LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese, PSE u pezullua dekretimi i zgjedhjeve për Tiranën nga Presidenca: Do të sillte pasoja të pariparueshme

Në dokumentin zyrtar, Gjykata sqaron se pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Erion Veliaj, u konstatua se çështja ndodhet në kushtet e përcaktuara nga neni 45 i ligjit nr. 8577/2000.

9 Tetor 2025, 18:33 Nga M.L
Zbardhet arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese, PSE u pezullua dekretimi i
Foto ilustruese

TIRANA- Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, në të cilin shpjegohen arsyet që çuan në pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor 2025.

Në dokumentin zyrtar, Gjykata sqaron se pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Erion Veliaj, u konstatua se çështja ndodhet në kushtet e përcaktuara nga neni 45 i ligjit nr. 8577/2000. Më tej Gjykata thekson se se në vlerësimin e  Mbledhjes së Gjyqtarëve zbatimi i dekretit të Presidentit  për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e Tiranës, do të sillte pasoja të pariparueshme në drejtim të të drejtave të të  zgjedhurit vendor (Erion Veliaj), për sa kohë çështja gjyqësore për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Holta Zaçaj Kryetare,Marsida Xhaferllari Anëtare, Fiona Papajorgji Anëtare,  Sandër Beci Anëtar, Ilir Toska Anëtar, Genti Ibrahimi Anëtar, Marjana Semini Anëtare, Sonila Bejtja Anëtare, në  datën 9.10.2025 mori  në shqyrtim  paraprak kërkesën  e  paraqitur  nga  kërkuesi  Erion  Veliaj  me objekt:

“Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539,  datë  25.09.2025  “Për  shkarkimin  nga  detyra  të kryetarit   të   Bashkisë   Tiranë,   z.   Erion   Veliaj”,   si   i papajtueshëm  me  Kushtetutën.  Shfuqizimi  i  dekretit  të Presidentit  të  Republikës  nr.  350,  datë 1.10.2025  “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie,  për  disa  njësi  të  qeverisjes  vendore”  për  pjesën  që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm  me  nenin  115,  pika  2  dhe  3  të  Kushtetutës.

Pezullimi  i  efekteve  juridike  të  dekretit  të  Presidentit  të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi  të  qeverisjes  vendore”  për  pjesën  që  cakton  datën  e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë në zbatim të efekteve pezulluese  që  paragrafi  2  dhe  3  i  nenit  115  i  Kushtetutës parashikon,  deri  në  marrjen  e  vendimit  nga  Gjykata Kushtetuese.”

Mbledhja  e  Gjyqtarëve  pasi  mori  në  shqyrtim kërkesën për pezullimin e  dekretit të Presidentit  të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025,VËREN:

1.Në datën 29.9.2025,  kërkuesi i është drejtuar Gjykatës  Kushtetuese (Gjykata)me  kërkesë  me objekt   shfuqizimin   e   vendimit   të   Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.9.2025 “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”me  pretendimin  se  ai  vjen  në  kundërshtim me  nenin  115  të  Kushtetutës. Në  datën 1.10.2025 Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin nr. 350, datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të  pjesshme  vendore  për  kryetar  bashkie,  për  disa njësi të qeverisjes vendore”, përfshirë edhe Bashkinë  iranë të përcaktuar në pikën 1 të këtij akti. Kërkuesi në  datën 2.10.2025  i  është  drejtuar  Gjykatës  me kërkesë   për   shtim   objekti,   duke   kërkuar   edhe shfuqizimin  e  dekretit  të  Presidentit  të  Republikës për pikën 1 të tij si dhe pezullimin e efekteve juridike të   këtij   akti,   bazuar   në   nenin   45   të   ligjit   nr. 8577/2000.

2.Në  mbështetje  të   kërkesës  për  pezullim, kërkuesi ka pretenduar se, për sa kohë Kushtetuta i kadhënë Gjykatës kompetencën dhe përgjegjësinë për  të  garantuar  të  drejtën  e  organit  të  zgjedhur vendor ajo duhet të ndalojë pasojat e paligjshme që vijnë  nga  dekreti  i  Presidentit.  Sipas  tij,  zbatimi  i dekretit   përpara   se   të   shprehet   Gjykata   për ligjshmërinë  e  VKM-së  që  e  ka  shkarkuar  atë  nga detyra,  rrezikon  të  prodhojë  pasoja  të  rënda,  të parikthyeshme,    që    prekin    jo    vetëm    pozitën institucionale  të  të  zgjedhurit  vendor,  por  edhe interesat  shtetërore,  shoqërore  dhe  të  qytetarëve. Kërkuesi ka pretenduar se pasojat e mundshme janë organizimi  i  zgjedhjeve   në  një  bashki  ku  nuk ekziston  vakanca  juridike;  shpenzimet  e  burimeve njerëzore e financiare për organizimin e zgjedhjeve; një  proces  zgjedhor  i  imponuar  politikisht  dhe kundër vullnetit të qytetarëve. Po sipas tij, në rast se nuk vendoset pezullimi, vendimi i Gjykatës nuk do të rivendosë situatën e mëparshme dhe pasojat do të ishin të pakthyeshme, duke u krijuar një precedent i rrezikshëm,  zëvendësimi  i  të  zgjedhurit  vendor përpara se të vendoset vlefshmëria eshkarkimit.

3.Sipas nenit 45, pika 1, të ligjit nr. 8577/2000, të  ndryshuar,  Gjykata,  kryesisht  ose  me  kërkesë  të palëve, kur vlerëson se zbatimi i ligjit ose aktit mund të   sjellë   pasoja   që   prekin   interesa   shtetërore, shoqërore ose të individëve, sipas rastit, me vendim të  Mbledhjes  së  Gjyqtarëve  ose  në  seancë  plenare urdhëron  pezullimin  e  tij.  Sipas  kësaj  dispozite,  së pari: subjekti që kërkon pezullimin e një akti duhet të provojë prekjen e interesave shtetërore, shoqërore ose të individëve, si dhe pasojat e pariparueshme që do të sjellë zbatimi i aktit; së dyti: shqyrtimi i kërkesës mund  të  bëhet  nga  Gjykata  përpara  ose  në  seancë plenare.

4.Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet  e  kërkuesit  në  mbështetje  të  kërkesës për  pezullim,  vlerësoi  se  në  rastin  konkret  ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr.   8577/2000.   Në   vlerësimin   e   Mbledhjes   së Gjyqtarëve  zbatimi  i  dekretit  të  Presidentit  për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e  Tiranës,  do  të  sillte  pasoja  të  pariparueshme  në drejtim   të   të   drejtave   të   të   zgjedhurit   vendor (kërkuesit),   për   sa   kohë   çështja   gjyqësore   për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.

PËR KËTO ARSYE, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 45,  pika 1,  të  ligjit  nr.  8577,  datë  10.2.2000 “Për organizimin dhe  funksionimin e Gjykatës Kushtetuese  të  Republikës  së  Shqipërisë”,  të ndryshuar   dhe   nenit   27,   të   Rregullores   për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës, njëzëri,VENDOSI:

1.Pezullimin   e   dekretit   të   Presidentit   të Republikës  së  Shqipërisë  nr.  350,  datë 1.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore   për  kryetar  bashkie,   për  disa   njësi   të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton  datën  e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë./ Dosja.al

gjykata kushtetuese zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë