Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ideja për themelimin e shoqatës ishte projekti për dërgimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në komunitetin arbëresh në Itali ku ka rreth 30 buste të Skërnderbeut por asnjë shtatore.
SIÇILI- Shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendoset edhe në Siçili. Lajmin për këtë vendim e kanë ndarë përmes një njoftimi shoqata shqiptare “Hora e Skënderbeut”. Ideja për themelimin e shoqatës ishte projekti për dërgimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në komunitetin arbëresh në Itali ku ka rreth 30 buste të Skërnderbeut por asnjë shtatore.
“I prirë nga dashuria për Kryetrimin tonë, aktori me banim në Zvicër, Veli Berisha, ishte i pari shfaqi dëshirën duke kontribuar edhe materialisht për këtë monument, vepër e skulptorit të mirënjohur prishtinas, Gëzim Muriqi. Kryesia e shoqatës vendosi që kjo vepër ti dhurohet vëllezërve të një gjaku në Hora të Arbëreshëve në Sicili, që njihet si kryeqendra e identitet arbëror, e ku me dashuri e fanatizëm ruhet gjuha, traditat dhe simbolet kombëtare.
Kryesia e Shoqatës sonë vuri që në fillim kontakt me kryetarin e Bashkisë së Horës z. Rosario Petta dhe personalitetet e fushave të artit e kulturës në Hora të Arbëreshëve të cilët këtë lajm e mirëpritën dhe u zotuan edhe për sigurimin e lokacionit”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Shtatorja me një pamje madhështore prej 3 metrash është relativisht e kushtueshme, ndaj edhe shoqata ka hapur një llogari bankare për financime.
“Tash kur po e promovojmë faqen e shoqatës sonë me rastin e përvjetorit të kalimit në pavdekësi të Heroit tonë Kombëtar, Kryesia e Shoqatës ‘Hora e Skënderbeut’, nga nesër deri më 21 janar do ti bëjë një vizitë Horës së Arbëreshëve për të biseduar për veprimet e konkrete rreth dërgimit të shtatores, me që rast pritet të caktohet edhe termini i inaugurimit. Kësaj vizite do ti bashkohet edhe studiuesja e botës arbëreshe, Dr. Ornela Radovicka”, thuhet më tej në njoftim.
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR- 34-vjeçari shqiptar Donald Hoxha është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar. Hoxha ...
Foto ilustruese TIRANË- Një 30-vjeçar shqiptar është ekstraduar drejt Italisë disa muaj pasi u vendos në pranga në...
Ndërtimet pa leje SHKODËR- Një 63-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke ndërtuar pa leje tre shtëpi pushi...
Foto ilustruese TEPELENË- Mbrëmjen e djeshme një 27-vjeçare me inicialet E. B. në ambientet e spitalit “Përparim...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme ka reaguar Dhoma e Avokatisë lidhur me lajmin se do të marrin gjobë ata avokatë që...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka ndalur importet e derrave nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danima...
vodafone TIRANË- Vodafone dhe Microsoft Corp (MSFT) njoftuan krijimin e një partneriteti të ri strategjik 10-vjeçar, nëpërm...
Foto ilustruese LEZHË-Ekspertë të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, zbarkuan këtë të mërkure ...
Foto ilustruese ITALI-Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjetën kokainë dhe hashash në ambientet e...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHKODËR- Ditën e sotme është raportuar se është shembur një urë në fshatin e N...