LIVE UPDATES
Aktualitet

"S’i përmendim se na fikin derën!"/ Artan Hoxha për grupet kriminale në Durrës: Janë prishur balancat, të gjithë janë pro maxhorancës se u duhet porti për kokainën

Ai shtoi se të gjithë organizatat kriminale janë në krahun e mazhorancës dhe se Durrësi është mjaft i rëndësishëm për krimin, për shkak të Portit ku hyn kokaina, projektit për kthimin e portit në një marinë jahtesh, kur sipas gazetarit do të pastrohen paratë e krimit.

17 Prill 2023, 21:39 Nga F.M
"S’i përmendim se na fikin derën!"/ Artan Hoxha
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se mes grupeve kriminale janë prishur balancat dhe se kjo gjë do të ndikojë në zgjedhjet lokale të 14 majit. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se gara elektorale për zgjedhjet vendore është mjaft e ashpër dhe organizatat kriminale kanë ndikim. Ai shtoi se të gjithë organizatat kriminale janë në krahun e mazhorancës dhe se Durrësi është mjaft i rëndësishëm për krimin, për shkak të Portit ku hyn kokaina, projektit për kthimin e portit në një marinë jahtesh, kur sipas gazetarit do të pastrohen paratë e krimit.

"Nuk kemi të bëjmë thjesht me banda, por kemi të bëjmë me organizata kriminale, që janë struktura të mirëfillta kriminale me imapkt të jashtëzakonshëm në njësinë vendore të Durrësit. Durrësi si bashki, është një nga bashkitë kryesore, nuk ka qenë kështu më parë. Durrësi ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e krimit sepse ka Portin dhe ka treg të madh turistik, ku investohen paratë e krimit. Të kesh kontrollin ne Durrës je shumë i avantazhuar për aktivitetin në të gjithë Shqipërinë. Trysnia e ushtruar nga organizatat kriminale nuk ka qenë kurrë më parë në nivelin që është sot, në nivelin e kriminalitetit, vrasjet, shantazhi, presionet, ashtu edhe në pjesën tjetër, në lidhje dhe koordinim të strukturave kriminale me agjensitë e zbatimit të ligjit. Shikoni sa shpesh ndërrohen drejtorët e hipotekës në Durrës. Sot Durrësi duke qenë porti më i madh, është porta nga hyn kokaina në vend. Ka vajtur 22 mijë euro kilogrami i kokainës. Pse? Sepse ka stok. Ata që marrin në kontroll portin, kanë interesa në fushatë zgjedhore, duan të ruajnë status quo. SPAK ka disa hetime që kanë të bëjnë me organizata kriminale, por kanë goditur organizata që i kanë dalë nga rreshti mazhorancës. Nëse më parë kishte një lloj balance, ka kaluar tani e gjitha në të njëjtin krah. Ajo që shoh në Durrës, është që balanca dhe ekuilibri në botën e nëndheshme është prishur. Nuk di ndonjë grup të madh sot, edhe ata që nuk i përmendim dot sepse të fikin derën… Durrësi është bërë i rëndësishëm sepse opozita ka shanse të mira për ta fituar bashkinë, prandaj i kërkohet ndihmë atyre. Në një njësi vendore ku mazhoranca e ka të sigurtë, nuk i duhet aleanca me botën e nëndheshme. Organizatat kriminale në Durrës janë shumë prezente. Nuk e di nëse zoti Igli Cara, kandidat i opozitës ka patur problematikë direkte, me shantazhe dhe presione, por ajo që mund të them me të dhënat që kam në terren, më rezulton se pjesa dërrmuese e strukturave të krimit të organizuar, që merren me narkotrafikun, krimet e rënda, janë kundër zotit Cara,”- tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet