LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u siguruan PËRGJIMET e 21 janarit, Artan Hoxha e ZBULON: Më thirrën ndërkombëtarët, më vjen të qesh kur kërkojnë prova për "non grata-t"

Artan Hoxha la të kuptohet se përgjimi ishte prej "të huajve" në Shqipëri, por u shpreh se nuk kishte lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

20 Janar 2023, 19:18 Nga k.m.
Si u siguruan PËRGJIMET e 21 janarit, Artan Hoxha e ZBULON: Më
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar materiale të reja për ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 persona në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në fjalën e tij gjatë shpjegimit të materialit, Artan Hoxha la të kuptohet se përgjimi ishte prej "të huajve" në Shqipëri, por u shpreh se nuk kishte lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, në dijeni të materialit është vënë prej vitesh, por vetëm pas 12 vitesh ka mundur që ta sigurojë dhe ta publikojë në media. 

“Është një regjistrim audio. Vrasjet janë bërë me urdhër, por serverat u fshinë, procesverbalet u fshinë, nuk u la më asnjë gjurmë, për të fshehur faktin se kush i kreu vrasjet. Por nuk u fshinë ato të ndërkombëtarëve europiane, se për ata përtej adriatikut nuk e di. Më thirrën fillimisht që të identifikoja se kush ishin personat. Pra të lidhja zërin me figurën. Prandaj më vjen për të qeshur mua kur kërkojnë prova për "non grata". Përgjimet jam tronditur kur e kam dëgjuar.

Aty kupton se çfarë ka ndodhur. Kjo është një provë e fortë që tregon se protestuesit janë vrarë me urdhër në intensitetin e protestës. Dhe kur njerëzit ishin lodhur. Ky material është regjistruar nga aletatët tonë. Kur dalin këto vendimet non grata dhe kur këta të shpallur kërkojnë prova mua më vjen të qesh sepse ata e dinë çfarë provash kanë. Regjistrimi është bërë nga një vend aleat. Ma vuri në dispozicion për të bërë leximin e ngjarjes.

Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe ofcerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët. Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i zjarrit. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtor i Policisë së Tiranës. Aty dëgjohet që flet edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe që kaq qenë Lulzim Basha,"- u shpreh Artan Hoxha në emisionin Zona Zero në Top News.

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për "7%" e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

artan hoxha pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet