LIVE UPDATES
Aktualitet

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Dhjetë ditë më vonë, një hetues financiar i SPAK si dhe një oficier i policisë gjyqësore shkuan në vendodhjen e pasurive për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Por në vend të marrjes së pasurive dhe dorëzimit të tyre tek Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), hetuesi dhe OPGJ përpiluan një procesverbal.

9 Tetor 2025, 20:40 Nga E. D
Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit
Altin Dumani

TIRANË- Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar vendosi sekuestrimin e mbi 400 mijë eurove pasuri të Gëzim Çelës dhe të afërmëve të tij. Në mes të pasurive të sekuestruara ishin dhe dy apartamente në Tiranë, me sipërfaqe respektivisht 74 dhe 77.2 metër katrorë.

Dhjetë ditë më vonë, një hetues financiar i SPAK si dhe një oficier i policisë gjyqësore shkuan në vendodhjen e pasurive për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Por në vend të marrjes së pasurive dhe dorëzimit të tyre tek Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), hetuesi dhe OPGJ përpiluan një procesverbal.

"Këto dy apartamente janë bashkuar në një të vetëm dhe në këtë apartament banojnë shtetasja M.Th bashkë me 4 fëmijët dhe për këtë arsye këto dy apartamente nuk ju dorëzuan administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara," shkruan dy zyrtarët.

AAPSK kishte caktuar si administrator për marrjen në dorëzim të pasurive, punonjësin Enea Çaushaj. Ky i fundit pas përcaktimit të shkruar nga OPGJ dhe hetuesi financiar i SPAK në procesverbal nuk bëri asnjë veprim më tej për të kërkuar ekzekutimin e vendimit. Si rezultat, dy apartamentet, të cilët duhet t'i kishin kaluar shtetit që në mars të vitit 2023, janë edhe sot në administrimin e familjarëve të Çelës, i njohur ndryshe edhe si baroni i drogës.

Por ky nuk është rasti i vetëm, që dëshmon se lufta kundër pasurive të krimit po dështon. Në shkurt të vitit të kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit një lokal me sipërfaqe 79 metër katrorë në lagjen Luigj Gurakuqi, i cili i përkiste shtetasit Edison Gashi, i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

OPGJ i ngarkuar për ekzekutimin e vendimit Xhaferr Muha, pasi shkoi në vendodhjen e pasurisë, mbajti një procesverbal në të cilin shkroi se pasuria në fjalë, e ndodhur në katin e dytë, ka vetëm një hyrje. Kjo hyrje është përmes katit të parë, që është në posedim të subjektit gjyqësor, Edison Gashi. "Për këtë arsye nuk u bë i mundur dorëzimi i pasurisë, pasi shihet i pamundur administrimi në mënyrë të sigurtë nga AAPSK," konstatoi Muha.

Administratorët e AAPSK tentuan disa herë më pas për të marrë në dorëzim pasurinë, duke kërkuar mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Por policia nuk u është përgjigjur shkresave.

Dolli me gotën bosh

Një nga sukseset e trumbetura më fort të reformës në Drejtësi dhe punës së SPAK, ka qenë goditja e pasurive të krimit. Në më shumë se një rast, vetë SPAK ka paraqitur me shifra rritjen eksponenciale të sekuestrimeve dhe konfiskimeve për pasuritë e organizatave kriminale. Por grafikët janë një gjë. Dhe realiteti në terren është një gjë tjetër.

Një raport auditimi i Ministrisë së Brendshme, në verën e këtij viti, zbulon se 30 për qind e pasurive të sekuestruara ose konfiskuara me vendime gjykatash, nuk janë marrë në dorëzim nga shteti dhe vijojnë të mbeten në administrimin e pronarëve të tyre.

"Sipas vendimeve gjyqësore, deri në datën 30 qershor 2025 janë 3199 pasuri ose prova, të cilat duhet të ishin dorëzuar/marrë për administrim. Nga këto janë dorëzuar/marrë për administrim nga AAPSK vetëm 2261 pasuri/prova, ndërsa 928 pasuri/prova nuk janë marrë në administrim," zbulon raporti i auditit.

 

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Raporti i auditit te MB

Ledion Boshnjaku, Erjon Kasmi, Saimir Taullau, Eridan Nebiu, Klodjan Llanaj janë vetëm disa nga emrat e botës së krimit, të cilëve u janë sekuestruar pasuritë me vendime gjykatash, por që vazhdojnë t'i administrojnë dhe t'i kenë në posedimin e tyre të pashqetësuar, pasi shteti ka dështuar t'i ekzekutojë ato.

Sipas auditit, përgjegjësit për këtë dështim në marrjen e pasurive të krimit janë Oficerët e Policisë Gjyqësore të SPAK, Policia e Shtetit, por edhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Por jo vetëm kaq.

Një tjetër mënyrë se si pasuritë e krimit po i shpëtojnë kthetrave të shtetit, është loja me bankat. Shumë nga pasuritë e sekuestruara rezultojnë të vëna kolaterale pë kredi dhe kanë përfunduar në pronësinë e bankave.

Raporti i auditit ilustron një sërë shembujsh konkretë, çka i bën vendimet për sekuestrimin e tyre thjesht numra për grafikët e suksesit të qeverisë dhe SPAK. Me pak fjalë, një dolli me gotë bosh./Kapital.al

spak altin dumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj