LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtyhet seanca në KPK për Pajtime Fetahun, gjyqtarja kërkon mbarimin e statusit të magjistratit (Arsyeja)

Për kërkesën e subjektit për pezullim të procesit, Sanxhaktari vërejti se ndërprerja do të vlerësohet nga KPK, nëse është për shkak të dorëheqjes apo për arsye të moshës së pensionit.

15 Nëntor 2022, 16:08 Nga k.m.
Shtyhet seanca në KPK për Pajtime Fetahun, gjyqtarja kërkon
Pajtime Fetah

TIRANË- Një kërkesë e gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetah për ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës dëgjimore me argumentin se kishte depozituar kërkesë për heqje dorë nga statusi i magjistratit për shkak të daljes në pension, u trajtua të martën më 15 nëntor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Fetah nuk ishte e pranishme në seancën dëgjimore, por ajo u përfaqësua nga avokatja Regleta Panajoti. Procesi i rivlerësimit për këtë subjekt rivlerësimi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

Pajtime Fetah e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Në nëntor 2021, ajo iu nënshtrua një procedimi disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për cënim të figurës së gjyqtarit dhe paanshmërisë në gjykim, ndërsa KLGJ aplikoi ndaj saj masën e uljes së pagës me 20%.

Kryesuesja Shuli shpjegoi në fillim se seanca dëgjimore po zhvillohej në vijim të kërkesës së subjektit të rivlerësimit në depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, për dalje në pension. Avokatja Panajoti paraqiti kërkesë paraprake, duke kërkuar ndërperjen dhe shtyrjen e seancës me argumentin se e përfqësuara prej saj kishte dorëzuar një kërkesë për dorëheqje të parevokueshme nga statusi i magjistratit, por Shuli shpjegoi se në seancë do të trajtohej pikërisht kjo kërkesë.

Në vijim, relatorja Sanxhaktari paraqiti në mënyrë të detajuar gjithë komunikimet e ndërsjellta që Komisioni kishte pasur me Fetahun lidhur me kërkesën e saj të depozituar në KLGJ, si dhe kërkesat drejtuar trupës për ndërperje e pezullim të procesit deri në vendimarrjen e Këshillit.

Për kërkesën e subjektit për pezullim të procesit, Sanxhaktari vërejti se ndërprerja do të vlerësohet nga KPK, nëse është për shkak të dorëheqjes apo për arsye të moshës së pensionit.

Avokatja Panajoti deklaroi se Fetah ka kërkuar dorëheqjen nga statusi i magjistratit për dy arsye, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe mbushjes së moshës së pensionit. Panajoti kërkoi më shumë kohë në rast se do të trajtoheshin edhe gjetjet e hetimit, duke argumentuar se kishte pak ditë që ishte pajtuar si përfaqësuese ligjore e Fetahut dhe nuk kishte mundur të njihej me gjithë dosjen. Sipas avokates, nëse Komisioni do të çmonte se subjekti duhej të dëgjohej, Fetah do të ishte e pranishme.

Relatorja Sanxhaktari vërejti se kërkesa e Fetahut nuk kishte qenë e qartë, nëse ishte për dalje në pension për shkak të moshës, apo ishte për dorëheqje nga statusi i magjistratit. “Diku thuhej se është pension i parakohshëm, diku se është i detyrueshëm,” sqaroi relatorja lidhur me kërkesën e subjektit.

Në fund të seancës, kryesuesja Shuli e pyeti avokaten nëse Fetahu kërkonte që procesi i rivlerësimit të ndërpritej apo të vijonte. Panajoti e cilësoi si një çështje individuale dhe se nuk mund të jepte një përgjigje për këtë pyetje. Ajo kërkoi shtyrje të seancës dhe u shpreh se nëse Fetah do të ishte mirë nga gjendja shëndetësore, do të paraqitej edhe vetë për t’u dëgjuar.

Komisioni shtyu seancën dhe sqaroi se seanca e radhës do të njoftohet në faqen zyrtare online./BIRN

pajtime fetah

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj