19 Maj 2023, 21:19
Nga k.m.
Foto ilustruese
Ndotja e ajrit në Tiranë është në nivele alarmante. Studimi i laboratorit Italian “Neotes”, i cili në bashkëpunim me redaksinë tonë bëri të mundur nxjerrjen e rezultatit të ndotjes së ajrit në 20 pika të ndryshme të Tiranës, risolli edhe njëherë në vëmendje situatën e rëndë në të cilën ndodhet kryeqyteti.
Kur kanë kaluar dy javë nga publikimi i rezultateve, askush nga autoritetet nuk ka reaguar. Në të kundërt ambientalistët dhe ekspertët e fushës, e kanë vlerësuar këtë studim të laboratorit të njohur.
“Studimi në vetvete sjell një risi. Është ndër të parat raste ku kemi angazhimin e një laboratori të akredituar në një nga vendet e Bashkimit Europian, i cili kryen matje në bashkinë e Tiranës për të evidentuar situatën me përqendrimin e ndotësve në ajër”- tha Rodion Gjoka, Drejtues i Njësisë së Mjedisit dhe Energjisë.
Ndërsa për doktor Ilir Alimehmetin studimi është shumë serioz, përderisa është bërë nga një laborator i certifikuar.
“Përtej vlerësimit të punës së një laboratori italian, të cilit, përpara se t’i kërkohej bashkëpunim nga ne, duhej t’i ishte kërkuar nga autoritetet shqiptare…”
“Plani i monitorimit të cilësisë së ajrit përcakton 129 pika monitorimi, të cilat duhet të jenë stacionare dhe të monitorojnë për 24 orë në gjithë Shqipërinë, ku vetëm Tirana ka mbi 25 pika të përcaktuara si hotspote për monitorimin. Ne nuk kemi asnjë pikë stacionare në Tiranë që monitoron 24 orë. Kemi praktika nga shoqëria civile, ose siç keni bërë ju, por s’kemi stacione të miratuara nga ligji shqiptar, kjo sepse s’kemi burime financiare për ta blerë dhe as burime njerëzore që ta vënë në punë”, shtoi Gjoka.
Françeska Korançe, ekspertja e mjedisit pohoi se matja e nivelit të ndotjes nuk bëhet nga bashkia Tiranë, por falenderoi laboratorin Italian që bëri të kuptojmë se sa e rëndë është situata.
“Mjafton të ngjitesh rrugës së Dajtit për të parë renë e murrme që mbulon të gjithë Tiranën, dhe që për specialistët është me pasoja të pariparueshme për shëndetin tonë”, thotë ajo.
Mos harrojmë se dy komponentët me nivelin më të lartë janë Benzeni dhe Dioksidi i Azotit, të dyja këto substanca të klasifikuara si tepër të rrezikshme për shëndetin. Gjithçka në kurriz të shëndetit të qytetarëve. Por a ka një plan konkret dhe a ka një buxhet të përcaktuar për të minimizuar ndotjen?
Gjoka deklaroi si më poshtë: Janë mbi 100 milionë euro taksë gjelbërimi, mbetjesh, karbonit që taksohet çdo litër nafte që merr. Në vit mendohet që nga kjo taksë buxhetit të shtetit t’i shkojë 20 mln euro, me të cilat do të kishte zgjidhur pjesën e monitorimit, gjurmimit të ndotjes së ajrit.
E përveç kësaj edhe një plan të detajuar urbanistik për zgjerimin e hapësirave të gjelbra, që në fakt shihen vetëm në projektet e pyllit orbital.
Studimi i laboratorit “Neotes” në bashkëpunim me redaksinë tonë, është bërë në tetë ditë, nga të cilat katër ditë ishin me reshje të dendura shiu, ccfarë sipas ekspertëve italianë, kjo përkthehet me reduktim të nivelit të ndotjes gjatë periudhës tetë ditore. Me shumë gjasa, nëse këto matje do të kryheshin në kohë të mirë, do të kishim rezultate të tjera…me nivel ndotje shumë herë më të lartë. Por faktet e publikuara, fatkeqësisht nuk kanë alarmuar asnjë zyrtar përgjegjës për situatën.
emisioni piranjat
Aktualitet
19 Maj 2023, 21:18
k.m.
Le t’ju tregojmë sesi mund të largoni magjitë e zeza, xhindet, djajtë, dhe çdo fuqi të mbinatyrshme që ju ka pushtu...
Aktualitet
19 Maj 2023, 21:12
F.M
Policia greke
GREQI- Një 29-vjeçar shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë është vënë në p...
Aktualitet
19 Maj 2023, 21:04
Agron Hoxhaj
TIRANË- Takimet për të burgosurit e regjimit komunist në burgun e Spaçit ishin të rralla. Largësia, ter...
Aktualitet
19 Maj 2023, 21:02
Pjesë nga emisioni
FIER- Sipas statistikave të publikuara në vitin 2022, Qarku i Fierit rezulton qarku i dytë pas Tiranës me popul...
Aktualitet
19 Maj 2023, 20:40
k.m.
Armët
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë të identifikuar si Leutrim Krasniqi dhe Ergys Zekaj, janë dënuar me burg në Angli pasi u ...
Aktualitet
19 Maj 2023, 20:17
k.m.
Koçi Selamaj
BRITANI E MADHE- Deri në 200 nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë do të deportohe...
Aktualitet
19 Maj 2023, 19:57
I.A
Miser
MALIQ- Një ndër kulturat e mbjella në fushën e Maliqit është misri. Në këtë periudhë të vitit,...
Aktualitet
19 Maj 2023, 19:53
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori
TIRANË- Familjarët e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit, të zhdukur prej datës 6 Prill në...
Aktualitet
19 Maj 2023, 19:39
k.m.
Foto ilustruese
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi sot projektligjin “...
Aktualitet
19 Maj 2023, 19:28
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një 46-vjeçar është qëlluar me plumb në kokë në Greqi. Po vijon hetimi i Policisë p&e...