LIVE UPDATES
Aktualitet

'S'jam hajdut, jam i sëmurë'/ I riu befason agjentët: Vodha karriget dhe tavolinat e lokalit për ilaçe, por në fillim hëngra bukë

Nga lakmia e hajdutëve nuk shpëtojnë as veshjet, që kryesisht janë ‘gjahu” i preferuar i grave hajdute, apo aparatet e telefonëve.

6 Gusht 2022, 15:03 Nga k.m.
'S'jam hajdut, jam i sëmurë'/ I riu befason
Foto ilustruese

Gjithçka që konvertohet në para, për hajdutët është e lakmueshme. Por edhe gjithçka që konsumohet ku përfshihen jo vetëm ushqimet, por edhe produktet e luksit si duhani dhe pije. Nga lakmia e hajdutëve nuk shpëtojnë as veshjet, që kryesisht janë ‘gjahu” i preferuar i grave hajdute, apo aparatet e telefonëve. Në një situatë vjedhjesh që nuk po njohin frenim, policia thotë se gjatë sezonit të verës ka shtuar patrullimet në kryeqytet, pasi qytetarët zhvendosen drejt bregdetit për pushimet vjetore.

Por një i ri që është identifikuar nga uniformat blu i ka lënë ata pa fjalë kur nga kqyrjet e kamerave të sigurisë u zbulua. Sipas një burimi zyrtar pranë drejtorisë vendore, i riu me inicialet X.LL , 26 vjeç pavarësisht arsyeve dhe recetave që rreshtoi përballë agjentëve të krimeve do të hetohet për akuzën e vjedhjes.

Ai akuzohet për vjedhje në dëm të një biznesmeneje, bën me dije policia. Denoncimi i të dëmtuarës u krye pranë policisë numër dy, pasi gruaja konstatoi se në barin e saj A.P ajo zbuloi se i kishin vjedhur tetë karrige dhe dy tavolina.

Gruaja bëri llogaritë e dëmit përpara policisë duke shtuar ; vlera e  mallit të vjedhur shkon 1500 euro, pasi edhe karriget edhe tavolinat i kam blerë në Selanik, Greqi dhe janë të shtrenjta. Si provë për ta bindur policinë gruaja u la mbi tavolinë faturat e sendeve të vjedhura. Mbasi ka kërkuar gjithandej për kamerat e sigurisë policia zbuloi hajdutin e identifikuar si shtetasi X.LL.

Policia thotë se e mori në pyetje të riun që pa shumë këmnëngulje u dorëzua dhe tregoi që karriget i kishte shitur. Në procesverbalë policia shkruan : nga kqyrja në dyqanin e shtetasit A.M u gjetën karriget dhe tavolinat që biznesmeni i dytë nuk i kishte shitur ende dhe u sekuestruan si provë materiale. I riu pranon se gjithçka e bëri nga nevoja, dhe se nuk ka vjedhur ndonjëherë në jetën e tij. Ai mohon përpara policisë të jetë hajdut.

"Kisha nevojë urgjente për para pasi jam i sëmurë dhe më duhen ilaçet, por për t’i blerë më duhen para. Kalova pa zbardhur dita përpara lokalit dhe pashë karriget jashtë. Pa e menduar gjatë, vendosa t’i merrja e t’i shisja. Më duheshin lekët për t’u kuruar. Shkova gjeta një burrë me dum dum dhe ishte i moshës diku tej 50 vjeç. Ja pagova shërbimin dhe pastaj gjeta këtë tregtarin për t’ia shitur. M’i bleu për 70 mijë lekë të vjetra. Veprimi i parë që bëra ishte bleva ushqime pasi kishte 3 ditë pa ngrënë. Me të tjerat bleva ilaçe”

Hajduti ka saktësuar edhe sasinë e mallit të vjedhur.

“Dua ta korrigjoj zonjën, nuk ishin tetë karrige por shtatë karrige dhe dy tavolina. Kur i shita më pyeti ai djali – mos i ke të vjehdura të keqen vëllai. I thashë që jo, I thashë që kam lokal në qytetin tim të lindjes dhe që do ia sillja edhe të tjerat.”

Personi që i bleu kujton se megjithëse kapi okazion po priste edhe karriget e tjera dhe tavolinat e tjera.

“Më la një numër telefoni, e mora mbi 20 herë dhe telefoni dilte i fikur. E ndjeva që diçka nuk shkonte deri ditën kur më erdhi policia në dyqan dhe aty e kuptova,”-dëshmon shtetasi ku i gjetën sendet e vjedhura./GazetaSi

policia e shtetit grabitja

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen