21 Qershor 2023, 09:53
Nga DOSJA

Operacioni ‘Drenasi’ në Korçë, në pranga Donald Lato, Klevis Zaçellari dhe Luan Qazimi
Finalizohet pas 2 muajsh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Denasi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje, si dhe asgjësohen fidanë kanabisi që u gjetën të kultivuar afër një banese. Vihen në pranga 3 shtetasit që posedonin kanabisin, në banesat e tyre.
Njëri prej tyre dyshohet se kishte kultivuar edhe fidanë kanabisi, në afërsi të banesës, ndërsa tjetri posedonte 2 armët e gjahut dhe 2 tytat e çifteve.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e aktiviteteve kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Denasi”.
Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. L., 24 vjeç; K. Z., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Gjonomadh, Korçë dhe L. Q., 38 vjeç, banues në fshatin Denas, Korçë.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, shërbimet policore kanë ushtruar kontroll në banesat e tyre, në fshatrat Gjonomadh dhe Denas. Gjatë kontrolleve në të trija banesat, u gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.
Gjithashtu, në afërsi të banesës së shtetasit D. L., u gjetën të kultivuar fidanë kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. Z., u gjetën 2 armë gjahu dhe 2 tyta çifteje.
Lënda narkotike dhe armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa fidanët narkotikë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Aktualitet
21 Qershor 2023, 09:47
k.m.
Orges Bilbili
TIRANË- Orges Bilbili ka marrë një dënim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Posaçëm ku...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 09:35
k.m.
Administrata Tatimore
TIRANË- Administrata Tatimore ka zbuluar një skemë mashtrimi me Sigurimet Shoqërore. Subjekte të ndryshme, q...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 09:26
k.m.
Pamje nga operacioni
KURBIN- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Artan Sulën (Jani Përskura), pasi dyshohet se organizonte lojë...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 09:11
I.A
Foto Ilustruese
SKRAPAR- 1000 rrënjë kanabis janë asgjesuar në fshatin Bërsekë të Skraparit. Mësohet se fidanë...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 09:01
I.A
Flake
TIRANË- Kati i dytë i një pallati në Yzberisht të Tiranës ka marrë flakë mëngjesin e sotëm. M&...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 08:31
I.A
Policia
TIRANË- Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap me doza kokaine dhe me arm...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 08:16
I.A
MEK
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka përkrahur aksionin policor të Shqipërisë më 20 qershor, kur Policia e Shteti...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 07:24
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë n&e...
Aktualitet
20 Qershor 2023, 22:36
Emisioni Fiks Fare
SHENGJIN- Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e 3 punonjësve të sigurisë së një objekti në Shëngjin, t&...
Aktualitet
20 Qershor 2023, 22:15
foto ilustruese
VLORË- Një autoambulancë e amortizuar dhe gati jashtë funksionit e Njësisë Shëndetësore të Or...