9 Tetor 2025, 16:39
Nga M.L
Fatmir Sheholli
KOSOVË- Autoritetet kosovare kanë arrestuar sot një kosovar si të dyshuar për përfshirje në spiunazh. Prokuroria Speciale e Kosovës tha se i dyshuari u arrestua në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore dhe se ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari është Fatmir Sheholli, një burrë që ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.
Derisa Prokuroria nuk tregoi se për kë dyshohet të ketë spiunuar ai, Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.
“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, shkroi Sveçla në Facebook.
Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale, theksoi Prokuroria në një komunikatë. Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.
Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).m Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut. Në një rast tjetër po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviqit, e cila akuzohet për spiunazh për inteligjencën serbe. Ajo e ka mohuar fajësinë.
Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.
Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend./ REL
fatmir sheholli
Aktualitet
9 Tetor 2025, 16:16
E. D
SPAK
TIRANË- Emrat e katër kandidatëve për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme janë zyrtarizuar. Bëhet m...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 15:26
E. D
Peter Lucas
SHBA- Gazetari dhe shkrimtari Peter Lucas ka shkruar shpesh herë për Shqipërinë, por këtë herë ai ësht...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 15:23
E.d
Foto ilustruse
POGRADEC - Një stallë me bagëti është përfshirë nga flakët, në fshatin Çërravë...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 15:06
M.L
Foto ilustruese
SARANDË- Policia e Sarandës vuri në pranga sot një 49-vjeçar, i identifikuar si Alban Muço, i cili d...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 13:59
I.A
Dibran Hoxhaj
PRIZREN- Gjykata e Prizrenit Dibran Hoxhaj është dënuar ditën e sotme me 24 vite burg. Kobra është d&...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 13:28
I.A
Elvis Shkambi dhe Astrit Kalaja
TIRANË- Shqiptarët kanë hapur një llogari 'GoFundMe' për të mbledhur lekë për ...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 13:18
E.d
Foto ilustruse
FIER- Policia ka arrestuar sot një 49-vjeçare në Fier, pasi dhunoi avokatin brenda zyrës së tij. Avok...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 12:42
I.A
DURRËS- Procesi për marrjen e mostrave nga mbetjet toksike në Porto Romano ka nisur ditën e sotme. Mësohet se në kushte t&e...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 12:39
E.d
Erjon Bani
TIRANË- Kryetari i GJKKO, Erjon Bani ka thënë se duhet të inspektohen gjykatat dhe të vendosen pranë tyre koo...
Aktualitet
9 Tetor 2025, 12:34
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi u shpreh se vrasja e gjyqtarit Kalaja ishte një vrasje e paralajm&eum...