit dhe akuzën e Edmir Vlashit, ndaj tij.

Një tjetër shqiptar që ka humbur jetën në Spanjë si pasojë e përfshirjes në trafikun e lëndëve narkotike është edhe Fatmir A.

43 vjeçari që në vitin 2018, u qëllua për vdekje me armë zjarri rreth orës 00:45 minuta në qytetin Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.

Policia që arriti të gjente vetëm makinën Peaguet të zezë dhe armën e krimit që dyshohet se ishte përdorur për ekzekutimit të shqiptarit.

Ndërsa mjeti nga i cili u derdhën plumbat u gjet i djegur poshtë një ure disa kilometra larg vendit të vrasjes.

Ku brenda mjetit u zbulua edhe një pistoletë.

43 vjeçari që u ekzekutua për hakmarrje pasi ai kishte vrarë në vitin 2008 shqiptarin Alfons C, pranë një karburanti në Cambrils.

Nga ku dyshohet se motivi i krimit ishte prishja e pazareve të drogës dhe prostitucioni.

Krim për të cilin Fatmir A., ishte dënuar me 6 vite burg, me rrethana lehtësuese, pasi vrasja ishte cilësuar si vetëmbrojtje.

Ded Dokaj është një tjetër shqiptar i mbetur i vrarë në Spanjë.

Më 25 mars 2019, 44 vjeçari, babai i dy fëmijëve, me origjinë nga fshati Kimëz i Pukës u torturua me orë të tëra duke i prerë veshin dhe hequr thonjtë e këmbës më pas u ekzekutua me plumb pas kokës në qytetin Mazarron të Spanjës.

Dokaj kishte punuar më herët si roje në një klub nate, ndërkohë pak para se të vritej punonte si truprojë në zonën e Marbello në Malaga.

E njëjta zonë ku së fundmi ka humbur gjurmët edhe Miklovan Dakaj.

Trupi i pajetë i Ded Dokaj që u gjet jashtë makinës, pranë lumit Guadalentin në Totana. Sipas Gardës Civile torturat dhe vrasja kishte ndodhur në një shtëpi të vetmuar më pas për zhdukjen e trupit ishte zgjedhur një vend i mbuluar me shkurre pranë lumit.

Hetuesit deklaruan se vrasja ishte e tipit mafioz dhe dyshohet se ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Sipas tyre vrasja me një plumb pas kokës tregonte se bëhej fjalë për një vrasje me gjakftohtësi dhe profesionistë.

Viktima nuk rezultonte të kishte asnjë precedent penal të mëparshëm në vendin tonë.

Ndërkohë që jetonte prej 20 vitesh në Spanjë. Dhe shpesh herë postonte video në kanalin e tij në YouTube ku tregonte detaje nga jeta e tij.

Brendon Bregu ishte duke darkuar me partneren e tij britanike në një restorant në Alikante të Spanjës, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje.

Ishte data 18 dhjetor 2020, kur 42 vjeçari shqiptar me origjinë nga Lushnja. u qëllua me 5 plumba nga një person i maskuar, në restorantin ‘The Orange Tree’.

Pista kryesore e hetimit nga autoritetet spanjolle mbeti ajo e larjes së hesapeve, që lidhej me një operacion policor ku ishin sekuestruar një vlerë e konsiderueshme parash të ardhura nga trafiku i kokainës.

Brendon Bregu që reklamonte një jetë luksoze.

Dhe që në krahun e tij mbante të gdhendur një tatuazh me mbishkrimin ‘Santino’.

Por që ishte arrestuar dy herë në Spanjë për trafik të lëndëve narkotike si dhe trafikim të armëve.

Një tjetër shqiptar që i bashkohet listës së gjatë të atyre që janë vrarë në Spanjë është edhe Endrit Sinaj.

29 vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri më 23 Prill 2023, në Girona të Spanjës.

Teksa ai humbi jetën në dyert e urgjencës së spitali Trueta de Girona rreth orës 19:00 ku u la nga tre persona të cilët u larguan me një mjet tip ‘Audi’ të zi.

Sinaj që ishte një i ri me precedentë kriminal.

Ku vetëm pak ditë pas lirimit me kusht pasi ishte arrestuar gjatë një operacioni kundër trafikut të marijuanës në Marbello.

Marbello që del edhe këtu, si në rastin së fundmi të zhdukjes së Miklovan Dakaj.

Sinaj që ishte arrestuar së bashku me një bashkatdhetar tjetër në La Selva.

Ku gjykata në Marbello i kishte dhënë atij lirimin me kusht.

Ndërsa shoku i tij mbeti në qeli.

Endrit Sinaj që rezultonte i arrestuar më parë në Vlorë në vitin 2020 si pjesë e një grupi prej pesë personash teksa po futeshin për të kryer një grabitje, të maskuar si policë e të armatosur u kapën brenda shtëpisë së Fidel Çaushit në fshatin Hadëraj, Selenicë.

Të rinjtë para se të organizonin grabitjen kishin kontrolluar me dron zonën në territorin e banesës duke planifikuar çdo gjë por hasën rezistencën e vëllezërve Çaushi./Në Shënjestër, BW

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje