LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u zhduk kapoja i bandës? Tentuan të fusnin shqiptarët me avion në Britani, shoferi: Më la në baltë

Shqiptarët, 3 meshkujt dhe 1 femër, u kapën në një parkim në Phoenix disa minuta më vonë. Edhe shoferi i makinës, Vijayakumar Sivakumar, 43 vjeç, që i transportonte ata nga aerodromi është arrestuar dhe akuzohet për dhënie ndihme për hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

24 Shkurt 2023, 12:06 Nga A.B
Si u zhduk kapoja i bandës? Tentuan të fusnin shqiptarët me avion
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Shqiptarët po gjejnë mënyra të reja për t'u larguar në Mbretërinë e Bashkuar. Së fundmi, është zbuluar një rast, ku është tentuar që të shkohet drejt Mbretërisë së Bashkuar nga ajri. Mediat britanike kanë publikuar rastin e një avioni të vogël që ka transportuar 4 emigrantë të paligjshëm shqiptarë nga Belgjika në një aerodrom të vogël në Corby. Disa minuta më vonë aty ka shkuar një shofer që i ka dërguar në Asda.

Kanë qenë zyrtarët belgë ata që kanë dyshuar për avionin dhe kanë lajmëruar autoritetet britanike. Transponderi i avionit ka qenë i fikur dhe autoritetet e kanë pasur të vështirë që të ndjekin itenerarin e udhëtimit. Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka pikasur avionin në kohën që piloti e futi në një hangar në aerodromin Deenethorpe.

Shqiptarët, 3 meshkujt dhe 1 femër, u kapën në një parkim në Phoenix disa minuta më vonë. Edhe shoferi i makinës, Vijayakumar Sivakumar, 43 vjeç, që i transportonte ata nga aerodromi është arrestuar dhe akuzohet për dhënie ndihme për hyrjen e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Piloti Richard Styles, 53 vjeç dhe Silvano Turchet pranuan fajësinë në ngjarje. Por në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe një person tjetër i njohur si “Tim K”, i cili mendohet se është kreu i bandës. Emri i tij i vërtetë sipas mediave britanike është Kujtim Karanxha dhe ai është zhdukur ditën e fluturimit dhe që prej atëherë nuk është bërë i gjallë.

Sipas mediave, shoferi Sivakumar ka pasur 170 komunikime me Kujtim Karanxhën 50 ditë para arrestimit. Ai e kishte takuar Karanxhën në vitin 2020 me një taksi nga një kompani dhe pas këtij udhëtimi kishte bërë rregullisht udhëtime me të nga stacioni i Cholliers ëood deri në rrugën St James në Coydon.

Gjykata ka dëgjuar se Sivakumar kishte përdorur llogarinë e tij bankare për të transferuar disa shuma të mëdha parash ndaj të afërmve të Karanxhës pasi ky i fundit nuk ka pasur llogari të veten.

Po ashtu ai ka marrë para cash nga Karanxha ndërsa ishte në një qendër emigrantësh në Gatëick. Pas arrestimit, në celularin e 43-vjeçarit u zbuluan foto të ndryshme të disa pronave në Londër.

Ndërkohë në Nëntor të vitit 2021 atij i kishte ardhur një mesazh nga Tim K: Më fal, nuk e mora sepse policia po shikonte. Sipas gjykatësit, më 23 Mars të vitit të kaluar Sivakumar kishte marrë pilotin Styles dhe Karanxhën dhe i kishte çuar në Deenethorpe.

Atë natë, Styles shkoi në Belgjikë ndërsa Sivakumar u kthye në Londër me Karanxhën. Mëngjesin e ditës tjetër sërish së bashku shkuan në Northamtonshire. Rreth orës 12:00 të drekës ai shkoi në aerodrom dhe mori 4 shqiptarët. Në celular mori një mesazh ku thuhej: Phoenix Parkëay, Corby, England”.

Sivakumar ka mohuar që të jetë pjesë e bandës. Por gjykata dëgjoi se ai edhe më herët ishte përpjekur që të fuste nga Franca në Britani disa shtetas nga Sri Lanka në vitin 2008.

Por avokati i tij është shprehur se ai nuk e kishte idenë që emigrantët që po transportonte ishin ilegalë. Avokati tha se klienti i tij ishte ‘lënë në baltë’ nga Karanxha dhe ishte ‘mashtruar’.

richard styles silvano turchet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet