24 Shkurt 2023, 14:17
Nga k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Situata e përkeqësuar hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës ka bërë që të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla që operojnë jashtë gjirit të Vlorës deri më datën 26 shkurt. Por në lidhje me anijet e transportit ndërkombëtar detar deri më tani është njoftuar se do të vijojnë lundimin e tyre normalisht.
Njoftimi i plotë:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 25 – 26 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 22:00 datë 24 shkurt 2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.
1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 25 – 26 SHKURT 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 25-26 Shkurt 2023.
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipa destinacioneve.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 27 Shkurt 2023 ora 06:00.
vlore parashikimi i motit
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 14:11
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një 33-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 13:46
I.A
Aksidenti
TIRANË- I riu autor i aksidentit të mbrëmshëm në Vasil Shanto është arrestuar ditën e sotme. Më...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 13:14
A.B
Policia
TIRANË- Shkolla e Policisë ka rihapur aplikimet për 300 vende, për “Patrullë të Përgjithshme” n...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 13:08
k.m.
Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të caktuar masën e sigurisë “ar...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 12:39
A.B
Qerim Ismailaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, iu është drejtuar me një kërkesë Gjykatës ...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 12:24
A.B
Marshimi
TIRANË- Në kuadër të përvjetorit të luftë në Ukrainë, në Tiranë është mbajtur nj&...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 12:06
A.B
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Shqiptarët po gjejnë mënyra të reja për t'u larguar në Mbretërinë e Bashkuar. S&eu...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 12:10
A.B
Saimir Tahiri
TIRANË- Ditën e sotme është shtyrë seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pas...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 11:42
A.B
Majdiel Husa
TIRANË- Trupi i pajetë i Elton Tahirit është mbajtur për disa ditë brenda shtëpisë së mikut t&eum...
Aktualitet
24 Shkurt 2023, 11:27
A.B
Elton Tahiri
TIRANË- Vdekja e Elton Tahirit vë në pranga mikun e tij të ngushtë, Majdiel Husa. Policia e Shtetit, bën të...