LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shteti më njeh si grua të martuar", vonesa e gjyqit për divorc lë nënën e 3 fëmijëve pa mbështetje (VIDEO)

Gjykata e Beratit e ka bërë zgjidhjen e martesës duke ia lënë nënës fëmijët për rritje dhe edukim. Por ky vendim është apeluar nga bashkëshorti i zonjës, Besmir Likaj.

10 Shkurt 2023, 21:22 Nga DOSJA
"Shteti më njeh si grua të martuar", vonesa e gjyqit
Anxhela Likaj

BERAT- Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt fshatit Veleshnjë të Beratit për t’u takuar me Anxhela Likaj, e cila prej vitit 2018 është zhvendosur në familjen e prindërve. Prej vitesh ajo pret vendimin përfundimtar të gjykatës për zgjidhjen e martesës.

Gjykata e Beratit e ka bërë zgjidhjen e martesës duke ia lënë nënës fëmijët për rritje dhe edukim. Por ky vendim është apeluar nga bashkëshorti i zonjës, Besmir Likaj. Gjatë kësaj kohe, Anxhela është e detyruar të mbajë fëmijët dhe prindërit dhe veten me 350 mijë Lekë të vjetra nga puna në një fasoneri. Ish-bashkëshorti nuk përgjigjet për asnjë detyrim për fëmijët.

Denoncuesja: Unë jam martuar me lajmësi në vitin 2009. Kam sjellë në jetë 3 fëmijë që janë të moshës 11, 10 dhe 7. Kjo martesë në fillim ka qenë martesë e zakonshme dhe më pas filloi alkoolin, më pas filloi një dhunë psikologjike ndaj meje dhe fëmijëve. Jam detyruar që të largohem dhe të vij këtu në shtëpinë e prindërve. Kam bërë apel për divorc në vitin 2019 dhe deri më sot nuk kam marrë një përgjigje. Thjesht kam marrë përgjigje nga Gjykata e Beratit, e cila kujdestarinë e fëmijëve ma ka lënë mua. Kam që në vitin 2018 që vazhdoj të jetoj në banesën e prindërve. Ai nuk i është përgjigjur detyrave si baba ndaj fëmijëve. Në fillim vinte tek shkolla, fëmijët nuk pranonin, kishin frikë dhe më pas është larguar, as komunikim dhe detyrim, asgjë. Nuk i kam mundësitë që të shkoj dhe në Vlorë. Në Berat kam shkuar vetë për çdo seancë sepse në Vlorë nuk i kam mundësitë që të shkoj.  

Jemi 8 pjesëtarë familjeje. Jam unë, prindërit, vëllai me gjithë nusen dhe unë me 3 fëmijët. Të ardhurat e familjes janë rroga ime dhe për momentin ka filluar dhe vëllai punë, ai mbulon shpenzimet e veta dhe të bashkëshortes së tij. Unë punoj në një fasoneri dhe pagesa varion nga 330 deri në 380 mijë Lekë në muaj.

Unë mbuloj shpenzimet kryesore, ushqimet, ndonjë veshje të fëmijëve kur kam mundësi, gjërat më kryesore. Fëmijët për shembull duan kurs për anglisht, por rruga e kursi duan Lekë dhe unë nuk jua plotësoj dot. Fëmijët këtë e kanë dëshirën më të madhe. Nuk po arrij dot të marr asnjë ndihmë, as një asistencë për fëmijët, asnjëlloj gjëje sepse prej 4 vitesh, përgjegjësinë e fëmijëve e kam mbi vete, babai nuk përgjigjet për asnjëlloj gjëje dhe shteti më njeh si një grua të martuar. 

“Stop” iu drejtua Shërbimit Social Berat, ku takua me drejtorin Piro Xheblati. Ai shpjegoi përfitimet që i takojnë një gruaje kryefamiljare, si ndihmë ekonomike apo bonus qiraje. Por për fat të keq, Anxhela Likaj penalizohet pasi zyrtarisht figuron e martuar.

Piro Xheblati – Drejtor i Shërbimit Social: Çdo zonjë kryefamiljare mund të aplikojë për ndihmë ekonomike nëse ka vështirësi ekonomike dhe ka pamundësi ekonomike. Gjithashtu edhe ne në kriteret tona vendore që përdorim për mbështetje me ndihmë ekonomike kemi rankuar nga të parët gratë kryefamiljare dhe nënat kryefamiljare. Në buxhetin që ka Drejtoria e Shërbimit Social, si nga të paktat bashki, kemi një fond të dedikuar për gratë kryefamiljare, gratë viktima të dhunës, nënat me shumë fëmijë e të gjitha me radhë. Një pikë shumë e rëndësishme që mund të adresojë dhe që dua të informoj të gjithë popullatën, sidomos gratë dhe nënat kryefamiljare. Është planifikimi për bonus qiraje ose banesa sociale. Ne kemi marrëveshje të shumta me organizata që në fokus të tyre kanë mbështetjen e grave të cilat po në të njëjtën kohë lehtësojnë të gjitha shpenzimet gjyqësore. Një nënë e vetme ose një vajzë e vetme tek ne ka të gjithë mbështetjen për të marrë të gjitha shërbimet me të cilat ajo mund të integrohet dhe të ketë një jetë sociale dhe ekonomike sa më të mirë.

Marrë nga tvklan.al

besmir likaj anxhela likaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet