LIVE UPDATES
Aktualitet

Sipërmarrjet turistike në Shqipëri dhe nevoja për profesionistë

Alexa Bordho një instruktore e kalërimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punon në Gjirokastër prej disa muajsh me një kompani shqiptare duke ndarë përvojën e saj.

26 Gusht 2023, 18:42 Nga I.A
Sipërmarrjet turistike në Shqipëri dhe nevoja për
Alexa Bordho

TIRANË- Sipërmarrjet turistike në Shqipëri po synojnë të gjejnë profesionistë të kualifikuar për t`iu përgjigjur nivelit të shërbimeve që kërkojnë turistët. Alexa Bordho një instruktore e kalërimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punon në Gjirokastër prej disa muajsh me një kompani shqiptare duke ndarë përvojën e saj.

Aleksa vlerëson sidomos programet e edukimit me kalërimin me kuajt shqiptarë në natyrë që po tërheqin gjithnjë e më shumë të gjitha moshat.

Poshtë këmbëve të Malit të Lunxhërisë në Gjirokastër në një fermë të kalërimit me kuaj Alexa Bordho po zhvillon mësimin e radhës me kuaj për dy fëmijë shqiptarë.

Alexa prej dy vitesh po qëndron në Shqipëri dhe pas një përvoje në Durrës po punon në këtë fermë në Gjirokastër si instruktore kalërimi prej 5 muajsh.

“Eksperienca ime në Shqipëri është me të vërtetë unike, unë realisht kam një vlerësim për të gjitha vendet e Ballkanit, bashkëshorti im është shqiptar dhe është kënaqësi që jam këtu”, thotë Alexa.

“Unë e dua Gjirokastrën. Kam gjetur këtu një qytet të paqtë, shumë të dashur dhe e dua fshatin ku unë jetoj këtu pranë", thotë Aleksa.

Me një përvojë 15 vjeçare me kuajt Aleksa rrëfen se si e nisi pasionin e saj.

“Unë kur isha e vogël lëviza me mamanë time nga Cikago në Pecatonica një fshat i vogël të Ilinoit. Në atë periudhë unë fillova të pëlqeja kalërimin me kuaj. Për shumë vite kam studiuar për kuajt dhe kam marrë përvojë nga shumë kalërues dhe trainerë të famshëm në Amerikë derisa unë përfundova studimet profesionale. Ndërkohë që tani po bëj të kundërtën në Shqipëri duke mesuar te tjeret. Që të jetosh në Shqipëri nuk është e lehtë pasi të shkosh në një vend të ri është gjithmonë sfiduese”, thotë Alexa.

Krahas familjes që ka larg dhe i mungon apo sfidave të para të përshtatjes me realitetin shqiptar Alexa flet edhe për vështirësitë në punën me kuajt e rinj të rracës shqiptare.

“Disa nga kuajt që unë kam trajnuar këtu kanë qenë veçanërisht të vështirë , mund të them që kanë kerkuar shumë durim dhe megjithëse janë kuaj me vështirësi të personalitetit duket se ia kam dalë tani dhe gjithë kjo përvojë me kuaj të rinj më ka bërë mua një person më të aftë në fushën e trajnimeve me kuaj”.

Këto programe janë mjaft të rëndësishme për të krijuar kalorës të rinj, thotë Kristina Fidhi që së bashku me Ilir Hitajn kanë ngritur këtë sipërmarrje të organizimit të udhëtimeve me kuaj për turistët si vendas.

“Aleksia po ia del shumë mirë. Kemi klientë, kalorës dhe nxënësit e saj të parë të cilët e kanë me shumë zemër kontaktin me kuaj. Ajo që u mëson Alexa nxënësve të saj është të njohin kalin njëherë dhe pastaj ta kalërojnë atë. Shkolla e kalërimit ka pasur qëllim të krijojë një komunitet kalorësish i cili na mungon ne në Shqipëri. Ne shpresojmë që në 5 vitet e ardhshme të kemi krijuar të paktën 200 kalorës."

Kristina thotë më tej se u është dashur shumë kohë për të krijuar një staf të plotësuar për udhëtimet me kuaj.

“Nuk është vetëm që duhet të gjesh njerëz për këtë sipërmarrje por të duhet t`i kualifikosh ata, të duhet të punosh me vite për të krijuar një guidë apo një instruktor. Dhe kjo nuk është shumë e lehtë. Fatmirësiht ne tani kemi një staf të plotësuar por na është dashur shumë kohë për ta motivuar dhe për ta mbajtur atë aktiv përgjatë këtyre viteve”.

Rraca e kuajve është autentike shqiptare dhe itineraret që ndiqen nga kalorësit që vijnë nga anekënd botës por edhe nga brenda vendit në zonat në jug të Shqipërisë janë mjaft mbresëlënëse.

Itineraret zgjasin mbi një javë, thotë Kristina. Njëri prej tyre përfshin zonën e Zagorisë deri në rrjedhën e Vjosës shpallur së fundi Park Kombëtar, një itinerar tjetër përshkon rrugën e vjetër mesjetare të karvaneve të tregëtarëve dhe një i tretë udhëtimin që mbreti Skerdilajd bëri me ushtrinë e tij dy mijë vite më parë duke dalë nga malet e thepisura në det.

“Ne jemi të fokusuar kryesisht tek itineraret e gjata që zgjasin nga një javë dhe një ekspeditë që është 12 ditore që përshkon të gjithë territorin mbi Zagori dhe del përgjatë Vjosës. Kjo edhe në emër të mbështetjes së komunitetit të Vjosës që tashmë është Park Kombëtar. Ne kemi dashur të besojmë që në fillim që prej turizmit dhe ekoturizmit mund të fitohet më shumë se sa prej ndërhyrjeve të tjera të dëmshme në natyrë. Kështu që ai është një tur për Vjosën plus tret ë tjera që lidhen me historinë tonë.”

Turizmi natyror dhe ai i aventurës po pasurojnë ofertën turistike të Shqipërisë dhe ndonëse me shumë sfida sipërmarrjet po dëshmojnë se po krijojnë shërbime gjithnjë e më tërheqëse si për turistët vendas dhe ata të huaj.

Marrë nga VOA

alexa bordho

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit