LIVE UPDATES
Aktualitet

Ishte apo jo në vrasjen e dyfishtë? Ilir Lika flet nga burgu: Ervis Martinaj i bëri presion prokurorit dhe gjyqtarit. Babai i Likës s'më akuzon...

Sipas Lamajt, para se të zhdukej kishte marrë vesh se i shumëkërkuari i Policisë së Shtetit ishte ulur në kafe me Prokurori dhe Gjyqtarin e çështjes. 

13 Dhjetor 2022, 12:45 Nga k.m.
Ishte apo jo në vrasjen e dyfishtë? Ilir Lika flet nga burgu: Ervis
Ilir Lika

TIRANË- Ilir Lika ka folur për herë të parë për vrasjen e dyfshitë të ndodhur në Laç, ku mbetën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergjit në hotelin "A&A" në autostradën Laç-Mamurras. Çështja është ende nën hetim gjykim, por Lika ka vendosur që të tregojë versionin e tij të historisë në emisionin "Uniko" duke telefonuar nga qelia e burgut "302". Ai ka ngulur këmbë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ka qenë në Tiranë natën e krimit, madje shton se nga as babai i Bujar Likës nuk akuzohet për vrasjen e të birit. Sipas dëshmisë së tij, nuk ka asnjë ide se përse e ka përmendur shoku i fëmijërisë Eduart Lamaj, e përmend edhe Ervis Martinajn. Sipas Lamajt, para se të zhdukej kishte marrë vesh se i shumëkërkuari i Policisë së Shtetit ishte ulur në kafe me Prokurori dhe Gjyqtarin e çështjes. 

"1 milion%. 2 viktimat janë miqtë e tij dhe pasha kryet e fëmijëve se nuk e njoh se jam rritur për burgjesh, as nuk e njoh kush është Ervis Martini, as nuk e njoh kush është Iliri, as Bujari asnjë. Nuk njoh as kushërinjtë e mi. Prokurori ka thënë që edhe më ka bërë presion, por nuk del që t'i dalë emri,"-tha ai ndër të tjera. 

INTERVISTA E PLOTË

Spartak Koka: Çfarë iu lidh juve me ngjarjen e vrasjes së dyfishtë?

Ilir Lika: Në radhë të parë dua të ngushëlloj familjet që nuk kam pasur nga ti ngushëlloj. Unë nuk kam pasur asnjë lloj lidhje me këtë ngjarje. Unë Eduart Lamaj e njoh që jam lerë dhe jam rritur. I kemi pasur shtëpitë ngjitur me Eduart Lamajn. Unë kam qenë i akuzuar për një plagosje që kam bërë. Kam qenë i akuzuar që e kam bërë dhe e kam pranuar në Laç. Jam dënuar me 12 vite burg.

Spartak Koka: Në çfarë viti e keni bërë?

Ilir Lika: Në 2020...se nuk i mbaj mend nuk jam mirë me datat. Kam bërë plagosje, kam dalë person në kërkim. Kam ndenjur 13-14 ditë në shtëpinë e Eduartit. Kam plagosur Zef Markun. Janë nga Lezha, e kam pranuar plagosjen dhe jam strehuar tek shtëpia e tij. Kemi shkuar mirë e na kanë larë e shpëlarë nënat me njëri-tjetrin. Kaq është lidhja ime me të.

Spartak Koka: Atë mbrëmje kur ka ndodhur ngjarja...

Ilir Lika: Kam qenë në Tiranë, kam ikur 2 ditë më parë. Nuk kam lidhje sepse pronari i hotelit Ar Allamani, ne na thërret dajë se është tek ne... Unë nënës së atij i them hallë. Dhe nuk kam lidhje se kam lidhje dhe kurrë nuk kam ndaluar atje në jetën time. Nuk kam asnjëlloj lidhje me këtë ngjarje dhe jam i gatshëm që të shkoj dhe të vërtetoj. Unë jam Ilir Lika Xhepaj. E kam ndryshuar se kam pasur një ekspuls.

Spartak Koka: Me Bujar Likën çfarë lidhje familjare keni?

Ilir Lika: Asnjë lloj lidhje. Mos gabofsha, vjerra ime e ka rob të vetin. E ka djalë teze, a djalë daje. Por nuk i njoh. Nuk njoh asnjë.

Spartak Koka: Ju thoni që natën e ngjarjes keni qenë në Tiranë?

Ilir Lika: Po, po.

Spartak Koka: Kur e keni marrë vesh se ka ndodhur ngjarja?

Ilir Lika: E kam parë në televizor

Spartak Koka: Kur?

Ilir Lika: Pasha zotën...Nga ora 10 e mbrapa se i thonë 2 vjet e 5 muaj.

Spartak Koka: Ku iu kanë arrestuar?

Ilir Lika: Tiranë, se mbaj mend datën.

Spartak Koka: Me Eduart Lamajn kur jeni takuar për herë të fundit?

Ilir Lika: 2 ditë para ngjarjes...

Spartak Koka: Nuk jeni takuar atë ditë?

Ilir Lika: Fare.

Spartak Koka: Ai ka dhënë deklarim dhe ka pranuar krimin dhe po ashtu se Ilir Lika ka qenë në prani me mua dhe më ka ardhur për ndihmë duke më tërhequr zvarrë dhe më ka futur në makinë. E po ashtu...

Ilir Lika: Ku e kam çuar unë Eduart Lamajn?

Spartak Koka: Me xhup jeshil...

Ilir Lika: Ai deklaron se ka marrë pjesë në ngjarje dhe ka marrë në telefon Oltian vlashin dhe Klaudio Përkolajn dhe u ka thënë që hajdeni tek shtëpia e tij. Ju ka thënë që hajdeni tek shtëpia e tij, ata kanë shkuar pas 30 minutash, ndëkrohë që ka takuar në rrugë thotë edhe Ilir Likën. Thotë sikur kam pasur lidhje me Kladion dhe Oltianin.

Spartak Koka: I njeh ti?

Ilir Lika: Për kryet të dy fëmijëve jo. Unë besoj dhe fal namazin, Pasha allahun e madh kurrë në jetë nuk i kam parë.

Spartak Koka: As me Kladion dhe Olt Vlashin?

Ilir Lika: Fare se kam lerë prej nënës. Pasha Allahun e madh. Nuk i njoh.

Spartak Koka: Këtu thuhet nga Eduart Lamaj se keni qenë pjesëmarrës dhe e keni ndihmuar të tërhiqet

Ilir Lika: Shumë bukur, dakord, a doni që ta pranojmë, po në rregull e pranoj. Po ku e çova? Ai ka deklaruar se e çova tek shtëpia. Më fal, drejtësia e Laçit, përmend gjyqtarët, ku e kam çuar? Gjatë shtëpisë ka edhe një biznes. Prokuoria e Laçit ka marrë kamera dhe çfarë orë ka shkuar makina dhe kur e kam lënë tek shtëpia. Pse nuk janë marrë kamerat e shtëpisë? Po lokalet e tjera? Shefqet Lika, ai ka shkruar se nuk më ka ma ka gjakun borxh Ilir Lika, por ma ka Eduart Lamaj, djali i Simon Lamajt.

Spartak Koka: Shefqet Lika është babai i Bujar Likës.

Ilir Lika: Nuk kam asnjë lidhje. Unë kam bërë pyetje pse nuk më kthehet përgjigje. Nëse është me fjalë, ok. Kur e akuzon dikë duhet ta kesh një fakt dhe një provë. Unë e para e punës nuk më ka marrë askush në pyetje. Unë kam kërkuar të largohem nga çështja sepse e di korrupsionin me atë kryeprokuro Arben Nikën. Unë e di mirë se çfarë lloj robi është ai. E njoh mirë. Ai është më i korruptuari se ekziston. Çfarë i duhet prokurorit të dalë me gjyqtarin në seancën time, të shtyhet seanca thotë se nuk është prokurori dhe gjyqtari thotë, mungojnë thotë, ndëkrohë që prokurori dhe gjyqtari dalin dhe pijnë kafe në lokal me Ervis Martinaj?

Spartak Koka: Si me Ervis Marinajn?

Ilir Lika: Po, para zhdukjes.

Spartak Koka: Ju akuzoni se Ervis Marinaj ka korruptuar prokurorë dhe gjyqtarë?

Ilir Lika: 1 milion%. 2 viktimat janë miqtë e tij dhe pasha kryet e fëmijëve se nuk e njoh se jam rritur për burgjesh, as nuk e njoh kush është Ervis Martini, as nuk e njoh kush është Iliri, as Bujari asnjë. Nuk njoh as kushërinjtë e mi. Prokurori ka thënë që edhe më ka bërë presion, por nuk del që t'i dalë emri.

Spartak Koka: A keni marrë paga për vrasje?

Ilir Lika: Qefin mi bëftë zoti. Qefin. Nëse ka zot e Allahu, qefin mi bëftë dhe kurrë më mos ia prfitë nëse kam marrë 5 cent.

Spartak Koka: Pse iu ka përmendur shoku?

Ilir Lika: Do dal edhe tek kjo sepse unë e kapa jo pa qëllim se në çfarë orë ka dalë makina nga vendi i ngjarjes dhe kur ka shkuar makina tek shtëpia. 2 pistoletat që u kapën të kujt janë? Se pse e ka përmendur emrin ai, është problemi i atij, jo i imi.

Spartak Koka: Ju keni shkuar mirë me të, pse do iu implikonte? Ai e ka pranuar se unë kam qëlluar...Si ka mundësi që shoku juaj i ngushtë, pa hatëmbetje, pranon krimin dhe iu përmend ju?

Ilir Lika: Ka fakt. Se mos fshihet ndonjë gjë tjetër. Unë e di që ka pasur probleme me pronarin, 56-60% e Laçit e dinë që ka pasur probleme me Arian Allamanin.

Spartak Koka: Për...?

Ilir Lika: E di që i ka pasur lekë borxh, a ia ka vjedhë lekë borxh, ia ka marrë Ari, e ky i ka marrë lekët e vetë.

Spartak Koka: A jeni marrë në pyetje?

Ilir Lika: Fare. Unë kam 2 vjet dhe 4 muaj që kam shkur në atë gjykatë vetëm kur më ka pyetur Gjykata, a je dakord me avokatin, po. Kaq më është pyetur. Nga të tjerët mua nuk më është përmendur emri, mua nuk më ka dalë asnjë gjë. Në hetuesi më është bërë një pyetje, ke marrë thanë 50 mijë euro. Po i thashë ma nxirr pak me fakte, çfarë emri kam përmendur, kam përmendur emrin e Daniel Damzit, kush është ai? Djali i dajës, për çfarë e ke përmendur? Na letrat dhe më ka marrë tokën dhe e ka lënë peng që kur kam qenë në burg. Unë i kam thënë; o dajë ose më sill lekët, ose më liro shtëpinë. Unë jam me shtëpi me qera, kam 2 pleq, nuk jam i zoti ti bëj një operim babës tim, nënën e kam sëmurë. Babën e kam me plumba në bark. Si ka mundësi më gjuajtën babain mua me 5 plumba në trup, shkon nëna në Prokurorinë e Laçit dhe nuk pranon prokurori për të dhënë shpjegime. Si ka mundësi që ka një vit e ca për babanë tim nuk ka përgjigje? Si ka mundësi që Bardhyl Shehu, i kam thënë që nuk kam dakord që të nis seancën sepse kishte dhe çështjen e babait tim. Më tha mos bë sikur nuk e di kush ta ka vrarë babain tha. Unë i thashë nuk e di, jam revoltuar dhe jam zënë. Ditën e arrestimit më kanë masakruar duke më rrahur. Ka futur dorën për të më përdredhur në vende intime për të pranuar krimin. Si ka mundësi që unë me duar të lidhura, më kanë gjuajtur me pistoletë tek këmbët. Ka shkrepur armën. Më kanë kapur në Astir. Mu turrën dhe më gjuajtën me pistoletë e më tha: Paske lindur me fat se paska dritë këtu, po të ishte errësirë do të ishte gjë tjetër! Nuk i mbaj mend orën dhe paraditen. Isha në Tiranë se kisha shtëpinë dhe nesër kam ik për Laç. Kam ndejt tek shtëpia e një shoku.

Spartak Koka: Nuk kërkuat që të dokumentoheshin kamerat e sigurisë?

Ilir Lika: Unë lëvizja nga shinat e trenit se isha në kërkim. Nuk e di ka apo jo kamera. Por ka biznese që kanë kamera. Kërkoj drejtësi, nëse e kam një fakt dhe provë që më nxjerr aty. Nuk dua 35 vjet, por të më japin pushkatim. Nuk i dua, me jep dënimin e merituar. Por nuk futem në burg me fjalë të Eduart Lamajt. Pa fakte dhe prova nuk ka drejtësi që të dënon.

Dëshmia e Eduart Lamajt, tashmë i penduar i drejtësisë, zbardhi emrat e tri bashkëautorëve në atentatin e 30 majit në hotel A&A, në autostradën Laç-Mamurras. Në kërkim nga policia e Lezhës dhe efektivët e Komisariatit në Laç që kanë zbardhur ngjarjen në kohë rekord, janë shpallur Ilir Xhepaj (Likaj), 33 vjeç, Elson (Oltion), Alija (Vlashi), 31 vjeç, dhe Klaudio Perkola, 21 vjeç. Ilir Xhepaj nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Nga informacionet e mbledhura në rrugë operative por edhe nga dëshmia e autorit kryesor të ngjarjes, 30-vjeçarit Eduart Lamaj, që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit, Ilir Lika, ose Xhepaj, është truri i këtij grupi, të ri, por tejet të rrezikshëm në këtë zonë. Vetë Lamajt, iu përputh ADN-ja që iu mor nga dyshemeja e hotelit ku u rrëzua pas plagosjes, me gjurmët e gjetura tek Golf 5 e sekuestruar tanimë nga Policia, duke e konfirmuar se ishte ai atentatori. 

ilir lika ekzekutohet bujar lika

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje